23 Dhjetor 2024

Turpi institucional - Salla Koncertale në Prishtinë

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli

Sa shumë ndihma materiale të vlerësuara në miliarda euro, në forma të ndryshme iu janë dhuruar Kosovës në vitet e pas luftës, për të sanuar,riparuar dhe ri-filluar jetën e re në shekullin e ri 21, pas tërë asaj që kishte ndodhur në këto hapësira në të kaluarën.

Pritej që me angazhimin e të gjithë neve të filloi ri-ndërtimi dhe pastaj ndërtimi i jetës së re shumë komplekse. Pritej të ishte një rrugëtim i vështirë por me përkrahjen e miqve tonë ndërkombëtarë  do të fillonim mbarë procesin e shtet-ndërtimit.

Ndodhi e kundërta,filluan keqpërdorimet e mëdha e të gjitha formave të mundshme nga të gjithë ata që kishin mundësi të tilla, që nga niveli Qendror deri te niveli Lokal duke mos përfillur interesin e përbashkët.

Kishte pa numër raste abuzimesh me donacione të ndryshme, por rasti i fundit me milionat (11.4 apo 15.2) e premtuara nga BE për ndërtimin e Sallës Koncertale në Prishtinë i tejkalon të gjitha normat etike dhe morale të një shoqërie të civilizuar.    
    
Janë disa çështje të cilat as imagjinata ma ekstreme nuk mundet ti parashikoi, pasi ato aspak nuk përkasin me logjikën e shëndosh të një shoqërie. I tillë është rasti i fundit me “lojën” e ri-destinimit të një donacioni për ndërtimin e një Salle Koncertale në Prishtinë.

BE këto ditë na njofton se përkrahja financiare nga Pakoja e Asistencës së Para-Anëtarësimit të BE-së (IPA II) e që përsëri varet nga vendimi final i Komitetit të IPA-s,- Komitet ky i përbërë nga përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së”, është anuluar me kërkesën e institucioneve tona gjegjësish të Ministrisë të Integrimeve Evropiane.

Kjo me të vërtetë nuk përket as me normat elementare etike dhe morale të një shoqërie,që propozon të ri–destinon mjetet e parapara sipas hireve të dikujt, pa u bazuar në argumentet profesionale urbane,fare duke mos marr në konsideratë interesin e përgjithshëm publik të komunitetit artistik, që në shekullin 21 vepron në kushte ’”mizerable”,pa përkrahje të duhur shtetërore,si veprohet në tërë botën.

E tërë kultura e shtetit të Kosovës,në shekullin e ri,u zhvillua dhe po zhvillohet në mënyrën e vet në hapësira,të cilat as për së afërmi nuk i plotësojnë kushtet elementare për veprimtari e të gjitha kapaciteteve ekzistuese kulturore,të përthekuara në trupën e teatrit kombëtar,trupën e filarmonisë,trupën e baletit kombëtar dhe shumë institucioneve tjera që veprojnë në kryeqytetin tonë.

Objekti ekzistues i Teatrit Kombëtar as për së afërmi nuk i plotëson kushtet elementare për të funksionuar trupa e teatrit dhe ajo e baletit kombëtar.

Normal çdo donacion i ka disa kushte që duhet plotësuar,një nga kushtet kryesore ishte  lokacioni sallës i cili duhej të ishte i definuar në  dokumentet ekzistuese hapësinore dhe urbane të  Komunës.

Pasi nuk ishte i  definuar sipas dëshirave të disave,si ka ndodhur shpesh në këto vite të pas luftës, Komuna e Prishtinës organizon debate publike, formon grupe punuese  me  ”ekspert eminent”,e përpilon dhe paguan detyrën projektuese dhe programin e konkursit ndërkombëtar, edhe me elemente të konfliktit të interesit,propozon lokacionet por tregoi jo seriozitet të madh pasi nuk u definua përfundimisht ai.

Është dashur të ketë durim të madh që vendimmarrësit tanë, me forcën e argumenteve profesionale dhe financiare,me i bindur përse ndonjë objekt arkitektonik apo ndonjë kompleks urbanistik duhet vendosur në lokacion adekuat, duke i argumentuar përparësitë,dobësitë,mundësitë dhe rreziqet që i kërkon një veprim i tillë.

