28 Dhjetor 2024

U shofshin ekstremistët

Shkruar nga Gentian Jetishi

”U shofshin ekstremistët, u shofshin ekstremistët, u shofshin ekstremistët!” – Muhammedi a.s.

Ekstremizmi është tip i personalitetit psikologjik, është ai/ajo e tillë me predispozita ekstreme para se të përvetësoj ide dhe informacione. Pastaj këtë ndjenjë o do ta edukoj  e ekuilibroj o do përpiqet të marr për orientim ideologjik.

Së fundi është krijuar ndërlidhje e pa qenë në mes  ‘ekstremizmit’ si tip e personalitetit dhe fenomen dhe fesë Islame . Ekstremizmi është jo Islam. S’ka asnjë ideologji në botë aq sa feja Islame që angazhohet për mesatare dhe ekuilibër.

Pikërisht që në mungesë të mësime të drejta Islame kur ato mjegulloheshin e njerëzit orientoheshin kah ekstremet , Zoti i madhëruar dërgonte Pejgamber – njerëz nga po ata popuj që të rikthente njerëzimin në mesataren e art islame. 

Gjersa Pejgamberi a.s. është lutur duke thënë tre herë ‘ U shofshin ekstremistët’ dhe ai nuk e ka thënë një gjë tre herë veç kur ka qenë tepër e rëndësishme, dhe që tepër është nevrikosur kur i janë përcjell veprimet dhe qasjet ekstreme të ndonjë myslimani, sot të artikulosh këtë fenomen është bërë si temë ‘haram’ dhe do paragjykohesh e etiketohesh në mënyrën më jo etike e jo islame nga individ me njohuri sipërfaqësore të Islamit dhe të kuptuar jo të drejt të Islamit.

Para se të paragjykohet dhe ky shkrim le të lexohen dhe pak ka thëniet e Pejgamberit a.s. për fenomenin në fjalë :

‘’Ruhuni nga teprimi në fe. (Popuj) para jush janë zhdukur si pasoj e teprimit’’ /Transmeton Ahmedi/

‘’Lehtësoni dhe mos vështirësoni. Përgëzoni dhe mos i bëni njerëzit të ikin.’’ /Transmeton Buhariu/

Dhe ajete nga Kurani , thënie nga Pejgamberi a.s. e raste nga jeta e tij janë të shumta që e kritikojnë dhe luftojnë ashpër fenomenin në fjalë.

Sido që të jetë kur flitet për ekstremizmin dhe atë që i atribuohet si ‘ekstremizëm islam’ e që në fakt është ekstrem jo Islam,  ndryshon definicioni rreth këtij fenomeni varësisht kush e artikulon.

Një pjesë e mediave me agjendë që e kanë prodhuar po këtë term, fusin në të këdo që tregon edhe pak respekt për Islamin. Vet kjo qasje e këtyre mediave është ekstreme dhe problem në vet vete.

Në anën tjetër kemi pas dhe lider fetar që e kanë glorifkuar e madhnue’ termin por dhe veprimet ekstreme, duke prodhuar individ problematik që të parëve që u kanë sjell telashe kanë qenë po ata.

Sigurisht që shumë nga këta lider janë penduar nga këto veprime, por monstrumët që kanë formuar vazhdojnë të shqetësojnë komunitetin mysliman dhe që përfitojnë nga mungesa e njohurive për fenë dhe përkohësisht i sjellin telashe jo të vogla rretheve fetare ku jetojnë të tillët.

Shtoja këtu që brenda këtyre individëve janë integruar dhe spiunë e agjendë mirë të maskuar gjithë kjo mjegull nuk hiqet me kaci .

Jo veç të ashtuquajturit ‘xhematu tekfiri’, havarixhët  e të ngjashëm nuk janë problem më i vogël i Islamit sa që janë dhe  tendencat ekstreme për të injoruar fenomenin në fjalë.

Islamizimi i ekstremit , duke bërë përpjekje të arsyetohen veprimet ekstreme me tekste fetare është një mëkat i madh dhe bidat për të cilën pa dyshim është përgatitur ulësja prej zjarrit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)