Universitetet e reja duhet të bëhen degë të Universitetit të Prishtinës
Shkruar nga Mr.Blerim Burjani
Politika e themelimit të universiteteve publike ishte e dështuar, më shumë ishte ide politike, dhe pa ndonjë analizë as ne aspektin teknik e as në kadrovik. Këto universitete publike u themeluan me vendim politik dhe pa ndonjë analizë paraprake.
Kjo ka bërë që shumica e këtyre universiteteve te jenë vetëm në letër por jo edhe funksionale me pergjegjësi. Këto universitete ballafaqohen me probleme të mëdha teknike dhe kadrovike.
Në këto universitete publike epin mësim njerëz që vinë nga institucionet qeveritare apo edhe bordeve dhe doganave. Kjo paraqet kulmin e jo përgjegjësisë për ata njerëz politik që themeluan universitete të tilla pa ndonjë vlerë as shkencore as institucionale që ofrojnë këto universitete.
Ku ka hy në lojë pseudo -politika e ka shkatërruar sistemin e edukimit dhe institucionet tjera , për shkak se këta njerëz të pseudo-politikës vet kanë pas probleme të mëdha të shkollimit.
Themelimi i këtyre universiteteve anë këndë Kosovës është një cirk në zhargonin e fëmijëve eja te luajmë lojën e mësuesit dhe nxënësit.
Çka është me keq, me këtë logjik janë avancuar shkolla të larta të dikurshme në universitete, e disa janë themeluar universitete të reja gjë që ka prish imazhin përfundimisht të mësimit në Kosovë.
Cili shtet në botë do të themelonte universitete pa kritere ?Asnjë por jo edhe në shtetin tonë të ri. Kjo politik e themelimit të këtyre universiteteve është eksperimentale , fatkeqësisht as eksperiment nuk është dashtë të jetë.
A janë themeluar universitete të reja si rezultat i garës kundër kolegjeve private?
Duket se këto politika janë nxitur për të garuar më kolegjet private , kush më shumë do të bëjë studentë dhe përfitime, kjo ka dëmtuar seriozitetin e shtetit në themelimin e këtyre universiteteve sa për sy e faqe?Dhe njëkohësisht ka dëmtuar edukimin e shtetit tonë dhe imazhin tonë në rajon dhe me gjerë.
Kjo ka bërë që të gjithë ne regjion të habiten me politikat e tillë kundrejt arsimit të lartë publik.
Sikurse të ishin kolegje private kjo nuk do të paraqiste diçka interesante por të themelohen universitete publike në një shtet kaq të varfër ,pa ndonjë kriter veç sa për të pas më shumë?Kjo më të vërtet nuk ka pas kurrfarë kuptimi.
Por realiteti është ky , se Kosova ka universitete publike pa kritere dhe askush nga pushteti aktual qeverisës nuk ka dal më tregua- çka do të thotë gjithë ky numër I universiteteve publike?As pse duhet themeluar?
Pa kuadër e pa kurgjo, këta student të këtyre universiteteve politike ballafaqohen me cilësi të dobët të mësimdhënies dhe mësim nxënies, dhe shumë telashe tjera teknike, dhe parregullsi të mëdha.
Paramendoni që të dalin partitë politike në garë se kush do të hap kësi lloji të universiteteve publike?Dhe sa të tilla do të dalin këtë vit si premtime elektorale?
Kjo definitivisht është për tu çuditur, edhe si iu ka shkua mendja me themelua kësi lloje t ë universiteteve pa kritere, kush e di edhe ende sa kujt prej njerëzve të pseudo politikës do të kenë kësi ide për themeluar universitete të tilla për të punësuar ,militant politik.
Universitetet e reja duhet të reformohen dhe të bëhen degë të Universitetit të Prishtinës
Universitetet e reja politike disa duhet shuar e disa duhet bërë degë të UP , Kosova mund te ketë tre universitete publike, në kundërtën i tërë rajoni dhe BE do te qeshin me politika të tilla të edukimit.
Kuptohet ne kemi probleme me UP për nga aspekti kadrovik, e lere me këto universitete politika të bëra nëpër fushata politike. Universitetet e fushatave janë mjaftë të dëmshme në aspektin e edukimit të kuadrove të reja, të cilat mund te baras vlerësohen as me edukim shkollor te mesëm të Komunës së Prishtinës.
Ky trend duhet ndal dhe për të bërë seriozitet në sferën e politikave të edukimit, përndryshe ne jemi mjaftë keq sa I përket edukimit të brezave të rinj, të cilët në të ardhmen do të qeverisin me shtetin dhe jetën e qytetarëve. Hajgarja duhet ndal.
Ministria e Arsimit duhet të rishikojë këto politika dhe të ndal hajgarën e bërë me edukim në vend , edhe ata shumë mirë e din se këto janë dështime politike por se duhet të sugjerojnë reformimin e politikave edukative arsimore.
Është vështirë dhe gati e pamundshme që të arsyetohet ekzistenca e këtyre universiteteve të fushatave politike , nuk besojë së kush mund të sqarojë këtë, se çka do të thotë me gjithë këto universitete publike me kuadër aq shumë të mangët. Koha është të rishikohet kjo politik e pakuptimtë.