26 Dhjetor 2024

Ujë për jetë

Shkruar nga Ismet Azizi

Dita Botërore e Ujit festohet në mbarë botën , që nga viti 1992 . Me shënimin e kësaj dite, OKB-ja ka për qëllim të përkujtojë  rëndësinë e mbrojtjes së ujrave , dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë regjione të botës. Në mënyrë që të theksohet rëndësia e kujdesit për ujin, për periudhën  2005-2015, OKB-ja e shpalli për Dekadë të  ujërave,  me moton \"Ujë për jetë\".

Sipas statistikave në botë vetëm 3 % e ujit është i freskët, ndërsa 97 % ndodhet në dete dhe oqeane. Vetëm 1 % e ujit që ndodhet në tokë është i pijshëm. Aktualisht gjendja në sektorin e ujërave në nivelin global është mjaft shqetësuese.  Sipas të dhënave, 18 % e popullsisë së botës, nuk kanë qasje në ujë të pijshëm.

Rreth 2 milion fëmijë , çdo vit vdesin si pasojë e mungesës  së ujit. Vlerësohet se në vitet e ardhshme, sidomos në vendet në zhvillim, problemi i furnizimit me ujë, do të thellohet gjithnjë e më shumë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe rritjes së popullsisë globale. Për këtë kërkohet masa urgjente, si për rritjen e investimeve në infrastrukturën ujore, në konservimin e resurseve ujore ,ashtu  edhe në skemat e riciklimit të ujit.

Dita Botërore e Ujit, në shumë vende të botës konsiston në organizimin e aktiviteteve  të ndryshme me qëllim tërheqjen e vëmendjes, informimin dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik për mbrojtjen, ruajtjen dhe përdorimin racional të ujrave. Për çdo vit , në Ditën Botërore të Ujit theksohen aspektet specifike të ujit për pirje siç janë: Uji për qytete, Kualiteti i Ujit, Ujrat Ndërkufitare, Uji dhe Kultura etj.

Po afrohet koha , kur kërkesa për ujë do ta tejkalojë furnizimin. Kjo do të rezultojë në ndaljen e zhvillimit, fillimin e luftës për ujë dhe mundësinë e konflikteve  ndërshtetërore. Numri i popullsisë botërore po rritet shpejt, kërkesa për ujë edhe më shpejt, kurse sasia e tij  nuk ndryshon.

Deri në vitin 2025 , 2/3 e popullsisë botërore do të jenë të goditura me kërkesë të madhe për ujë. Ekspertët vlerësojnë që rreth 1,1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë për pirje, kurse 2,5 miliard njerëz nuk i kanë të siguruara kushtet elementare higjieno-shëndetësore.

Gjashtë mijë fëmijë më të vegjël se pesë vjeç për çdo ditë vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga uji i ndotur, kurse më shumë se pesë milion njerëz në vit, që është dhjetë herë më i madh  se numri i atyre të vrarë në të gjitha luftërat.

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë mjaft të errëta. Në raportin e tyre theksohet se burimet e ujit do të zvogëlohen vazhdimisht për shkak të rritjes së numrit të popullsisë, ndotjes dhe ndryshimeve të klimës.

A jemi të vetëdijshëm , se në çfarë situate jemi?

Mungesa e të reshurave në Kosovë, e sidomos në Anamoravë, ku zakonisht bijnë më pak të reshura ( 593 mm në Gjilan, 570 mm në Dradanë) , se sa në Rafshin e Dukagjinit ( Junik 1408 mm), ka rezultuar që Anamorava të ballafaqohet me problemin e ujit të pijshmë si kurdo herë më parë.

Jemi dëshmitarë se pak të rehsura ka patur në dhjetor, janar dhe në shkurt. Lirisht mund t’i numrojme në gishtat ditët me të reshuara , edhe pse mesatarisht në këta 3 muaj  në Gjilan mesatarisht bien 126 mm , e në Dardanë 133 mm të reshura.

Reshjet e borës në vendin tonë  janë dukuri e rëndomtë në pjesën e ftohtë të vitit. Në pjesët e ulëta të Kosovës , psh. në Anamoravë mesatarisht paraqiten 26 ditë me reshje bore, kurse në viset malore mbi 100 ditë.

Ndërsa jemi dëshmitarë se ky dimër i cili veq është në përfundim , dhe se vështirë të besohet se do të ketë të reshura bore, nuk kemi patur rast të shohim mbulesë bore, sidoms në Fushën e Anamoravës.

