Turpi ju mbuloftë
Ikni Kim il Sungë të mallkuar, që e shndërruat Kosovën në Kore të Veriut!
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Isa Mustafa, Fatmir Lima, pse nuk ja shitët një copë tokë edhe Interpolit, nuk ua bleu ai, apo atë të tërën, i keni premtuar Vuçiqit që shkallë shkallë, do t`ia ktheni Serbisë !?
Turpi ju mbuloftë tradhtar! Ju të tillë keni qenë gjithmonë, shitës, mashtrues renegat, kurrë nuk e keni tregu veten ndryshe, vetëm me shitje përçmim e tradhti, ndaj popullit dhe vendit që ju ngriti, për të qëndruar me çdo kusht në pushtet, gjatë gjithë karrierës tuaj të nxirë politike.
Si mund të pranohet shteti i Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare, e lëre më në Interpol, me kriminel si ju në krye. Një vend i kapur nga krimi, ku edhe kryeprokurori i shtetit emërohet, jo sipas ligjeve të shtetit por me telefonata nga Klani PRONTO!
Një „kryeprokuror“ pa provim të dhënë, vetëm me një dëshmi false, të prodhuar adhoc dhe përcjellë me porosi nga Beogradi, prej një ish ministri kriminel të Serbisë së Millosheviqit.
Kryeprokuror që prej se u katapultua në postin që pa të drejtë mbanë, jo vetëm se nuk ka zbardhur asnjë vrasje të pasluftës dhe krimit të organizuar në vend, por sot pikësëpari, ai nuk lejon të gjykohen as kriminelët e klanit PRONTO, të cilët për këtë punë edhe e kanë bërë atë "kryeprokuror"!
Me një president të tipit "Kim il Sung" si Hashim Thaçi të ardhur në atë pozitë me kalkulime idiotësie të një ish ministri tjetër të kohës së Millosheviqit, i cili detyronte me forcë deputetët e partisë së vet, të votonin për emërimin e Thaçit president, përderisa nuk u dëshpërua rëndë pas tradhtisë që i bëri Thaçi edhe atij.
Një president kuisling i cili personin e akuzuar për vjedhjen e provave në dhomën e dëshmive, brenda natës, fillimisht e bënë shef të policisë, e pa kaluar shumë kohë edhe shef të AKI-s, në lokalet e të cilës vriten edhe vet punëtorët e saj.
Me një shef të AKI-s, jo vetëm i ati i të cilit përfolët si bashkëpunëtorë i sigurimit serb dhe policisë së Serbisë, por edhe i biri kapet me armë, drogë dhe municion, fakt që fillimisht për rreth një javë, nuk u lejua të lajmërohet fare, pastaj u mundua edhe të fshihet rasti tërësisht, kurse më në fund, pas njoftimit nga mediat, u tentua që të mos akuzohen fajtorët, por të fajësohen dhe ndëshkohen policët që i ndalën autorët dhe zbardhën rastin kriminal të të birit të shefit të AKI-s.
Një president i shitur e renegat i cili përditë bënë pazare me tokat e Kosovës, dhe kërkon hapur e çmendurisht ndryshimin e kufijve të saj, kufijve të shtetit tonë, të vërtetuar e vulosur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që nga 21 korriku i vitit 2010 në Hagë, dhe të njohur ndërkombëtarisht nga mëse 116 shtete anembanë botës, vetëm e vetëm për t`ia falur edhe 1/3-n e territorit të saj Serbisë.
Një ministër të jashtëm sharlatan e rusofil, që jo shumë kohë më parë, kërkonte publikisht edhe fakultetet e Universitetit të Prishtinës të ktheheshin në xhami turko-arabe,të cilave parashihte tu vendoseste edhe kupola ruse përmbi.
Një shërbëtor i përulur i Thaçit i cili përderisa shefi i tij, ngul këmbë për ndarjen e Kosovës me çdo mënyrë, ky kërkon heqjen e tërësishme të kufijve të Kosovës, jo me Shqipërinë që jemi një territor, një popull dhe një etni, por me ish pushtuesen e vendit tonë -Serbinë.
Me një kryeparlamentar si Kadri Veseli i cili me PDK-n dhe partnerët në koalicion, duke pasur për qëllim që bashkë me HashimThaçin pas ndarjes së Mitrovicës, ta ndajnë edhe Kosovën dhe t`ia falin gjithë veriun e vendit tonë Serbisë, nuk lejon as votimin e një rezolute të vetme, kundër bisedimeve të Thaçit me Serbinë për ndarjen e Kosovës.
Vend sundimtari i të cilit, Hashim Thaçi me luftën dhe propagandimin e pareshtur anë e mbanë botës për ndarje dhe ndryshim të kufijve, stopoi të gjitha njohjet e më tejme të Kosovës.
Një Kosovë të kthyer nga këta politikan në Bangladeshin evropian,ku para syve të rreth 8-mijë policëve vendor, lejohej trajnimi me muaj i regrutëve të rinj të ISIS-it, nga Zekeria Qazimi, në kodrat e Debelldesë!
Shtet ku dominojnë salafistët, të cilëve vet kryetari dubioz i BIK-ut, u jepte urdhëresë publike, që në një të premte, në të gjitha xhamitë e Kosovës, të ligjërohet si në repartet ushtarake, jo për shtetin e Kosovës, veriun e saj, as për shqiptarët, por për tokat e shamit!
