Ujësjellësi Prishtina rrezikon të zhytet në kollaps financiar
Shkruar nga Selatin Retkoceri
Shoqëria civile me datë 8 mars 2016, Instituti GAP, INDEP dhe Group For Legal And Political Studies, ditë më parë Ambasada Gjermane, Zvicerane, Angleze, Amerikane, Franceze pasatj komisioneri Johanes Han, Komisioni Evropian, Kori politik dhe diplomatik i shteteve mike po apelojnë dhe po kritikojnë Qeverinë, Bordet e Kompanive Publike, Institucionet Qendrore dhe Komunale, lidhur me dukuritë negative që po i ndodhin vendit duke drejtuar kritika të shumta.
Niveli i lartë i korrupcionit, niveli i ulët i Investimeve të jashtme, shkalla e zhvillimit ekonomik e ulët, nepotizmi dhe kleptomania renditen lartë duke u krahasuar me shtetet si Somalia dhe Moldavia, Ikja e qytetarëve e sidomos e të rinjëve duke humbur shpresat për punë dhe zhvillim, krahasohet me shtetet si Siria, Afganistani dhe Iraku aty ku kemi luftë dhe krime mbi njerzimin, Sistemi Prokurorial dhe Gjygjësor i instrumentalizuar, Prokurimi publik dhe tenderomania ka perfshi të gjitha institucionet dhe zyrtarët institucional.
Kjo gjendje, në vend që të filloj të permirsohet, ajo për çdo ditë e ma shumë, po merr permasa thuajse të pariparueshme, po rrezikon qenjen dhe ekzistencën e shtetit edhe ashtu të brisht të Kosovës.
Qyetarë të nderuar, Qeveria, Parlamenti, Asociacioni i Komunave me një fjalë pushteti ekzekutiv dhe legjislativ ka kapur gjithëçka në duart e veta dhe po rrezikojnë Shtetsinë dhe ekzistencën e Shetit tonë që e kemi pritur mbi 100 vite, duke u sakrifikuar dhe vetëflijuar familja e nderuar Jashari dhe shumë Hero dhe Martir gjithë andej Kosovës.
Lavdia dhe krenaria e përhershme do të jetë mbi ta, kurse ata që përdorën figurat më emblematike të kombit dhe sakrificën e tyre për tu veshur me pushtetin, ditën ta keqpërdorin paturpësishtë, duhet të mos harrojnë se ky popull shumë shpejt do ti denoj dhe do ti vendos në koshin e njejtë me ata që për shumë vite i sherbyen sllavokomunizmit serb dhe Millosheviqit.
Do të deshiroja që në shkrimin tim mos të merrem shumë me Institucionet Qendrore e as me ato komunale, por do ta kemë të pamundur që të shmangem nga faktet të cilat vertetë po ndodhin dhe duhet ti shkruaj ashtu si ato po veprojnë, punojnë e ndikojnë në Borde dhe menaxhim të kompanive publike.
Bordet e Drejtorëve janë mekanizma të njohura gjithandej nëpër botë, lidhur me ekzistencën e tyre skemi pse të ankohemi ose të kontestojmë një format të tillë, deri sa shtetet ma të fuqishme të Evropës, njohin bordet e drejtorëve si grupe profesionale të cilat udhëheqin makropolitikat e ndërmarrjeve publike, ndërmarrjeve private dhe agjencioneve të ndryshme qeveritare.
Bordet e drejtorëve do të duhej të ishin profesionale, të pandikuara politikisht, njerëz me kredibilitet dhe ekspertizë profesionale, të paperfshirë në afera kriminale dhe korrupcion, ti shmangen dhe të mos jenë në konflikt interesi dhe mardhënje me stafin menaxherial aty ku ata do të punojnë, të mos jenë të ndjekur penalisht apo nën hetime, aktiviteti në parti politike dhe funkcione brenda strukturave të larta partiake është i ndaluar, të qenit drejtor apo i zgjedhur në ndonjë funkcion publik duke perfshi këtu edhe drejtor i kompanisë private nuk është i lejuar.
