27 Dhjetor 2024

Universiteti, nyja kryesore për transformimin e shoqërisë

Albulena S. Mavraj

Universiteti ka primatin kryesor për transformimin e shoqërisë, andaj roli i tij është i pakontestueshëm në transformimin dhe emancipimin e një shoqërie, pasi është i gërshetuar me një sërë faktorësh favorizues, të cilët e dërgojnë shoqërinë drejt transformimit duke filluar nga aspekti politik, kulturor, ekonomik dhe ai social.

Prandaj, roli i universitetit në transformimin e shoqërisë lidhet ngushtë me përgatitjen e kuadrove, të cilat mund të jenë pjesë elite e një shoqërie dhe trashëgimtarëve të saj, pasi nga universiteti njeriu përfiton të mira të shumanshme.

Por, roli i universitetit në transformimin e shoqërisë sa iu përket çështjeve politike është parësor te marrëdhëniet bilaterale dhe marrëdhëniet ndëretnike, sepse përfaqësuesit e një shoqërie mund të jenë më të përgatitur dhe më komodë për përfaqësimin e vlerave të një shoqërie, duke bërë kështu që roli i universitetit të jetë mjaft i rëndësishëm edhe në përfaqësimin e imazhit të një vendi në arenën ndërkombëtare, përderisa personat e kualifikuar nga universitetet me anë të shkathtësive të tyre mund të jenë efikas dhe pasqyrë e mirë e një shoqëri.

Roli i universitetit është lidhur ngushtë edhe me aspektin kulturor, duke bërë kështu që individët me përgatitjen universitare të thithin të mira kulturore të dyanshme, nga njëra anë individët me përgatitje universitare me fanatizëm tentojnë ta ruajnë kulturën e tyre kombëtare, në anën tjetër u jepet mundësia të njohin dhe kultura të shteteve të ndryshme.

Por, roli i universitetit në aspektin kulturor është jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe në emancipimin e femrave. Në këtë rast kujtojmë thënien: “Nëse dëshiron komb të shkolluar, atëherë duhet të kesh femër të shkolluar”.

Roli i universitetit në transformimin e shoqërisë gërshetohet edhe me aspektin e punësimit dhe qasjes më të lehtë në tregun e punës, pasi në universitet kuadrot përgatitën për gatishmërinë e tyre për t’u qasur në tregun e punës, andaj e tëra kjo duke ndikuar që individët, të cilët kanë përgatitje universitare, t’i posedojnë disa avantazhe me anë të cilave ata mund të kyçen më lehtë në tregun e punës dhe mund t’i përshtaten atij tregu në varësi të përgatitjeve, të cilat ata i kanë marrë në universitet.

Personat të cilët kanë të mbaruar universitetin janë indikatorë permanentë për transformimin e shoqërisë. Ata i përçojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre te gjeneratat e reja dhe kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë në forma nga më të ndryshmet.

Duk u bazuar në faktin që universiteti është urëlidhës i transformimit të një shoqërie, sepse sjell përfitime të mëdha në jetën e një shoqërie, drejt transformimit të dijes, emancipimit, mirëqenies dhe sigurisë.

Roli i universitetit në transformim reflektohet edhe te gjeneratat e reja, të cilat përfitojnë nga shoqëria, e cila është e shkolluar dhe emancipuar. Një shoqëri, e cila e ka nivelin e arsimimit në shkallën e duhur, atëherë edhe transformimi drejt zhvillimit të qëndrueshëm, është më i lehtë dhe me hapa më të sigurt.

Është më se e domosdoshme që objektiv i çdo universiteti të jetë cilësia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)