Këtë muaj, të shpresojmë jo gjatë gjith vitit, duhet të bëjmë gjithçka  që me manifestime, ligjirata si kurdoherë më parë ta shënojmë Ditën e Ujit, që sado pak ta senzibilizojmë rëndësinë e ujit për jetën në Tokë.

Përcjellja sistematike dhe konstatimi i ndotjes së ajrit, të reshurave atmosferike, ujërave sipërfaqësore dhe ujërave të nëntokës të burimit të parë dhe tokës,studimi dhe prognozimi i kushteve hidrometeorologjike të ndotjes së mjedisit , si dhe paralajmërimi i paraqitjes së fatkeqësive elementare hidrometeorologjike, është detyrë dhe përgjegjësi e Institutit Hidro- Metereologjik të Kosovës. A e ka bërë këtë punë ky institut?

Dita e ujit , duhet të jetë fillimi i bashkëpunimit shumë më intensiv , ndërmjet të gjitha institucioneve relevante , organizatat dhe kompanitë në sektorin e ujit , në Kosovë dhe regjion . Kosova të  udhëhiqet me idenë  se cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve duhet të jetë mbi politikën dhe nga çdo ndarje . Bashkëpunimi në të gjitha nivelet është kusht i domosdoshëm për përmirësimin e menaxhimit të ujit dhe mbrojtjen e burimeve ujore.

Kjo është një problematikë  jashtëzakonisht e madhe dhe komplekse , e cila ende nuk është e rregulluar në përputhje me standardet evropiane, të cilat duhet medeomos  t’i arrijmë.

Prioritet i yni i gjthmbarshëm , duhet të jetë  mbrojtja e mjedisit dhe çështja e ujërave të zeza. Nëse nuk ndërtojmë individ të përgjegjshëm, do të vazhdojë ndotja e këtillë dhe ujërat do t\'i kemi gjithnjë e më të ndotur. Përmes ujit do të mbërrijë deri te ushqimi ynë , dhe do të jemi dëshmitarë të shumë sëmundjeve dhe jeta jonë do të ndërlikohet me pakujdesin tonë ndaj ujit, me atë edhe ndaj natyrës.

Shetet në regjion, i kushtojnë rëndësi të madhe  shënimit të Ditës Botërore të Ujrave. P sh. Vitin e kaluar Dita Botërore e ujërave në Maqedoni , u shënua me aksionin katërmujor për pastrimin e liqenit në kanionin e Matkës, që u përkrah nga presidenti Ivanov dhe nga Ambasada e Mbretërisë  së Bashkuar.

A kemi bërë diqka të ngjashme?  A është moment i  fundit që këtë rini të shëndoshë , të cilën nuk e ka asnji vend evropian, me punë vullnetare ta angazhojmë , së pari në pastrimin, pastaj edhe në ruajtjen e ujit të lumenjëve. Do të dijmë t’i ruajmë lumenjtë vetëm nëse janë të pastër.

Çfarë mund dhe duhet të bëjmë me ujin?

-Ta ruajmë dhe ta kursejmë! Çdo ditë, në secilin vend, në çdo rast. Ajo që sot na duket sasi e vogël dhe jo e rëndësishme, për dike tash dhe në  të ardhmen do të ketë vlerë të madhe.

Aktivitetet të cilat mund të organizohen në institucionet arsimore   lidhur me Ditën e Ujit mund të jenë:

- Aktivitetet e artit pamor, shfaqjet teatrale dhe shfaqje muzikore për nderë të ujit,
- Vizita e lumenjve, liqeneve dhe burimeve të tjera të ujit,
- Tryeza dhe debate , me  qeverinë  lokale  lidhur me menaxhimin e ujërave dhe mbrojtjen  e tyre,
- Aktivitete edukative , të lidhura me rëndësinë e mbrojtjes së burimeve të ujit të pijshëm,
- Organizimin e ekzpozitave me punime të nxënësëve, garave sportive e aktivitet të ngjashme.

Mandej , të organizohen fushata të cilat kanë për qëllim mbledhjen e të hollave për sjelljen e ujit të pastër. Gjithsesi të përgaditen emisione në televizione, radio dhe internet.

Na mbetet të shpresojmë , se periudha e të reshurave pranverore do të jetë më e bagatë, përndryshe vaj halli për ne.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)