Turizmi në Kosovë dhe Shqipëri
Shkruar nga Ardian Coli
Sipas definicionit të Organizatës Botërore të Turizmit (World Tourism Organization, një nga departamentet e Kombeve të Bashkuara), turist quhet gjithkush që udhëton në vende të ndryshme nga ai në të cilin ka rezidencën aktuale, jashtë ambientit të përditshëm personal, për një periudhë prej minimumi një natë por jo më gjatë se sa një vit dhe qëllimi i tij i zakonshëm të mos jetë asnjë lloj veprimtarie nga e cila të përfitojë ekonomikisht.
Në këtë term përfshihen të gjithë ata që udhëtojnë për: dëfrim, pushim dhe çlodhje; për të vizituar miq dhe të afërm; për motive pune dhe profesionale, për motive shëndeti, besimi / pelegrinazhi dhe tjetër.
Turizmi në përgjithësi është kënaqësi, përjetim i kënaqësisë shpirtërore, kulturore, frymëzim dhe mësim i adeteve dhe zakoneve në vende të ndryshme. Si i tillë ka implikim të madh në ekonomin e vendeve të ndryshme, po ashtu zë vendin e dytë në botë për kah numri i të punësuarve dhe te ardhurat.
Raporti i fundit i UNWTO (organizatës botërore te turizmit) tregon qe turizmi ndërkombëtar është rritur për 41 milionë turistë ( 5%) në nënte muajt e parë të vitit 2013 krahasuar me vitin 2012 dhe kjo rritje është bërë kryesisht nga Europa dhe Azia.
Turizmi në vendin tone në vitin 2013 kishte tërhequr vëmendjen e shumë medieve në botë. Vende të ndryshme strategjinë ekonomike e orientojnë dhe zhvillojnë në sektorët në të cilat kanë më shumë resurse çfarëdo lloj qofshin ato nga të cilat vendi mundë të ketë përfitime të mëdha ekonomike dhe më mund sa më të vogël, por çfarë bëjnë shtetet tona Shqipëria dhe Kosova, sa ato kanë hartuar plane për të mundësuar krijimin e ofertës turistike në mënyrën më të mirë.
Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm turistik, ajo mundë të krijoj të ardhura shumë të mira nga turizmi verorë detarë, sikur shteti të mund të krijonte rëndin dhe ligjin, të ndalonte tritolet e përditshme, të krijonte siguri për turistet, të krijonte ambient të qet dhe të pastër, të bënte një strategji për promovimin e ofertës së ndryshuar turistike për dallim nga vitet tjera, të fokusohej në ngritjen e kapaciteteve dhe kontrolleve, atëherë Shqipëria me siguri se do të ishte lider rajonal për Turizëm por dhe për ekonomi.
Po ashtu Kosova do duhej të fokusohej më shumë në sektorin e turizmit, Departamenti i turizmit i cili merret zyrtarisht me çështjen e turizmit në Kosovë ka shpallur disa zona turistike në tërë Kosovën duke përfshirë: Brezovica, Malet e Sharrit, Gryka e Rugovës, Shpella e Gadimës, Ujëvara e Mirushes, Burimi i Drinit të Bardh, Prevalla, Monumentet kulturore etj.
Malet e Sharrit, Prevalla kanë të gjitha kapacitetet për të zhvilluar turizmin malor në mënyrën më të mirë, ato ofrojnë pamje mahnitëse te bjeshkëve të Sharrit, ajër të pastër të rekomanduar nga mjekësia për shumë arsye, florë dhe faunë, pamje të mrekullueshme të liqejve, zona gjuetie, shtigje për ecje, restorante të shkëlqyera me ushqime tradicionale dhe internacionale.
Gjithashtu hotel si: Hotel Sharrin i cili gjendet në 1200 m lartësi mbidetare i cili ofron akomodim dhe shumë shërbime të tjera të nivelit më të lart, i certifikuar nga ISO 22000 dhe HACCP standardet, i cili ofron sallë konference, tri miting salla, dy restorante ekskluzive, sallë ahengjesh, fitness, lojëra,
Për secilën sall dhe tarracën e veçante, po ashtu dhe tri tarraca ditore, Furrë në ambient të hapur për pjekje qengji, po ashtu vende për skara, shëtitje nëpër bjeshkët e Sharrit dhe shumë mundësi të tjera, për të cilat ne duhet ti promovojmë dhe ti shfrytëzojmë si resurs, i cili vendit do ti forconte imazhin e mire të turizmit malorë, nga i cili vendi do të përfitonte të ardhura, dhe do fillonte të reduktonte shkallën e papunësisë, sepse dihet se ky sektor punëson numrin më të madh të punonjësve, shteti do të duhej të hartonte dhe një strategji mbështetje mbi skemën e tatimeve, infrastrukturës, për sektorin e turizmit më potencial, me çka do të kontribuonte në rritjen e bizneseve turistike e hoteliere të cilat drejt për drejt do ti zvogëlonin barrën e papunësisë.