Agjencioni antikorrupcion ka publikuar nëntë ndërmarrje publike tek të cilat ka gjetur se ka anëtar të bordeve që janë politike. Ka mundësi që Agjencioni nuk ka mundur të investigoj apo të hulumtoj të gjitha Bordet e kompanive publike, Agjencioneve dhe mediumeve publike, perndryshe do ta kishin një rezultat krejt tjetër jo vetëm nëntë ndërmarrje të rezultojnë se kanë borde politike por rezultati do të ishte se të 17 ndermarrjet publike regjionale, 42 ndermarrjet komunale publike dhe dhjetra agjencione dhe mediume, institucione finaciare dhe qeveritare, udhëhiqen nga Bordet puro politike.
Rasti konkret është ish ndërmarrja ime ku unë punova deri me datë 8 mars 2016, datë kjo kur Bordi i drejtorëve, me urdhër të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së zhvillimit ekonomik me mundësi shumë të mëdha edhe me perzierjen e Kuvendit të Kosovës shkarkuan nga detyra z. Gjelosh Vataj, ish kryeshef ekzekutiv, dhe Selatin Retkoceri, ish Zyrtari kryesor financiar.
Të nderuar qytetar, media të shkruara dhe elektronike, portale, zyrtar të agjencionit Antikorrupcion, keni kujdes Bordi i Drejtorëve të Ujësjellësit Prishtina është 100% politik dhe këta kanë provuar këte deri më tani tre herë vetëm me rastin personal dhe denimet që mi kanë shqiptuar mua personalisht për tre muaj rresht prej se ky Bord është instaluar në Ujësjellësin Prishtina.
Krejt kjo që është bërë, dënimet e shqiptuara janë servuar, komanduar, e dirigjuar nga lartë dmth. nga QRK, MZHE dhe KK, arsyeja e vetme ishte se z. Retkoceri nuk i takon PDK-së e as LDK-së, dhe i njejti ka mardhënje shumë të mira me Kryetarin e Komunës së Prishtinës.
Raportet me komunën dhe kryetarin janë falë numrit të qytetarëve dhe zonës së sherbimit ku unë obligohesha të kryej punën time, pa qenë kurrë anëtar i VV-së, me të cilën shumë gjëra nuk më bashkojnë, por kjo nuk më bënë mua që të diferencohem nga ta dhe të mos komunikoj dhe të pi edhe ndonjë kafe apo edhe të miqsohem me njerz nga subjekti politik VV.
z.Vataj ka dalë me një njoftim në media, përkunder nuancave dhe tendencës për të refuzuar vendimin për shkarkimin e tij dhe për të mohuar në tërsi gjetjet e Bordit të drejtorëve, unë deshiroj ti them z.Vataj keni të drejtë që keni hudhur në tërsi si të pabazë Vendimin e shkarkimit tuaj, por do të duhej që të jeni të kujdesëshëm pa marrë parasyshë urrejtjen tënde të paarsyseshme ndaj meje, nuk bënë dhe nuk është njerzore të tentosh që ta pastrosh oborrin tuaj, duke hedhur mbeturinat tuaja te kojshitë, sepse këte nuk ta pranoj, provo një herë objektivitetin.
Për të informuar opinionin dhe rikujtuar Bordin, sekretarin e bordit dhe juristin më të padishëm ose *samauk* si e ka quajtur një ish antar i Bordit, betohem se nuk kamë takuar në përvojen time 30 vjeqare të punës, një jurist mediokër si ky i kompanisë.
