09 Janar 2025

Universiteti i politikes

Shkruar nga Ilir Desku

Se krizat e njëpasnjëshme qe e kanë zaptuar këtë shtet nuk po kanë fund, u pa dje.

Përderisa bota e qytetëruar mundohet të na ofroj afër vetës me pranimin ne institucione kredibile siç ishte rasti i djeshëm me pranimin e Kosovës në UNESCO, ne jemi dora vet ata qe po e shkatërrojmë vendin tonë, të ardhmen tonë dhe të gjeneratave pas nesh - rasti i shkarkimit të Rektorit Ramadan Zejnullahu.
Pra bota na donë neve e ne se duam as veten.
Çfarë mjerimi!!!!

Vendimi i djeshëm për shkarkimin e Rektorit Zejnullahu është një vendim kryekëput politik, skandaloz, i pakuptimtë dhe i papranueshëm.

Ky vendim si i tillë i kontribuon në masë të madhe thellimit të krizës në këtë institucion i cili në vend qe të prodhoj dije dhe kuadro, i njëjti po prodhon, diploma fallco, avancime pa kritere, plagjiaturë dhe mbi të gjitha mosdije.

Krejt kjo mesele filloj në momentin kur ish Rektori në njërën anë vuri rregulla dhe kritere për avancimin e profesorëve dhe stafit akademik në UP, dhe në anën tjetër të një grupi individësh të cilët tentuan dhe po tentojnë për t’i graduar pa kurrfarë kriteri njerëzit e vetë në UP.

Ato vlera qe me aq mund i mbrojtëm dje nga regjimi serb, sot po i shkatërrojmë vetë ne me vetëdije të plotë.

Dje ju dha grusht i fortë përpjekjeve për të vënë rregull dhe kritere në Universitetin e Prishtinës, dje edhe njëherë u dëshmua se UP-ja po shkon drejtë kolapsit total.

Tempulli i dijes është shëndrruar ne një vend ku titujt akademik e avancimet në grada shkencore mund ti porosisni dhe ti merrni njëjtë si një macchiato espresso

Mos u çuditni se edhe kjo ndodh : nata i zë student, mëngjesi i zbardh doktor shkence,

Fati edhe me i keq është kur shohim disa ‘’Studentë’’ të politizuar të cilët edhe po t’ua mundësosh nga 20 afate në vit zaten nuk do t’ mund ti kryejnë provimet, të tillët dilnin dhe llomotisin gjoja për mosrealizim të kërkesave të tyre, të tillët ftonin në protesta kolegët e tyre studentë pa e ditur farë mirë se çka po kërkojnë.

Dua ti porosis këta ‘’përfaqësues’’ se më mirë është të interesohen për kushtet e banimit të studentëve në konvikte sesa të merren me detyrat dhe përgjegjësitë e Rektorit

Duke parë situatën e krijuar. kam frikë së cilësia e arsimit në UP pas ca vitesh nuk do të mund të krahasohet as me Ruandën e Ishujt Solomon.

Fati i keq po na përcjell si shoqëri.

Po e përfundoj këtë shkrimin timin me një thënjë të Faik Konicës para shumë e shumë vitesh ku thoshte: “Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë ment dhe ndërtohen. Ne shqiptarët s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk e ndryshojmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po u thom: në njëqint vjet, në vafshim si vemi, do të jemi aqë poshtë sa dhe sot”.

Shnet o popull...

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)