22 Dhjetor 2024

Unioni”prapë ...!

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi -Ylli

Gjithnjë sipas shtypit ditor,për mua është e pa shpjegueshme,e pa besueshme, se si ende ka tendenca që të aktualizohet edhe një herë çështja e hotelit “Union”.

Mendova se ky problem që e krijuam ne vetë para disa viteve,ma në fund u zgjidh me qëndrimet e Komisionit e eksperteve të trashëgimisë kulturore në kuadër të Ministrisë së Kulturës që kishte marrë vendim se ish hoteli “Union” në Prishtinë nuk do të rrënohet tërësisht,se objekti do të restaurohet.

Sigurisht atëherë kishin menduar në Rindërtim pasi pas djegies asgjë nuk kishte mbetur për tu restauruar,pos disa gërmadhave dhe lokacionit i cili e ka pronarin e vet legjitim.

Pronari aktual i objektit nga prilli i vitit 2009 “Benetton Group”,kësaj vere e vizitoi lokacionin ku gjendet objekti. Edhe një herë ia rikujtuan komunës së Prishtinës pronësinë,dhe i prezantuan opinionit kosovar projektin tani të rindërtimit të objektit,pasi gati tërësisht ishte shkatërruar,edhe nga koha gati një vjeçare pas djegies. Nëse shteti i Kosovës  nuk dëshiron të humb miliona euro si dhe kontestin e mundshëm në gjykatat ndërkombëtare me pronarin aktual të objektit,duhet të ndaloj sjelljet e pa përgjegjshme të disa institucioneve dhe individëve,të cilët dalin në opinion me deklarata jo serioze
.
Komuna e Prishtinës nuk duhet të ketë kompetencat ligjore si për objektin pasi objekti është nën mbrojtjen e Shtetit të Kosovës,ketë duhet me iu shpjeguar atyre. Të gjitha veprimet e ardhshme lidhur me ketë objekt duhet të jenë kompetenca të Ministrisë (MKRS) dhe Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore i cili është i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Befason se si dy zyrtarë të lartë shtetëror si drejtori i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës,dhe ai i Institutit komunal për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut Regional të Prishtinës,(i cili edhe e luan rrolin e hetuesit),si anëtar të një komisioni tetë-anëtarësh të thirrur të vlerësojë gjendjen aktuale të objektit,dalin me propozime të çuditshme në opinion.

Edhe së ishin në dijeni se zhvendosja e monumenteve është e ndaluar me ligj,propozojnë rrafshimin e gërmadhave të “Unionit” dhe ndërtimin i tij në një lokacion tjetër,kjo është e pa tolerueshme,a ekziston përgjegjësia individuale për qëndrime të tilla antiligjore. Së pari duhet bindur “expertët” tonë të respektojnë konventat ndërkombëtare pasi edhe me Ligjin për trashëgimi kulturore të Kosovës zhvendosja e monumenteve është rreptësisht e ndaluar.

Nëse do të respektoheshin mendimet e profesionistëve të shumtë në Kosovë,si ishte reagimi i drejtoreshës ekzekutive të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, me konstatimin e prerë se “Zhvendosja e monumenteve është e ndaluar me ligj”, si dhe ai i drejtorit të degës në Kosovë të organizatës suedeze Trashëgimia pa Kufij (CHwB) i cili ishte i qartë “Absolutisht propozim i paligjshëm”.

Me siguri nuk do të kishim këso propozimesh të çoroditura që vijnë nga disa qarqe e dyshimta e që krijojnë huti dhe konfuzitet në opinionin publik,të cilët pa argumente shkencore vetëm tentojnë që idetë e tyre të dëmshme ti realizojnë. Nuk janë këto dëshira individuale,të bëjë dikush çka të dojë,të gjithë ne duhemi t’i respektojmë dhe ti nënshtrohemi ligjeve në fuqi.

 Thua se për të gjithë ne nuk është i rëndësishme identiteti urban i kryeqytetit. Në shikim të parë kjo duket e pa rëndësishme,por është e kundërta. Sa lehtë e harrojmë ekzistencën tonë në këto hapësira. Nuk e kemi vlerësuar të kaluarën e jonë e cila ma së miri identifikohet me objektet të cilat çdo shoqëri në mënyrë institucionale i ruan,për të treguar dhe dokumentuar lashtësinë e vet.

Si shoqëri që pretendojmë të kyçemi në të gjitha proceset pozitive në tërë botën, nuk guxojmë t’i lejojmë vetës që me qëndrime të gabuara,të arrijmë vetëm disa qëllime të kufizuara të disa individëve apo të grupeve të interesit,si është rasti me hotelin “Union”. Kjo qasje nëse lejohet nga ana e shtetit me siguri do të ketë pasoja të pa riparueshme për të gjithë ne.

Askush nuk pretendon të theksoi vlerat e tija arkitektonike të cilat realisht nuk i ka (eklekticizëm – përsëritje),në aspektin kohor dhe historik ka vlera të mëdha,që tregojnë vazhdimësinë shekullore të ekzistencës së shqiptarëve në këto hapësira,tregon identitetin urban shumë shekullor të qytetit të Prishtinës.

Si objekt i trashëgimisë kulturore dhe historike “Unioni” duhet rindërtuar mu në vendin ku ka funksionuar me dhjetëra vite,pasi ashtu e kërkojnë ligjet,normat dhe standardet ndërkombëtare të cilave deshëm apo nuk deshëm jemi të obliguar të iu nënshtrohemi,kush dëshiron të kundërshtoi të jemi pjesë e botës së civilizuar.

Është koha e fundit që me argumente shkencore të mbrojmë identitetin tonë urban,e mos të lejojmë këso tentime individuale si në rastin e ish hotelit “Union”. Për këtë kemi ekspert të rinj të cilët janë të gatshëm me punuar,duhen vetëm të kenë përkrahje të pa rezervë institucionale.

Së fundit vetëm të pyetën për qëndrimet e veta arkitektët,urbanistët dhe profesionistët e mirëfilltë kosovar,se çka mendojnë për të ardhmen e objektit,do të merrni një përgjigje realiste të argumentuar,se këtë objekt duhet domosdo RINDËRTUAR. Ndoshta edhe me ndryshimin e funksioni,pasi jemi duke jetuar në shekullin 21,me zhvillime marramendëse teknologjike,në erën e globalizmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)