26 Dhjetor 2024

Tri grupe mafioze të interesit, garanci e suksesit

Shkruan : Behxhet Sh.SHALA - BAJGORA

“ Qytetarët” e pispillosur :

Në lexim të parë këto tri grupe nuk do të duhej të trajtohen në një rrafsh. Madje, logjika e shëndoshë apo ajo që ende nuk është prekur nga “ ethet e minjve të nëntokës dhe mafiozëve të mbitokës “ e thotë pikërisht të kundërtën sepse njëri grup e përjashton tjetrin.. Kush janë  këta “ qytetarë” të pispillosur që e kanë merituar të jenë në titull të këtij shkrimi apo që kanë zënë një vend në kujtesën e dikujt.

Thjesht, që kanë zgjuar vëmendjen e bisedave të kafeneve , taksive, vizitave për kryeshëndoshje, kanagjeqeve dhe dasmave , synetive dhe takimeve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare që janë shumë të rëndësishme për proceset e anëtarësimit të Kosovës në NATO, BE , Kombe të Bashkuara , Shoqatën Kombëtare të Shkencës në Hajkobillë , Grupimi për Peshkimin e Tenderëve mbi 10 milionë euro , Kompaninë e Sigurimeve të Bali Katravellës me hajnat e kartonëve me ngjyrë të ushqimit për lopët më të mira në katund, Pablo Eskobar Group, Korporatën Al Kapone me miq, Fatosat e Stanishiqit, Te xharrahët e mikut të shqiptarëve Sulltan Sylejmani.

Ekspertët për ruajtjen e thesarit të pasurisë njerëzore dhe materiale së Sllobodan Milosheviqit në Kosovë dhe Shqipëri , Grupës për trashigimi kulturore dhe kombëtare të Vuk Karaxhiqit.

Instituti për hartimin e historisë kombëtare shqiptare sipas modelit të Ivo Andriqit dhe Vaso Çubriloviqit, në Institutin e Intelektualëve të Pavarur Kosovarë të njohur si lepirës të përjetshëm të pjatave dhe të një pjese të trupit të politikanëve injorantë që veten e konsiderojnë si zeusë ndërsa të tjerëve si gomarë dhe shumë institucione të tjera që, as nuk po ua di emrin dhe as vendin!

Prandaj, nëse nuk ua din as emrin e as vendin, si do ta mbledhësh Kuvendin! “ Qytetarët “ e pispillosur për të mirë (është e pamoralshme të futen në këtë grup) apo të këqinj ( që me meritë të plotë futen në duhet të këtë grup) e përjashton dilemën hamletiane!

Të jesh apo mos të jesh kur në fakt je! “ Qytetarët “ e pispillosur është “aristokracia” e  formuar pas heqjes së autonomisë së vitit 1989 edhe “ aristokracia” e formuar pas përfundimit të luftës në vitin 1999.

Këto “ aristokraci “ shquhen apo identifikohen me vetura të kushtueshme, truproja prej banditësh të cilët pastaj edhe vet u bënë “ aristokratë “ , të dashura të mbuluara me para dhe flori por të zhveshura nga rrobat dhe morali, frekuentim të lokaleve dhe restoranteve që nuk ua dinin as kuptimin e emrit, mësimin e gjeografisë duke shetitur shtete që nuk ua kishin dëgjuar kurrë emrat.

Stolisje me tituj akademikë dhe shkencorë duke mos hyrë asnjëherë në këto institucione , pushimet verore në Antali , Rodos, Florida, Ibica , San Tropez etj., ndërsa ato dimërore në Sent Moric, Insbruk, Garmish Parterkirhen etj., çmime ndërkombëtare për fleksibilitet politik.

Mirënjohje ndërkombëtare për oratori orale dhe shërbime anale, takime në korridore me mogulët vendimmarrës botërorë si infuzion për ringjallje dhe mbijetesë politike, fotografi ma krerë të Vatikanit dhe ajatollahë të Iranit,  qytetarë nderi të katundeve të Shqipërisë dhe klientë të rregullt në trajnime me divat e estradës shqiptare dhe atyre të Moldavisë, me punësimin në vende shumë kompetente edhe “ pulave “ të shtëpisë duke i ngulfatur edhe buajt e kojshisë për interese te “popullit “ , “shtetit “ dhe partisë!

