26 Dhjetor 2024

UP-ja dhe studentët e politizuar

Shkruar nga Xhevat Bislimi 

Edhe protesta e (jo) studenteve tregoi se Republika e Kosovës duhet të shpejtojë në konsolidimin e institucioneve dhe politikave shteterore e kombëtare.

Tendenca me shumë rrenuese se sa ndërtuese e protestes se (jo) studentëve është dukur gjatë gjithë kohës.

Fakt është që organet e UP-së dhe Rektori me lakmitë e tyre për të përfituar sa më shumë \"grada\" pa zgjedhur rrugë e mjete e kishin lenë situaten t\'u rreshqas nga dora...

Keshtu dolen surrojte, dedajt, VV-ja, etj, etj. dhe e kapen situaten ne dore, duke manipuluar me nje grup studentesh militante politik...

Por, ama karten ua dha Rektori, I. Gashi, me avancimin e tij te padrejte, sic thuhet deri tash. Ky grup i studenteve militante te politikes ose politikave te caktuara edhe sot \"(ri)demonstroi\" qellimet e tij teresisht politike, duke kerkuar te vazhdohen protestat nese nuk jep doreheqje edhe Keshilli Drejtues i UP-se!

Arsyetimi i vetem, sipas perfaqesuesit te tyre, D. Jashari, sepse kater nga anetaret e tij jane te emruar nga Ministria-Qeveria! Kjo tregon se protesta e tyre nuk ka te beje fare me ceshtje akademike.

Nese shkaku ose shkasi i protestes ishte skandali i Rektorit me publikimet e tij, fajin per gradimin-avancimin e rektori ne profesor te rregullte e ka Senati dhe filtrat tjere paraprak e jo Keshilli Drejtues...

Nese ky grup studentesh dhe ata qe jane prapa tij mendojne qe Universitetin \"Hasan Prishtina\" ta bejne \"republike\" me vete ose nje lloj Vatikani krejt te pavarur nga institucionet e Republikes dhe nga politikat kombetare e shteterore te Kosoves, atehere duhet t\'u thuhet qe e kane gabim dhe t\'u thuhet STOP!

Keto tendenca te karakterit anarko-vandalist vertete jane te demshme dhe te rrezikshme per te sotmen e brishte te Kosoves dhe per te ardhmen e saj dhe te kombit shqiptar.

 Tashme nuk eshte pune studentesh, por pune e nentokes dhe e sherbimeve te huaja qe po perfitojne edhe nga brishtesia e shtetit dhe nga politikat shpeshhere te gabuara te Qeverise dhe te institucioneve tjera...

Arsimi-edukimi ne cdo vend normal, ne cdo shtet eshte ceshtje shteterore dhe kombetare.

Studentet qe ia duan te miren ketij vendi, intelektualet, partite politike dhe organizatat tjera joqeveritare (te shumtate jane te varura...) duhet te insistojne qe UP-ja dhe arsimi-edukimi te \"clirohen\" nga ndikimi i grupeve te ndryshme joformale, nga partite dhe organizatate politike, nga keto shoqatate e tipit surroi-deda, nga grupet e interesit dhe nga ato profitabile dhe te futen teresisht nen kontrollin ligjor dhe institucional, te institucionalizohen dhe te vihen ne sherbim te qytetareve dhe te Republikes sone, te vihen ne funksion te asaj per cka jane themeluar dhe per cka financohen nga taksapaguesit tane..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)