"Tungjatjeta" njera prej përshendetjev më të bukura në botë
Shkruar nga Xhevat Bislimi
Me ka rene, sigurisht qe ju ka rene edhe juve bashkekombes, te degjoj shpesh nga predikuesit e religjioneve (feve, besimeve) t'i udhezojne besimtaret shqiptare se si te pershendesin njeri-tjetrin.
Ka qe thone qe shqiptari duhet ta pershendes shqiptarin me "qofte lavdue Jezu Krishti"! Ka te tjere klerike qe predikojne dhe udhezojne qe shqiptari ta pershendes shqiptarin me "selam"!
Ka edhe kozmopolite qe, ne emer te "modernizmit", perpiqen te fusin ne perdorim pershendetje dhe shprehje angleze, italiane, gjermane...
Kjo lloj propagande, ky lloj predikimi i shfrenuar kunder gjuhes, kultures, tradites dhe kunder cdo gjeje shqiptare po perballohet suksesshem nga populli qe ruajti gjuhen dhe kulturen e tij per mijera vite. Por, mendoj une, ne kohen tone keto ceshtje te medha nuk duhet t'i lihen ne shpine dhe detyrim vetem popullit...
Ne vendet e qyteteruara me keto ceshtje, sidomos me ceshtjen e gjuhes, merret drejperdrejte shteti (institucionet shteterore), gjuha mbrohet edhe me ligj...
Ndersa te ne shqiptaret, edhe pse kemi dy republika (shtete) gjuha, kultura dhe trashegimia materiale e shpirterore vazhdon te mbetet ne meshiren e fatit, te klerikeve dhe te grupeve te ndryshme qe jane angazhuar vetem per interesat e huaja...
Eshte fat qe edhe nder kleriket tane ka atdhetare dhe atdhedashes qe perpiqen ta mbrojne dhe kultivojne gjuhen dhe kulturen tone shqiptare. Sic ka edhe mesuese, arsimtare dhe intelektuale qe jane te perkushtuar ne kete fushe me interes jetike per kombin shqiptar...
Pershendetja jone, TUNGJATJETA, eshte njera prej pershendetjeve me te bukura, me njerezore dhe me hyjnore ne bote, prandaj nuk ka pershendetje tjeter, e ciles do gjuhe, qe do te mund ta zevendesonte...
Jeta ne toke, edhe sipas kuptimit religjioz, eshte vullnet i ZOTIT - Hyut, prandaj edhe pershendetja shqiptare (e vecante), tungjatjeta, e permbush edhe kete asspekt hyjnor (fetar) dhe eshte shume me e fuqishme se cdo pershendetje tjeter...
Kjo pershendetje, me sa duket, ruan dhe mbane ne vete edhe fshehtesine e mbijeteses se popullit shqiptar dhe te gjuhes se tij... Nuk eshte e rastit qe gjuha shqipe eshte AMA e gjuheve tjera boterore...
Ata qe urojne njeri-tjetrin me "tungjatjeta" sigurisht qe jane te dashur edhe te ZOTI, i cili u perkujdes dhe po kujdeset qe ky popull dhe kjo gjuhe te mos zhduken kurre... Pra, edhe une bashkekombes te nje gjuhe, te nje kulture dhe te nje gjaku (pa dallim feje, ideologjie, partie e krahine) ju pershendes me nje JUNGJATJETA...!