Vendimi që është përgatitur nga sekretari i bordit dhe nënshkruar nga juristi tjetër, kryesuesi i bordit z. Gashi dhe nivelin e të cilit ka mundur ta shohë qytetari në dy tre prononcimet televizive që ai i ka pasë, unë nuk po dëshiroj të jap vlerësim, sepse mund të kuptohet si linqim ose hakmarrje për veprimet që ai zotri i ka bërë për tre muaj kundër meje.
z.Vataj, do të duhej të keni kujdes para se ta shpallni letren tuaj në media sepse, përmirsimet dhe korrigjimet e ma vonshme janë të kota, lexuesi vetëm njëherë e lexon shkrimin tuaj, po e pa se nuk ka vlerë kurrë më nuk i qaset një dokumenti tjetër, që mund ta shkruani e publikoni një herë tjetër.
Gabimet gjuhësore, gramatikore, sintaksore janë të shumta, kjo nuk mund ti lejohet një inxh, kandidat për dok. shkence, edhe pse me sa di unë fakulteti teknik nuk aplikon lënden e shkrimit akademik dhe mund edhe të mos merremi shumë me te.
Problemi qendron se ju z.Vataj nuk do të duhej që te Konstatimi nr. 2 të mundoheni të baltosni personalitetin dhe integritetin tim profesional dhe moral, duke tentuar të transferoni përgjegjësitë tuaja dhe të zyrës tuaj të Prokurimit, të cilën e keni zgjedh e komanduar si juve ju ka dashtë shpirti, tani ju keni shfrytzuar një Raport të zyrës së Auditorit të brendshëm, i cili raport nuk ka qenë vetëm për tre muajtë e të qenit tim U.D i KE-së, por ishte raport vjetor i një viti fiskal: 01.01.2015 deri 31.12.2015.
Të gjeturat e raportit nga 5 që ishin, njëra e gjetur ishte e kohës sa unë isha U.D. dhe për ate të gjetur e dini ju mirë z. Vataj se çka është ajo e gjetur dhe pse ka ndodhur, a mos keni harru që ti z. Vataj me një vendim personal dhe pa e pyetur askend bile as mua si njeriun e dytë sipas organogramit, kurse renditja sipas teje ishte si i 15-ti në organogramin e trurit tënd.
Ju vendoset ti merrni ato mure që unë i quaj gurë varresh nga UNMIK, dhe të cilat nuk e kanë asnjë vlerë monetare, deklarata ime ishte që Oborri i ujësjellësit nuk bënë të rrethohet me mure mbi katër metra të larta dhe ne nuk duhet ta fortifikojmë Ujësjellësin me mure të tilla, të cilat mund të kenë kuptimin vetëm në shtetet me rexhim totalitar dhe në gjendje lufte si Afganistani, Iraku, Siria, Irani dhe shtete tjera afrikane dhe të lindjes.
Ju vendosët, i morët ato mure i transportuat dhe u morët vesh me kompaninë Cahani, (marrëveshje gjntelmene) që kjo firmë ti transportoj ato, nuk bisedut për vlerën e transportit dhe sa duhet të paguhej kontraktori, nuk zhvilluat asnjë procedurë prokurimi dhe për këte mbase patët të drejtë, sepse kompanitë mike tuajat të gënjyen, se do ti bartin falas dhe u tërhoqen nga fjala, tani mbeti vetëm Cahani i cili me të drejtë kërkoi që të kompenzohet për shpenzimet dhe angazhimet një javore që pati me mekanizëm të rëndë dhe me fuqi punëtore.
Vataj ju udhëtuat për Amerikë, u takua Bordi dhe për shkakun e një mori të gjeturash, të shkruara në komunikatën për shtyp dhe në arsyetimin e shkarkimit tuaj, duke perfshi edhe këte të mureve të betonit, shpenzimeve të panevojshme që janë bërë për transportin e këtyre aseteve që ti iu jepë vlerë, ehd epse ato mure e kanë vlerën zero (0), për këte ju morët ndëshkimin me shkarkim nga puna.
