27 Dhjetor 2024

Tri misterët e këtyre zgjedhjeve

Shkruar nga Labinot Gjini

Pas dështimit në zgjedhje lokale të PDK-së, Hashim Thaçi e kishte kuptuar se është në një situatë teje të vështirë. Njëra prej frikave më të mëdha ishte largimi i Fatmirit, Jakupit dhe disa personalitetëve tjera nga PDK-ja dhe angazhimi i tyre në formacione të reja.

Marrja e Malishevës nga Fatmiri ishte alarmi për të mobilizuar të gjitha burimet e PDK-së qofshin ato mediale, financiare, njerëzore, familjare dhe, mbi të gjitha, shtetërore (nuk duhet harruar se Hashimi ka përdorur të gjithë organët shtetërore në këtë fushatë !).

Gjithëçka që kishte PDK i mobilizoj brenda këtyre muajëve për të arritur dy objektiva kryesore. I pari, kuptohet, për të fituar zgjedhjet. I dyti, për të mos e lënë NISMA-n të futet në Kuvendi.

Vështirë të thuhet se cili objektiv ishte më i rëndësishëm për Hashimi, i pari apo i dyti? Por, sido që të jetë, ai bëri një angazhim dhe sakrificë të madhe në këtë drejtim.

I ndodhur në një situatë tepër të vështirë, Hashimi bëri koalicione parazgjedhore me parti tërësisht antinomike, jo vetem me PDK-në, por edhe në mes tyre. Por, edhe ky koalicion here 5, nuk e siguronte Hashimin për fitore.

Panika e tij dukej larg dhe e çonte gjerë atje sa të largonte kandidatët për deputet nga bina e tij.

Frika për të humbur pushtetin e kishin bërë tepër të frikshëm kësaj radhe. Ai dukej se është në gjendje të bëjë gjithëçka për të arritur këto objektiva. Por, deri ku ai mund të shkonte për këtë pushtet ?

Pa akuzuar askënd dhe as Hashimin personalisht, kemi të drejtë të ngrisim lartë dyshimin tonë. Këtë heshtje nuk do ta thyejm për hir të simpatisë tonë ndaj ndonjërës parti në veçanti, por për hir të disa jetëve tani të humbura dhe për hir të ardhmërisë së këtij vendi.

Gjatë këtyre zgjedhjëve kanë ndodhur tri raste tepër të rënda brenda një kohe tepër të shkurtër, të cilat zgjojn dyshime tepër të mëdha. I pari, është ai i KEK-ut ku humbën jetën 3 persona.

Kjo tragjedi ndodhi, pikërisht, ditën e fundit të fushatës. Pra ditën kur partitë politike do të bënin mbylljen e fushatës së tyre me tubime të mëdha nëpër qytetet e ndryshëme të Kosovës.

I dyti, është vrasja e Elvis Pistës dhe që, çuditërisht, pas disa ditëve, as dyshimi më i vogël nuk është ngritur ndaj askujt. Bile, sipas informatave, as familja e tij nuk di të ketë pasur Elvisi ndonjë ngatërresë me ndokënd!

Gjerësa Elvisi ishte gjall, Hashim Thaçi gjente kohë për të bërë selfie me të gjatë fushatës elektorale. Kur Elvisi u vra, Kryetari i partisë dhe Kryeministri i këtij vendi nuk gjeti kohë për të qenë i pranishëm në vorrimin e kandidatit për deputet të radhëve të tij që u vra mizorisht!

Ndoshta ky rast është i vetmi në botë që mund të kemi parë apo dëgjuar që një Kryeministër dhe Kryetar partie të dërgoj vetem një telegram ngushëllimi për familjen e një kandidati për deputet, i cili nuk vdiq nga infrakti në zemër, por nga 4 plumba të marrura pas shpine!

Një indiferencë e tillë, të ngjall frikë dhe dyshim. Frika dhe dyshimi shtohen kur kujtojm se Elvisi, jo vetem se është vrarë gjatë një ngërçi politik, por është vrarë pas një kërcënimi permanent ato ditë nga militantët dhe analistët e PDK-së për një \"destabilizim të vendit\", për \"luftë civile\".

Kërcënime që u vërtetuan edhe nga Jakup Krasniqi ! A thua se u vra Elvis Pista për ti treguar vendit se sa seriozisht duhet ti marrim kërcënimet e tyre?

Ndërkohë, mënjëherë pas vrasjës së Elvisit, shumë militant të PDK-së kërkonin që vrasja e Elvisit të mos bëhet pretekst për një \"destabilizim të vendit\" dhe për fillimin e një \"lufte civile\"!!!

Nga këto deklarata nuk ka mbetur qytetar i këtij vendi pa u çuditur ! Habia kishte fituar vendin e saj sepse gjithëkush mund të shtronte pyetjet : kush është ka do me ba luftë civile në këtë vend në emër të partive politike?!