Për këtë specialistët tanë që thirren shpesh në konsultime dhe iu kërkohen këshilla dhe mendime  profesional, së pari duhet pasur dituri të larta personale të fushës që i takojnë, paanshmëri politike dhe regjionale,dhe jo të  korruptueshëm.

Duhen pasur durim ekstrem në  shpjegime dhe bindjen e atyre që vendosin,pasi kemi të bëjmë me struktura të cilat nuk kanë njohuri për temat specifike si është objekti i Sallës Koncertale.

E nëse as kjo forme profesionale e punës,për shkaqe të ndryshme,nuk jep efekte pozitive,atëherë ata vendimmarrës duhet demaskuar së pari publikisht e pastaj ligjërisht.

Ka kaluar koha e feudëve apo monarkëve kur për çështje të rëndësishme urbanistike për të gjithë në, të vendosë një grup i vogël njerëzish pa pajtueshmëri gjithëpërfshirëse të komunitetit artistik dhe të tjerëve. Në raste të tilla kërkohet intervenimi energjik i nivelit qendror e jo të dështon donacioni si edhe ndodhi .

Kaptin e veçantë turpëruese është sjellja e nivelit qendrorë. MKRS e cila para 15 vite përpiloi projektin e Teatrit të operës dhe baletit,në vitin 2009 solemnisht filloi punimet, hapi gropën të cilën Komuna e mbuloi për shkaqe sigurie, pasi për dhjet vite nuk vazhduan punimet.

 MKRS për të kamufluar mos punën propozoi lokacione tjera dhe për vitin 2019 ndau buxhet të ri dy milionësh, por tani për projekt të ri dhe lokacion tjetër imagjinarë.

Çka janë këto lojëra të ndyta politike në mes të Komunës së Prishtinës dhe Qeveris së Kosovës gjegjësisht të Ministrive të saj,MKRS dhe MIT me shkrim kërkuan ri-destnimi e donacionit për Sallën Koncertale, BE iu  aprovon kërkesën.

Ngjashëm kanë veprua në mënyrë  tinzare edhe me një donacion për Pallatin e Rinisë para disa vite (2013),por në atë kohë si duket opinioni nuk ishte informuar drejtë për shkaqet e vërteta të humbjes së atyre milionëve,si donacion prapë i ofruar nga BE.

Një fakt duhet ta kenë të qartë të gjithë se aktivitetet operistike dhe kapacitetet përcjellëse për funksionimin e saj, as përafërsisht nuk munden të plotësohen me një sallë polivalente koncertale si po mendojnë disa “ ekspert “ të gjithëdijshëm.

Mendime të ngjashme kemi edhe në radhët e politikës,muzikantëve dhe arkitektëve, që në realitet tregojnë mos dije elementare,është gabim trashanik i pa falshëm nëse ndërmerret dhe realizohet kjo ndërmarrje tërësisht e gabueshme.

Sot ka të ndërtuara salla polivalente shumë funksional por mos të harrojmë se ato qytete i kanë me shekuj funksionale objektet e operës dhe baletit.

Koncerti pranveror i Filarmonisë së Kosovës dhe ky i  “Ramë Lahaj dhe miqtë”, që u mbajtën në ambient të hapur  në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, në prezencë të madhe të publikut me siguri  sa do pak i ka ndërgjegjësuar vendimmarrësit tanë, se ky vend ka nevojë për hapësira të mirëfillta kulturore dhe se duhet ndërpre lojërat e ndyta politike 20 vjeçare rreth ndërtimit të objektit të Teatrit,operës dhe baletit e së fundit edhe të Sallës Koncertale.

Ankoheshin së nuk ka para,por tani koha e vërteto  se në pyetje është mendësia primitive e të menduarit dhe vepruarit, pasi ishit në gjendje edhe mjetet e dhuruara si donacion ti humbni vetëm për kalkulime të ndryshme politike.

E ne ende pas 20 vite,mbetemi pa një objekt të rëndësishëm të kulturës,për të promovuar atë në mënyrë të dinjitetshme,ashtu si i ka hije çdo shoqërie të civilizuar ,të cilës kemi menduar se i takojmë.

 /Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)