Tani Komiteti i Auditimit në një raport të vetin ka gjetur parregullësi gjë që është e vertetë, por mos harro se kjo parregullësi ishte e kohës tuaj sa ti ishe Kryeshef, unë vetëm pagova 10,000.00, nga obligimi që ju e kishit lënë borxh, unë kisha mundësinë të shpall kuotim çmimesh, me tre oferta por gjithësesi kjo do të ishte një falcifikim dhe shkelje e rënd, nuk e bëra kërkova nga KRPP që të japin arsyeshmërinë e një veprimi të tillë dhe ata nuk refuzuan e lanë në dorën tonë veprimin dhe na e bëmë, publikisht pa falcifiku asgjë paguam borxhin tuaj, ishte një obligim i lënë peng, me vetëdije bëmë një gabim menaxhues, për këte bartim pasojat, nuk di pse tani ju duhet të merreni me akuzë ndaj meje, personalietit tim që ska fuqi që e konteston sepse jamë zero-null në raport me keqperdorimin dhe korrupcionin, ndjehem krenar edhe pse sot jam në shtëpi i papunë për shkakun që unë u prononcova, fola, kritikova, akuzova, luftova korrupcionin dhe mora denimin ma të rënd largim nga puna.
Duke qenë se lidhur me largimin tim nga puna unë jamë prononcuar në emisionin Interaktiv, qendroj plotsishtë me deklaratat e mija publike, por edhe njoftimi i z. Vataj qëndron dhe unë pajtohem me prononcimin dhe hudhjen e tij si të pabazuar dhe tendencioz, perveq asaj që e kontestova ma lartë, asnjëra nga pikat e vendimit të shkarkimit nuk janë të sakta dhe nuk kanë të bëjnë me mua personalisht, Bordi i Drejtorëve duhet të rishikoj edhe njëherë vendimin arbitrar që e ka marrë në dëmin tim, sepse asgjë ama asnjë arsyeje e vetme nuk ekziston në vendimin e tyre që e ka shkruar juristi me qertifikatë gjygjtari z. Salih Gjonbalaj.
A e ka lexu dhe a e ka parë z.Gashi, vendimin e shkarkimit të Gj. Vatajt dhe S. Retkoceri, a e dini që ai vendim është 100% i njejtë perveq emrit dhe mbiemrit, a dini ju zotri se ne, unë dhe ai kemi përshkrim të punëve komplet të ndryshme, kurse ju për shkarkimin tonë keni dhënë vendim të njejtë. Ju kemi terhequr vërejtjen por nuk keni dashtë të dëgjoni, se S.GJ. nuk është i përgatitur dhe nuk i ka atributet e duhura për të qenë sekretar kompanie, nuk keni dashtë të dëgjoni keni me i bartë pasojat të cilat frigohem se janë të pariparueshme.
Bordi i drejtorëve për tre muaj ka shqiptuar tre denime të rënda për mua, si ka mundësi o ju të mjerë që të largoni nga puna një zyrtar të lartë, i cili ka mbajtur vetëm një mbledhje me ju, po ti heqim dy muaj e gjysmë pushim del se vetëm një muaj punë pa asnjë raport pune dhe pa asnjë vlerësim paraprak të performancës së ZKF-së, ju merrni vendim largim nga puna.
Data: 13 nëntor 2015, ishte fillimi i fundit tuaj, kërkuat takim me datë 11 nëntor 2015, ua pamundsova unë ate duke ju penguar që të bëni budallakinë ma të madhe që në takimin e parë njoftues, po atë ditë ju kishit marrë urdhërin nga zyrtar të lartë të MZHE-së, që të anuloni vendimet e bordit të kaluar, a ishit të vetëdishëm se këtu po shkelni ligjin, ju tregova por më injoruat, e bëtë tani, mendoni se e korrigjuat gabimin, gabuat edhe njëherë bile tani ma rënd se heren e parë sepse perdhoset dhe e vratë për së dyti z. Vataj.
