U humbë rruga në oborr
Shkruar nga Mr. Blerim Burjani
Beteje e madhe po zhvillohet për pushtet në Kosovë, në njërën anë qëndron opozita që kishte humbur zgjedhjet në anën tjetër qëndron fituesi, të dy palët problemin e me të madh e kanë qysh me bërë numrat në kuvend? Dhe si me mujt njeri- tjetrin, me qytetarin askush nuk merret përderisa një subjekt tjetër si VV si ke? si nuk kenë qeverisje?
Edhe ashtu ata skanë as njerëz edhe me atë koncept për shtetin social as nuk din çka kryesisht donë më bërë në Kosovë?
As nuk kanë me kë me bërë politikë sociale por edhe për ekzekutivë kur te shtojmë edhe politikën që bëjnë dhe potencialin q ë kanë dhe merren me politik izolacionit atëherë ata skanë as çka duhen në qeverisje ,më shumë dëm se hajrë.
Kjo është e vërteta e shtetit tonë, Kosova ska alternativë politike, kam thanë edhe me herët gjatë fushatës problemi më i madh se këto subjekte skanë çka ofrojnë asgjë se i kemi parë në skenë 14 vjet?Si fitojë pozita si fitojë opozita epilogu është i njëjtë humbës është qytetari dhe perspektiva e tij.
Ne duhet të gjejmë rrugën e alternativave të reja politike, po sikurse edhe te kemi sërish zgjedhje të jashtëzakonshme prapë do ti kemi punët njëjtë?
LDK+NISMA+AAK së bashku edhe VV nuk janë asgjë më të mirë se PDK
Koalicioni pas zgjedhore i revoltës pse fitojë PDK, realisht skanë numra pa VV kur te ia shtosh se as nuk e kuptojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese çka thotë atëherë bien në një situatë të komedisë, dramë smund të quhet, përderisa VV luan me ta, edhe vet se dinë çka thonë për këtë koalicion, qesin kushte për të cilat as që merret kush me to?E vërteta është se ka humb rruga në oborr , ska tjetër çka me bërë pas humbjes, andaj rruga e vetme dhe qëllimi i vetëm është bllokimi i PDK, marrëveshje e treshes quhet bllokada kundër Thaçit, asgjë tjetër, po edhe nëse shkohet në zgjedhje ata shkojnë kështu së paku po thonë ?
Përderisa asnjëra parti nuk e ka bekimin për këtë koalicion nga elektorati i tyre thjesht për inati e kanë bërë, tash punë e madhe çka thotë elektorati?Ska dert, edhe ashtu ky elektorat nuk din pse as i voton këto subjekte? Duke përfshirë këtu edhe VV dhe PDK, të gjitha janë njëjtë. Matematika e treshes e bërë, veç ata e kuptojnë tjerët skanë gjasa me kuptua ku e kanë qit terezinë?
Numra në kuvend nuk kanë
, VV nuk do të iu jep vota këto gjëra sipas saj janë lojë edhe si subjekt janë ende t ë papjekur? Sillen kishe i kuptojnë institucionet realisht ata se din çka janë ato? Me pas ditë nuk ishin kanë do deputet që askush si njehë për kurrgjë ose ishin fraksione të ndryshme PDK FRYMA e çka tjetër si pshtejlltë krejt??
Treshja në koalicion nuk ka gjasa kurrfarë pa VV me bërë asgjë as në zgjedhje t ë jashtëzakonshme e VV në rast se shkon në zgjedhje me siguri se nuk do te jetë pjesë në asnjë mënyrë e kësaj treshe, epilogu I zgjedhjeve të jashtëzakonshme mund te jetë që ky koalicion mos te fitojë as 33% të gjitha bashkë?A ka matematikë?Ska !!Këta e kritikojnë PDK për qeverisje edhe ata sjanë kurrgjë më të mirë, fare nuk dallojnë, atëherë pse duhet me u marrë më ta?
PDK e vetmuar
PDK e vetmuar , nuk ka ndonjë solucion madje njerëzit e saj nuk dalin nëpër media edhe aq shumë as nuk komentojnë vullnetet dhe dëshirat e opozitës as nuk i interesojnë madje pse ndajnë as poste?
Numrat nuk i kanë qysh kalkulojnë me numra treshja LDK+NISMA +AAK as PDK ska, këta po thonë pra treshja me minoritet i kanë po harrojnë se edhe PDK mundet me i befasua në dy variante me propozua votim të fshehtë këta njerëz të këtij koalicioni nuk e votojnë treshen e votojnë një pjesë Hashimin, kur po flasim për Hashimin ai mundet me u marr vesh shumë thjesht e shpejt me minoritet dhe së bashku me ta ka 57 deputet i vyen vetëm katër për të mbërri numrin e votave, këtë po harrojnë se Hashimit i shkon edhe kjo mendje?
Çka tash?Koalicion i gjerë, njëjtë janë të gjitha?
Bllok po, por zgjidhje kush po ofron?A ka bashkëpunim ne mes veti a jo?A ndonjë zarfe me ardhë?A duhet me dal ne livadh kështu si është për inati?
Edhe kjo nuk është alternativë por bllokim. Ma mirë më bashkëpunua e me gjet një zgjidhje deri ne zgjedhjet e ardhshme që do të duhej të mbaheshin pas dy vjetëve.
Me shpresë se populli nuk do ti votojë më këto pesë subjekte q ë janë por krejtësisht një parti tjetër politike, po të ishin në ndonjë shtet perëndimor këto parti moti nuk do të figuronin në hartën politike të shtetit.