UDBASH-ët e Kosovës kanë emër dhe mbiemër
Shkruar nga Faik Krasniqi
Ne shqiptarët, sikur e kemi në traditë që shumë shpejt ti harrojmë vuajtjet tona, individuale apo kolektive qofshin ato, e sigurisht që gati-gati i harruam edhe ata shqipfolës që për shumë dekada i shërbyen armikut më të egër të popullit shqiptar që ka njohur ndonjëherë historia.
Nuk është e nevojshme që të shkruajmë histori të gjata për bëmat e poshtra të spiunëve dhe tradhtarëve shqipfolës, por është mirë që kryesisht të demaskohen.
Të demaskohen agjentët shqipfolës të UDB, e veçanërisht ata ish agjentë të UDB, që edhe sot e kësaj dite notojnë në ujëra të turbullta, bile disa nga ata janë të veshur edhe me pushtet, duke u pajisur kështu edhe me njëfarë imuniteti politik.
Pas vitit 1990 të gjithë ata shqiptar që në një mënyrë apo tjetër i kanë shërbyer pushtuesit, e kanë pasur mundësinë që të heqin dorë nga poshtërsitë e tyre, e ti kthehen punëve të mbara në shërbim të popullit të tyre.
Disa nga ata, që për shumë kohë me verbëri i patën shërbyer armikut, pas ndryshimeve politike të vitit 1990 e kuptuan se kishin gabuar, e si rezultat hoqën dorë nga tradhtia e mëtutjeshme.
Ndaj këtyre të penduarve nuk u ndërmor asnjë masë, por të tillët u amnistuan (nëse mund të shprehem kështu), bile disa nga ata ish shërbëtor të regjimit pushtues u graduan edhe me poste politike në kuadër të institucioneve që ekzistonin në Kosovën e paraluftës.
Mirëpo, fatkeqësisht një numër i UDB-ashëve shqipfolës e vazhduan edhe pas vitit 1990 rrugën e tyre të turpit, dhe në vazhdimësi ju kundërvuan rrugës së lirisë, duke i bërë kështu shërbimin e fundit pushtuesit serb. Disa nga këta tradhtar që nuk hoqën dorë nga shërbimi i pushtuesit u treguan edhe mjeshtër të \"mirë\" të zanatit të tyre.
Ata tani nuk e dënonin publikisht luftën dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, por në mënyrë të kamufluar u futën nëpër subjekte politike, nga ku bënin punën e djallit.
Prandaj, nuk ishte aspak e çuditshme që edhe gjatë luftës së armatosur në Kosovë shqiptarët nuk arritën të bashkoheshin në një front të vetëm. Nuk arritën të bashkoheshin sepse këto larva të UDB-së i kishin pushtuar tërësisht partitë politike, Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës, dhe si përfundim arritën që të manipulonin me një numër shumë të madh naivësh shqiptar.
Tanimë nuk janë të rrezikshëm ata UDB-ash shqipfolës që pas luftës u larguan së bashku me forcat serbe nga Kosova, por të rrezikshëm janë ata UDB-ash të kamufluar si patriot e atdhetar, e të cilët ditën mirë të notojnë në ujëra të turbullta, e për pasojë disa nga të tillët edhe sot i kemi të involvuar në disa nga institucionet kryesore të Kosovës.
Si ti demaskojmë UDB-ashët?
Në SHBA qytetet publikojnë në internet emrat e pedofilëve, dhunuesve të fëmijëve ose vrasësve ...
Qytetarët kanë mundësi të informohen se në lagjen e tyre a jeton ndonjë pedofil...Qytetari amerikan ka mundësi të mbroj fëmijët e tij dhe vetveten. Në Gjermani pas rënies së Murit të Berlinit u morën Dosjet e Stasit për të ditur gjermanët kush ishte viktimë dhe kush kryesit e veprës...Në Kosovë pas ikjes së serbëve nga Kosova, ku morën edhe Dosjet e punëtorëve të tyre u krijua një boshllëk.
Që të ketë mundësi të njëjtë, të mbroj edhe shqiptari fëmijën e tij dhe vetveten nga UDB-ashi/ët, duhet të hapen DOSJET ! Pse?a) Udbashi i Kosovës shkon në Xhami, në Kishë, dëgjon çfarë flitet e jo të lutet...
b)Udbashi i Kosovës shkon në UÇK, jo të lufton, por të spiunoj...Një shembull: Një Udbash në vitin 1989 e ngre gishtin për suplimim të Autonomisë së Kosovës edhe pse ska qenë Deputet...Disa ditë pas përfundimit të luftës e dërgon djalin e tij me rroba të UÇK-së edhe pse kurrë ska qenë në UÇK. Filluan të uzurpojnë prona në emër të UÇK-së.
Dëmi që përjetoi Kosova ishte i madh, imazhi i UÇK-së u zbeh edhe pse veprat i bënte UDB-ja përmes njerëzve të vetë të infiltruar në UÇK. UDB-ashët e Kosovës kanë vepruar dhe veprojnë në mënyrë të rafinuar...ku kanë dëmtuar shqiptarët dhe Kosovën.
Si ti zbulojmë UDB-ashët? Arkivat janë në popull... secili nga ne njeh një UDB-ASH ose më shumë...
Propozimi im: Në këtë Dosje ti renditim një nga një UDB-ASHËT.Në sistem rendor...
Mundësisht sa më precize të jenë të dhënat. Jo në ngjarje-histori të gjata, por me disa fjalë të shkurta të thuhet e tëra.
(Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme \'\'Lajm\'\')