Ju prisha skenarin unë, e ftova Bordin e Vjetër dhe kur ju patë ata u tronditët dhe shiqoheshit ndermjet veti, sepse Sala iu kishte thënë se skeni pse takoheni me ata njerz të pavlerë sipas S. Gjonbalajt, fjala është për Bordin e vjetër që vet e kishin pru në punë ate. Ju ballafaqoheshi me presionin dhe çka do ti thoshit tani Blerandit deri diten e premte, pse ju nuk vepruat të merkuren kur edhe e kishit dhënë premtimin sepse përndryshe ti o Amir Gashi nga pozita e 13 i ranguar te komisioni-panelli intervistues nuk do të mund të emroheshe kryesues i Bordit pa dhënë betim se do të nënshtohesh plotsishtë.
Dita e premte nuk vonoi, shpejt unë ju terhjeka vërejtjen se ndoshta jeni pa gjumë sepse nuk ju kanë lënë të fleni, ju thash se kam ndjesi për ju, sepse jeni nën trysni dhe presion të madh, keni terror psikologjik të paparë, ndërruat rendin e ditës, përjashtuat U.D. e KE nga mbledhja dhe filluat pastrimin dhe denimin e zyrtarëve.
A e dini ku dhe kush ka bërë këte që ju bëtë prej se u instaluat në bordin e Ujësjellësit, nëse nuk e dini po ua perkujtoj, kjo është bërë në Shqipërinë mëmë nga Enver Hoxha, në Kinën e Maos dhe tani bëhet në Korenë e Kim Jong Lisë.
Nuk duhet të harroj se ju thash edhe diçka që të rexhistroni çdo gjë në procesverbal, dhe kujdes se z.Gjonbalaj i falcifikon të gjitha, Ju pranuat publikisht se keni qenë të shantazhuar dhe keni pasur presion të madh nga zyrtarët e lartë të MZHE-së, tani ate sigurt që e mohoni por në njoftimin e z. Vataj edhe njëherë konfirmohet kjo.
Për hirë të publikut dhe qytetarëve të nderuar po tregoj se cilat janë dënimet tre mujore që Bordi Politik i shqiptoj ndaj meje për tre muaj:
1. Datë: 13.11.2015, shkarkim nga pozita e U.D. e K.E-së, (pa perfillur institucionin e konkursit dhe pa dëgjuar Raportin e punës tre mujor)
2. Shqiptim i vërejtjes me shkrim datë: 24.02.2016, me arsyetimin se z. Retkoceri është prononcuar në media pa marrë lejen dhe autorizimin e Bordit, nuk jamë shumë i sigurtë që për temat që unë jamë prononcuar do të merrja autorizim nga Bordi që unë asnjëherë nuk e kamë njohur dhe nuk do ta njoh kurrë.
3. Dita e tetë marsit 2016 ishte dita D, dita e hëne (07.03.2016), ose dita e fundit e marte (08.03.2016) ishte caktuar nga Kryeministri dhe Ministri i MZHE-së, që dy zyrtarët e lartë të ujësjellësit z. Gjelosh Vataj/ KE dhe Selatin Retkoceri/ ZKF, duhet të largohen nga puna.
Këtu edhe njëherë perseritet gabimi, Kryeministri dhe Ministri si funkcionar politik marrin guximin të urdhërojnë dhe rekomandojnë ndërrimin e menaxhmentit të kompanisë, ata por jo direkt do të mund ta bënin këtë gafë por nëpërmjet zyrës së Sekretarit permanent të Qeverisë dhe NJMPNP, qëllimisht ose pa vetëdije Qeveria dhe MZHE, po futen në vepra kundërligjore dhe po shkelin ligjet me të dy këmbët.
Qeveria po të donte ti kryente detyrat e veta do të duhej ta shkarkonte Bordin ashtu si i kanë rekomanduar miqtë nderkombëtar dhe shoqëria civile, e jo ti shtin duartë aty ku nuk i takon sepse i digjen ato.
Diku afërsishtë për tre muaj e gjysmë prej të cilave dy muaj e gjsmë unë isha jashtë vendit të punës, Bordi i drejtorëve mori këto tre vendime kunder meje.
