25 Prill 2024

“Unioni”, mision i mundur

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi -Ylli

Një informatë në shtypin ditor të datës 07.05.2010 (e premte) me titull “Identifikimi i shkatërruesit të “Unionit” - mision i pamundur” më befasoi dhe më çuditi se si ekspertët e trashëgimisë kulturore afro 20 të tillë,nuk arritën që të identifikojnë fajtorin për gjendjen e sotme të këtij objekti. Të thirrur në një debat në kuadër të programit “Trashëgimia në Tryezë”,i organizuar nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK).

Ftesës për debat nuk iu ishte përgjigjur Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sporteve edhe se kjo problematik së pari është përgjegjësi e saj. Aty ishte diskutuar se kush është përgjegjës për gjendjen konfuze të cilën e kanë krijuar institucionet shtetërore me mos veprime.

Për njoftim opinionit të pa informuar,objekti i ish hotelit”UNION”,bujtinës-kafes “Skënderbeu”,burgut famëkeq në kohën e luftës së dytë botërore,kafe restorantit në kohën e komunizmit,objektit pjesërisht funksional pas vitit 1999 dhe së fundit i privatizuar.

Ai në vitin 1996 u shpall monument kulturor i mbrojtur me ligj,ndërsa në gusht të vitit 2006 u bë pronë e kompanisë “QMI” nga Prishtina, kurse në prill të vitit 2009 kaloi në pronësi të grupit “Benetton Group” i cili “kinse” kishte tentuar të bëjë restaurimin e objektit.

Objektit pas katër muajve iu vu flaka,në gusht të vitit të kaluar (2009), me tendenca të hapëta rrënimi për të vulosur dhe vërtetuar atë se si e trajtojmë ne identitetin tonë të bazuar në faktet ekzistuese të objekteve të ndërtuara shumë vite më parë.

Gjithnjë sipas shtypit ditor të Kosovës në debat u përmendën fajtorët kujdestar si kompania që ka bërë projektin e rehabilitimit të ish-hotelit “Union”,investitori i objektit,ekzekutuesi i punimeve etj,me siguri edhe ata mbajnë përgjegjësi të pamohueshme për veprimet e tyre.

Unanimisht nuk drejtohet gishti nga ata të cilët lejuan këto veprime së pari AKM që privatizoi objektin nën mbrojtje shtetërore,pastaj Kuvendi Komunal i Prishtinës,e së fundit edhe pushteti qendror Ministria e kulturës rinisë dhe sporteve(MKRS) dhe Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor (MMPH).

Me të drejtë në ketë debat u theksua mungesa e kontrollit institucional i të gjithë procesit të dyshimtë rreth objektit. Ka shumë pyetje të thjeshta profesionale që kërkojnë përgjigje,si kush ishte organi i pavarur mbikëqyrës që përcolli ekzekutimin e punimeve të restaurimit,për këtë lloj të punimeve duhet pasur kritere të veçanta pasi objekti ishte nën mbrojtjen e shtetit nga viti 1996.

Unioni u kall në gusht të vitit të kaluar,unë si pronë  timen do ta kisha ruajtur po të isha pronar legjitim i tij,kjo nuk ka ngjarë nga ana e pronarit aktual “Benetton Group”,si dhe institucioneve shtetërore të dy niveleve.

Deklaratat e atyre ditëve kishin një dozë të jo seriozitetit ekstrem profesional me premisa denigruese dhe nënçmuese për disa mendje të pakta intelektuale tek ne,për atë edhe pata reaguar publikisht me një shkrim !.

Nëse do të respektoheshin rregullat elementare urbane të ndërlidhura në funksionimin e një qyteti,atëherë nuk do të kishte tendenca të dëmshme edhe pas kalljes “aksidentale” të objektit,në të cilën personalisht  dyshoi pasi ka pasur tendenca për ta eliminuar (rrënuar) atë edhe ma parë,për të gjithë ata të cilët kanë përcjell ndodhitë urbane në Prishtinë në vitet e pas luftës.

Një çështje duhet sqaruar në thelb,asnjë problem hapësinor dhe urban nuk duhet trajtuar individualisht por si një pjesë të pa ndarë të tërësisë urbane të kryeqytetit,si pjesë integrale e pjesës së qendrës së të cilës është edhe objekti i “Unionit të kallur”e jo të dështojnë tenderët e projektimit parcial të tre shesheve të një rruge qendrore të kryeqytetit e cila është mbyllur për komunikacion pa asnjë analizë të mirëfilltë urbane.

 “Unioni” duhet të restaurohet,sa është realiste kjo kërkesë e debatuesve, ekspertëve të trashëgimisë kulturore të tryezës të organizuar nga KKTK kur organet përgjegjëse shtetërore e të dy niveleve edhe pas nëntë muajve pas kalljes”aksidentale” të objektit nuk kanë ndërmarr diçka konkrete,e që e kanë obligim duke u bazuar në kompetencat ligjore dhe kushtetuese.

Mirë e ka theksua një analist i yni i respektuar se “Ata janë si ujqit që u pëlqen mjegulla,sa më shumë tenderë, aq më mirë,qendra e Prishtinës është në ankand.”

Në Kosovë asgjë nuk bëhet nëse kallet apo rrënohet një objekt i trashëgimisë kulturore, “S’u ba nami” është thënie normale e popujve primitiv të cilët as që e vlerësojnë identitetin urban të vendbanimit të tyre,të cilin janë duke e shkatërruar me të madhe pasi “shteti” atë po e lejon.

Vetëm ata të cilët nuk e njohin rëndësinë arkitektonike dhe historike të ekzistimit të objekteve të mbrojtura me ligj,e të ndërlidhura ngushtë me identitetin urban të Prishtinës munden me bërë këso veprime. Në shikim të parë kjo duket e pa rëndësishme,shumë objekte kulturo historike edhe që ishin nën mbrojtjen e shtetit në mënyrë sistematike në dhjetë vjetshin e fundit janë rrënuar,pa  japur kërkuat llogari.

“Unioni”- është mision i mundur,kjo është bindja ime e thellë profesionale,atë duhet ri-integruar në qendër pas kalljes,nuk ka dilema profesionale për këtë.

Ashtu e kërkojnë ligjet,normat dhe standardet ndërkombëtare të cilave deshëm apo nuk deshëm jemi të obliguar të iu nënshtrohemi nëse nuk dëshirojmë të jemi të “izoluar” edhe në dhjeta vjetët e ardhshëm të shekullit XXI,ky popull e ka provuar këtë “marifet”në shekullin e kaluar.

Gabojnë ata të cilët me metoda primitive (kallje) po tentojnë të arrijnë disa qëllime të pa realizueshme në rrugën qendrore të Prishtinës,që duhet të ishte kryeqyteti i shtetit të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)