Këta janë ata që kanë përfituar duke u “ aristokratizuar “ me para  të popullit që hiqte të zinjt e ullirit për të mbijetuar! Apo me paratë e mërgimtarëve apo diasporës (  për ata me tituj akedemik dhe shkencorë ) përmes Fondit të  3% -it të cilin e vodhën së paku 2% apo atij Vendlindja Thërret i cili  më shumë u përdor për nevoja individuale të mafiozëve se për Vendlindjen e mohuar, të vjedhur dhe të dhunuar!

Kush pati dhënë llogari për 3% e kush pati dhënë llogari për Fondin e Vendlindjes?! Askush ! Me këto para u fuqizua krimi politik dhe ekonomik. U promovuan dhe fuqizuan familjet mafioze të zhelanave ndërkaq po bëhen përpjekje për rehabilitimin dhe historizimin ( përjetësimin ) e mjeranave!


“ Qytetarë” të pispillosur janë gazetarë që dikur i hynin në b..hë  qyqe Brahimit e tash ushtrojnë gjimnastikë për të fituar kondicion  material dhe moral duke u varur për tope të tarak Hashimit!


Apo, ata hoxhallarë që këndonin ilahije dhe dikur besonin në sektin Ruzhidije e tash thonë se nga qielli ka pikur vetëm sekti Hashimije! Dhe për të cilët i vetmi ligjërim dhe këndim është : Amin, Hazreti Hashim!

Artistë dikur të merituar, tash poltronë ndaj grazhdit të certifikuar. Apo, politikanë që i shërbyen me babë e me fis Jugosllavisë dhe Serbisë e tash, çdo gjë bëjnë kundër shqiptarisë!

Ose , intelektualë të shndërruar në politikanë të moderuar , të pajisur me tituj shkencorë duke kopijuar nga të tjerët me bythë dhe me  dorë ! Të tillë ka shumë në vend por edhe në Kuvend! 


Ata që dikur , në emër të qytetarisë i këndonin  Jugosllavisë, shok Titos dhe partisë e që sot iu është lëmuar lëkura nga qejfi dhe zefi dhe të cilët ia ngulin katundarisë , në emër të qytetarisë!


“ Qytetarë” të pispillosur janë ata që dikur ishin katundarë –shqiptarë e tash janë bërë qytetarë- kosovarë!

Apo ata/o që me paratë e popullit frekuentojnë hotele me shtatë yje, biznes klas fluturime , Golden Card kartela për para të xhepit nga Buxheti social i Kosovës gjatë udhëtimeve dhe orgjive zyrtare në botën e përparuar , me rroba firmato dhe Victoria Secret tanga me fusnotë të praruar!

Kur i tregova një mikut tim se për çka do të shkruaj më këshilloi shkurt e shqip:” lëri këto dokrra o Behxhet shqiptari se të ka ikur koha dhe të han për kaftjall Lil kosovari”.

Më kapi veshi zëri i ëmbël i një gazetari riosh dhe me perspektivë që duke pirë qetas një makiato pa plumb këndonte nën hundë një këngë që është hit te ne  :” nën një portokalle o, të pashë unë ty, ojrot e  Pacollit o, ma bënin me sy, o për ojrot e Pacollit o, nuk më mori malli ( ka rrejtë), po më çmendi mençuria o, e këtij atdhetari ( përsëri ka rrejt )! Ose, Perëndia e lëshoi kushtrimin, e dërgoi Hazreti Brahimin ( rrenë pas rrene ) !

Kam lexuar se Neroni ia futi flakën Romës si frymëzim për të shkruar poezi. Mos “ qytetarët” e pispillosur të Kosovës , të frymëzuar nga Shekspiri po e bëjnë vram Kosovën për ta shkruar një komedi që mund të përfundojë lehtë në tragjedi!


Udbashët e dhjamosur do të jet shkrimi i radhës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)