Pushimi mjeksor i detyruar nga problemet me shtyllën kurrizore (pushim mjeksor nga specialisti), si dhe pushimi vjetor i shfrytzuar për herë të parë në stazhin tim tridhjetë vjeqar të punës, dhe ate për shkakun e njetjë shtylla kurrizore (mungesë e ditëve të pushimit mjeksor), por edhe për shkakun për të ju pamundësuar Bordit të kryej obligimet që i kishte marrë për largimin tim nga puna, duke iu shmagur mbledhjeve me kasapët që kishin vendosur ta kryejnë obligimin e marrë nga eprorët e tyre. Iu shkatova pak vuajteje se duhej të pritëshin, për ta ekzekutuar vendimin që e kishin marrë nga eprorët, kalimi i kohës prej tre muajsh pengonte mbarvajtjen e planeve të pastrimit ashtu si ata kishin parparë.
Megjithate nuk kishte më hapsirë dhe nuk munda ti nervozoj edhe ma tepër dhe të ua shty kohën kur ata mezi pritnin të më ndëshkojnë, unë konsideroj se në mesin e këtyre tre anëtarëve të bordit, sepse tre të tjerët nuk kishin asnjë ndikim dhe janë vetëm makina votuese kishte sadopak arsyeje dhe e dinin se po bëjnë shkelje të rënda nëse do ta largonin nga puna ZKF-në ashtu si e kishin marrë urdhërin nga eprorët e tyre të kasteve dhe grupeve politike dhe parapolitike.
Ndodhi që këta të kënaqen me një vërejtje me shkrim dhe sigurisht sipas tyre z. Retkoceri do të jetë i kënaqur. Harruan të shkretët se me këte nuk do të kënaqeshin eprorët e tyre, Isa, Hashimi, Kadriu, Blerandi, Hajdari.
E ftuan Amirin, Ilirin dhe Ardianin ju dhanë urdhërin ditën e premte: 04.03.2016, te kryeministri në zyren e tij u dha vendimi si në kohën e partisë së xhaxhit Enver, ju djelmosha kësaj radhe duhet ti largoni nga puna të dytë edhe KE-në edhe ZKF-në sepse ata na kanë dal të jenë të padëgjueshëm, po i prishin punë Qeverisë.
Kryeministri kishte harruar se në tavolinë kishte një leter nga dy ambasadat e respektuara dhe të fuqishme të Gjermanisë dhe Zvicres, por edhe shoqëria civile i kishte dërguar disa herë letra që tregonin se Bordet e kompanive publike janë politike, reagoi edhe Agjencioni Antikorrupcion, komisari për ndermjetsim Johanes Han, ambasadori i SHBA-së, Anglisë, Francës por edhe Komisioni Evropian, të gjithë kërkuan nga Kryeministri që të shkarkoj Bordin e Ujësjellësit dhe shumë borde të tjera, por kryeministri zgjodhi të largoj një ZKF i cili ka vendosur ma në fund që të flas për kompaninë e tij ku ai brenda një kohe sa ishte U.D. i K.E-së kishte zbuluar shumë parregullësi dhe keqperdorim të parasë publike.
Kush është ky zyrtar që mu tani kur po na duhet marrja e liberalizimit të vizave, del dhe trumbeton për korrupcionin në kompaninë e ujësjellësit.
Ky zotri përveq që na bëri horë në media me prononcimet e tija publike, po na dergon edhe sms, letra me postë elektronike, prononcime dhe ankesa në hard copy dhe ky zotri po mendon se ne nuk jemi duke e ditë se veretet është kështu, por nuk po kemi çka me i ba krimit dhe hajnisë, dhe e zgjodhën ma të lehten largoni nga puna se ndoshta ndalet.
Jo z. Kryeminister ke gabu tani unë nuk do të ndalem, sepse jam i lirë në shtëpi, kohë kam sa të duash, në shkrim lexim pretendoj se jamë mirë, bukë e krip sa të duash edhe pak mish të terun, media të shkruara dhe elektronike sa të duash, i keni kap disa prej tyre por ende kemi të tilla që nuk mund ti kapni, unë tani kam fillu të ju demaskoj dhe nuk ndalem dot.