U bëfsh horë e u koritsh ditën e pazarit..!
Shkruar nga Kushtrim Gashi
E drejta për të protestuar është e drejte demokratike dhe kushtetuese. Neni 43 i Kushtetutës së republikës se Kosovës garanton të drejtën e lirisë se tubimit dhe shprehjes se mendimit.
Partitë politike opozitare janë duke mbajtur protesta pothuajse në shumicën e qyteteve të Kosovës, mirëpo këto protesta janë të destinuara për të dështuar sepse këtë të drejtë janë duke e keqpërdorur duke përdorur metoda dhe forma të dhunshme kundër institucioneve të vendit.
E tillë ishte edhe protesta e organizuar nga partitë opozitare në komunën e Malishevës. Gjithë ajo propagandë, gjithë ato takime, gjithë ai presion ndaj punëtorëve të arsimit dhe nxënësve rezultojë me dështim.
Protesta e sotme në Malishevë dhe numri i vogël i protestuesve dëshmojë se kjo kauzë është një kallauzë e opozitës që nuk është gjë tjetër pos përfitimi politik dhe personal.
Qytetarët sot i thanë jo dhunës, i thanë jo gazit lotsjellës, i thanë jo rrugës dhe ofendimeve.
AAK dhe VV e posaçërisht Nisma u bënë horë sot në ditën e pazarit në Malishevë.
Besoni apo jo, para disa muajsh kur me vdiq gjyshja më shumë ka pasur pjesëmarrës në varrimin e gjyshes sime se sa në protestën e organizuar nga tri partitë opozitare në Malishevë. Këtë që po e them e dëshmojnë fotot e bëra sot nga sahat kulla në Malishevë, gjysmë ore pasi fillojë protesta.
Qeverisja lokale në Malishevë e drejtuar nga Nisma është shkëputur nga dëshirat, shqetësimet
dhe pritjet e qytetarëve. Adresa llogaridhënies nuk është qytetari, por partia.
Shumica e zyrtarëve komunal, duke filluar nga kryetari Begaj e deri të zyrtarët e prokurimit u janë ngritur aktakuza dhe janë duke u hetuar.
Pushteti lokal i udhëhequr nga Nisma në Malishevë është drejtë rrënimit total dhe të sigurt.
Fatmir Limaj dhe partia e tij janë drejtë rënies se sigurt, andaj ashtu siç i votoj Malisheva, sot ditën e pazarit e bëri horë.
Tanimë dita ditës presim vetëm rrëzimin dhe rrapëllimën tuaj. Ky rrëzimë dhe kjo zhurmë do të jenë fenomenale.