Vend „evropian“, në të cilin janë ngritur më tepër se në cilin do vend afrikano-aziatik, mijëra xhami, britmat e të cilave, çjerrin përditë edhe qiellin e këtij trualli, trazojnë vendor e ndërkombëtar dhe traumatizojnë sistematikisht fëmijët minor të Kosovës, duke i tmerruar ata me hingëllima frikësuese turko-arabe, që nga ora 4-5 e mëngjesit, më zi se në Kandahar a Veziristan.
Një shtet i shantazhuar dhe sunduar nga klani i Kim il Sungëve vendor, të cilët arritën jo vetëm ti ndalin njohjet, por që nga "jurishi" i Hashim Thaçit me çmenduritë e tij kuislinge për ndarjen e Kosovës, kanë filluar të lajmërohen njëra pas tjetrës edhe ç`njohjet e Pavarësisë së shtetit tonë, për të cilat nuk jep përgjegjësi askush.
Vend në të cilin, për gati dy dekada me radhë nuk është zbardhur asnjë nga rreth 2000 vrasjet e pas luftës,nuk është dënuar e vënë para drejtësisë asnjë nga peshqit e mëdhenj të korrupsionit dhe krimit të organizuar,por megjithatë prokuroria e shtetit dhe drejtësia vendore, flenë rehat dhe pa asnjë trazim, mbi mijëra dosje të parashkruara, në gjumë.
Shtet ku lirohet nga aktakuza pa asnjë arsyetim dhe as që ndiqet fare, Shefqet Krasniqi për kontrabandim masiv të armëve nga Serbia në Kosovë, i cili jo vetëm se dërgoi disa të rinj në Siri e Irak për tu hedhur në erë dhe luftuar për ISIS-in, por para disa kohësh, u kap edhe në kufirin Kosovë-Serbi me makinën e mbushur plot me armë e municion ,duke i fut ato kontrabandë në vendin tonë, e që përkundër të gjithave,sot e atëherë atë nuk e ftoi më askush në përgjegjësi, ndërsa në anën tjetër, qohet në burg “Burdushi”, me arsyetimin banal se kinse vetëm atij, ju paska gjetur një armë (me leje) dhe disa fishek në shtëpi.
Vend që nuk ka se si të merret më nga askush seriozisht, i cili nga politikanët e tij të inkriminuar, u shndërrua në një shtet banane ku mafio-oligarkët e lidhur me pushtetin sundojnë mbi çdo gjë, dhe përmes krimit të organizuar, korrupsionit galopant, nepotizmit, papunësisë ekstreme, varfërisë së skajshme e çdo të zeze tjetër të mundshme që i shkaktuan këtij vendi, e kanë sjellë Kosovën para kolapsit dhe bllokadës totale, për ç ‘shkak, çdo vit detyrohen të ikin me mijëra të rinj, nga pamundësia për mbijetesë, të cilën ua shkatërruan pikërisht po këta pushtetarë të kriminalizuar, me të cilët koeketon vetëm Serbia.
Pushtetarë kriminel të cilët mospranimit të Kosovës në Interpol,iu gëzuan po aq sa edhe vet Serbia, ngase këta edhe në pushtet erdhën nga kaosi dhe vetëm me kaos mund të rrijnë ende në pushtet e ti mbajnë edhe pozitat e uzurpuara.
Pikërisht politikbërës të tillë, lufton me para dhe diplomaci edhe Serbia që ti mbajë sa më gjatë në krye të Kosovës, apo të paktën derisa ta realizojë ndarjen e vendit tonë, përndryshe edhe ajo vet është e sigurte se po ranë këta renegat nga pushteti, ndarjen e Kosovës nuk mund ta arrijë kurrsesi.
Po këta miop e sharlatan politik, kanë dëshmuar për vite me radhë se nuk janë njerëz që largohen nga pushteti me të mirë, urata, mallkime as dështime, por duhet një dorë e fortë ti detyrojë të ikin, dora e sovranit popull e cila lypset të ngrihet dhe godas fort mbi ta, që ti dërgojë në theqafje përfundimtare, para se ata ta zhbëjnë Kosovën dhe të na lënë pa liri dhe këtë grim shtet, që pas 5-6 qind vitesh robëri, me ndihmën ndërkombëtare fatmirësisht arritëm ta kemi.
Ndaj nëse edhe pas dështimit për anëtarësim të Kosovës në Interpol, nuk shkarkohet urgjentisht Hashim Thaçi nga të gjitha funksionet politike e shtetërore, shpërndahet Parlamenti i cili është kthyer në institucion qesharak dhe bie Qeveria aktuale, përveç kaosit të pafund, jo vetëm se nuk do të ketë, as liberalizim të vizave e ushtri, prosperitet, njohje të reja dhe pranim në asnjë nga organizatat ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën, por nuk do të ketë as prokurori të mirëfilltë, si deri më tani, polici, gjyqësi, sistem të drejtësisë as shtet ligjor që do të garantojë mirëqenie për qytetarët dhe garantoi ekzistencën e vet shtetit të brishtë të Kosovës, të cilit vdekja po i vije, pikërisht nga politikanë të tillë të inkriminuar deri në fyt.