23 Dhjetor 2024

Udhërrëfyesi dhe lëvizja e lirë në Bashkimin Evropian

Shkruar nga  Ilir Maqastena


I shumë prituri, udhërrëfyes, më në fund arriti në Kosovë, një qasje e re që hapë rrugë dhe është sinjal inkurajues i perspektives së Kosovës, për integrim në familjen e madhe Evropiane, nga natyra e tij praktike, udhërrëfyesi konsiderohet dokument i rëndësisë se veçantë, para se të ndodhë heqja definitive e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërkaq kjo e fundit është tejet e rëndësishme, duke u bazuar se vetëm Kosova, nga vendet e ballkanit, nuk e ka gëzuar drejtën e lëvizjes në zonën e shengenit.

Udhërrëfyesi, shikuar nga realizimi praktik, insiston dhe jep disa obligime, të cilat, do të jenë në funksion të përmbushjes aty ku konsiderohet se ka vakume, të disa sferave të rëndësishme, duke përfshirë reforma, rritje të kualitetit, efektivitetit, etj.

Prandaj, nga kjo pikëpamje, shumë çka, që më parë nuk ka qenë në kuadrin e standardeve evropiane të avancuara, dhe që ka rrëshqitur në një ose mënyrën tjetër, tani më, ato duhet, ri rregulluar, reformuar, përshtatur, me kriteret e kërkuara nga Bashkimit Evropian, etj.

Udhërrëfyesi, përmban, kritere të cilat insistojnë në sferat me interes të madh shtetëror, duke përfshirë, sigurinë e dokumenteve, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, pastaj, menaxhimin e kufirit dhe migrimin, ri – integrimi, ri – pranimi, respektimi i drejtave të njeriut etj.

Këto kritere dhe shumë të tjera, të përcaktuara, natyrshëm, pasi që të gjejnë zbatim real dhe praktik, do të jenë në shërbim të rregullimit të sferave të ndryshme shtetërore, por në anën tjetër, nëse nuk përfundohen obligimet e marra nga udhërrëfyesi, atëherë liberalizimi i vizave mundet edhe të mos jepet, krijimi i kushteve dhe ekzekutimi i detyrave të caktuara, do të na mundësoi liberalizimin e vizave, që është mase e nevojshme, për çdo ditë njerëzit pyesin, kur do të kem mundësi të lëvizim pa viza në Evropë, me plotë të drejtë, pyesin e interesohen, duke marrë parasysh se, nga vendet e Ballkanit, Republika e Kosovës ende është e privuar nga kjo e drejtë e lëvizjes pa viza, krijimi i mundësive për të lëvizur, shikuar nga perspektiva sociale, domosdoshmërish, prodhon një varg të mirash sociale, që i bie se, krijimi i mundësive dhe komunikimet e reja, duke përfshirë, në radhë të parë bashkëpunimin mes njerëzish.

Në esencë, bashkëpunimi dhe integrimi sociale, përbën më të bukurën e prodhimit të dhënë, liberalizimi i vizave, ka shumë anë pozitive, një situatë e dhënë, sa më shpejtë, do të prodhoj pa dyshim efekte sociale dhe psikologjike, në radhë të parë tek qytetarët do të krijohet ndjenja se Kosova dalëngadalë po i afrohet BE-së, prandaj lirshëm mundë të klasifikohet si sinjal pozitiv, në anët tjetër institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë më të relaksuara, plus do të jetë motiv shtesë për ti avancuar punët e mbetura, e që janë të lidhura ngushtë me procesin integrues, sa i përket çështjes së ekonomisë, sigurisht do hapet më shumë, në kuptimin e investimeve dhe rritjes së përgjithshme të saj, investitorëve do t’ju bien dilemat se Kosova është vend i pa sigurt për investime, për rrjedhojë, njerëzve të cilët posedojnë industri prodhuese, ju krijohet mundësi për shkëmbimin e ideve në sofistikimin e mjeteve të punës, prodhimit, hapje biznesi, rritje biznesi, etj. Mundësia për ti vizituar fabrikat dhe bizneset dhe bartjen e përvojave në Kosovë, përbën rëndësinë e madhe.

Për shkencën shumë qasje, bashkëpunimet në nivele shkencore do të jenë më të shpeshtuara, duke përfshirë bartjen e njohurive shkencore të botës moderne, vizitat studimore do të jenë të mundura, ndjekje të kurseve të profileve të ndryshme, janë vetëm disa anë pozitive në mesin e shumë sosh, të cilat do të reflektonin me rastin e liberalizimit të vizave.

Pa dyshim, kjo do ta ndihmoi, artin, kulturën, muzikën, sportin, në shumë pikëpamje, prandaj heqja e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, do të ndihmoi shoqërinë Kosovare që edhe më tutje të hapet, të krijoj marrëdhënie bashkëpunimi akoma më të shumta, në shumë sfera me interes sociale.

Tani më, pas marrjes së udhërrëfyesit, institucionet me dinamizëm duhet të punojnë në kryerjen e obligimeve të cilat dalin, në mënyrë që, liberalizimi i vizave, të ndodhë sa më shpejtë, dhe kjo le të shërbej, për aplikimin e hapave të radhës, duke respektuar me përpikëri të gjitha procedurat, kriteret të cilat dalin nga BE-ja, me qëllimin që Republika e Kosovës, në afatin sa më të shkurtër të gjendet aty ku e ka vendin, në familjen e madhe Evropiane.

Stërzgjatja e procesit integrues, nuk është e dobishme, institucionet e Republikës së Kosovës, kanë aspirata që Kosova të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, Kosova bënë pjesë në hapësirën gjeografike Evropiane, jetojmë, punojmë dhe kryejmë aktivitete në kontinentin e Evropës, shekulli në të cilin gjendemi, ka krijuara rrethana të reja, avancime në shumë fusha, prandaj, integrimi në BE, do të na mundësoi që edhe ne ti japim kontributet tona të nevojshme, me qëllimin që qytetarët e Kosovës dhe gjithë Evropës, të gëzojnë shumë të mira, të jetojnë me mirëqenie më të mirë, dhe kësi sojë të jemi, pjesë e ndryshimeve ende më të shkëlqyera. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)