A mundet ky populli ynë të marr armët në dorë në masë dhe të vrasë vëllaun e tij, familjarin e tij, kojshin e tij, mikun e tij, shokun e tij me arsyen e vetme sepse Hashimi nuk po u bëka Kryeministër ?!

Në anën tjetër, misteret vazhdojn ! Dje e morrëm lajmin se kanë ardhur 10 000 vota nga Serbia në KQZ të listës Srpska të bëra nga një dorë e vetme. Thuhet se me këto 10 000 vota, PDK-ja e ka ndërmend t\'ja rrëzoj pragun NISMA-s.

Ndoshta, kjo gjë mund të jetë krejt e lidhur me situata tjera, por çdo kush ka të drejtë të dyshoj thellësisht në këto vota.

Dyshimi bëhet edhe më i madh kur e dimë tani që Sërbia është ka lobon nëpër të gjitha selitë diplomatike që Ramushi të mos bëhet Kryeministër për hatër të bisedimëve. A thua se Sërbia është ka do me i ndihmu Hashim Thaçit që ai të vje sërish në krye të këtij vendi?

Tjerat pyejte, pse KQZ kësaj radhe po e vonon kaq shumë numërimin e votave? Pse këto vota të listës Srpska erdhën në këto momente? Pse PDK takohet me Pacollin gjerësa ai nuk e ka kaluar pragun zgjedhor?

Pse hidhen gjithë ato gënjeshtra nëpër media si ai i Fatmir Sejdiut dje? Pse Enver Hasani merr pjesë nëpër media duke qenë kryetar i Gjykatës Kushtetute, kurse kolegu i tij merrëpjesë edhe në tubime të PDK-së? .... Ku është ka shkon ky vend ?

Për 14 vjet janë bërë shumë vrasje dhe krime tjera të lidhura ngusht me politikën e këtij vendi dhe këto aferat e fundit nuk kanë se si të mos bjen mënjëherë nën dyshimin e masave mbi lidhjet e fuqishëme ndërmjet klasës politike dhe krimit të organizuar. Të besosh në rastësi në këto momente, është ta kesh rastësinë fe !

Duke mbetur të pazbuluara të gjitha këto afera kriminale që 14 vjet, nuk ka se si të mos ngjallen pyetje të shumta tek qytetarët tanë dhe të humbas besueshmëria tek institucionet e këtij vendi.

Besueshmëria mbi sistemin e drejtësisë nuk ka se si të bëhet kur Kryetari i Gjykatës Kushtetuese mban anime partiake dhe mundohet, në pikë të ditës, të mashtroj një popull të tërë.

Si do të mundet qytetari i këtij vendi nesër të besoj në vendimin e drejtë të gjykatave tjera kur Kryetari i Gjykatës më të lartë në vend shkel kushtetutën, ligjet dhe rregulloret e këtij vendi? Si mundet qytetari i këtij vendi të besoj në imparcialitetin e sistemit të drejtësisë kur Kryetari i Gjykatës Kushtetute tregon animet e tij partiake haptazi?

Këto dyshime të thella dhe që ngjallin frikë dhe pasiguri kolektive dhe individuale për të gjithë qytetarët e këtij vendi, do të kthehen në besueshmëri dhe në siguri vetem atëherë kur këto raste të zbulohen nga organët e rendit, të faktohen dhe të kenë shpjegimin e tyre të logjikshëme dhe të besueshëme.

Edhe drejtësia e këtij vendi do të gjejë besueshmëri kur në sistemin e saj të ketë njerëz që i përkasin vetem profesionit të tyre dhe jo partive politike. Gjerësa partitë politike janë ato që bëjnë prokurorët, policët, gjyqtarët e deri tek mjekët.... qytetari i këtij vendi nuk do të mund të ketë besim në drejtësinë e këtij vendi.

Tani për tani, asnjë qytetar i këtij vendi nuk mundet ti mbylli sytë apo ti kaloj këto afera sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Nuk mundemi ti varrosim njerëzit e vrarë pas shpine dhe të vazhdojm jetën tonë qytetare dhe politike sikur asgjë të mos jetë bërë. Jo ! Në mos paqim të drejtë të akuzojm, kemi të drejtën të dyshojm.

Dhe, mbi të gjitha, kemi të drejtë të kërkojm nga ky shtet (që nuk është pronë e Hashimit apo ndokujt tjetër, por pronë e përbashkët e popullit shqiptar) që të mobilizohen të gjitha resurset për tu zbuluar krimet e kryera në këtë vend dhe të vihet drejtësia në fronin që i takon. Deri atëherë ne do të rrimë duke dyshuar dhe jo besuar !

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)