22 Prill 2025

Tregtia me armikun

Shkruar nga Lulzim A. Beqiri

Ditë më parë Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike e Serbisë (OES) nënshkruan marrëveshjen mbi këmbimin e zyrtarëve ndërlidhës në të dy odat. U nënshkruan edhe shumë marrëveshje në mes të bizneseve kosovare dhe atyre serbe.

Mos harroni në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra,  1 396 fëmijë nën moshën 18-vjeçare, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.

Republika e Kosovës në vitin 2013 ka importuar 285 milionë euro nga Serbia, Sipas të dhënave nga Dogana Kosovës, për periudhën janar-mars 2015, importet nga Serbia kapin vlerën 64,045,350.84, kurse eksportet 3,314,973.07, që përbën një deficit prej 90.16%.

Është vërtetë shqetësuese për mua pushtimi i tregut kosovar nga produktet serbe, duke marrë parasysh që shumë herë ka rezultu që disa nga ato produkte janë edhe kancerogjene, produkte me afate të skaduara, thjesht nuk ka siguri nga produktet serbe.

Këtu lind pyetja sa nacionalist jemi ne, sa shumë e duam produktin vendor, sa shumë që proklamojm në rrjetet sociale “ Duaje tënden” , e në realitet konsumojm prap shumë produkte serbe, madje edhe institucionet tona po e legjitimojnë ketë dispalanc tregëtar sa i përket exporteve dhe importeve me Serbinë.

Pas Serbisë, është Kina me Import 48,460,068.77 dhe zero eksport, më pas Gjermania me 47,396,814.73 import dhe 1,910,758.61 eksport, pastaj Shqipëria me 20,799,940.63 import dhe 8,449,724.39 eksport.

Konsumatorët kosovar duhët që të konsumojnë produkte me origjinë më të saktë, sidomos produktet nga Shqipëria dhe vendet e Bashkimit Evropian, sepse ofrojnë edhe siguri më të madhe për konsumim, edhe njëkohësishtë niveli i shkëmbimeve tregtare me këto vende është me i mirë, prandaj edhe ne është koha të vlerësojmë bashkpuntorët.

Ne importojm produkte të cilat  mund t’i prodhojmë vetë, siç janë produktet e qumështit dhe produkte të tjera. Qeveria e Kosovës do të duhej të bënte politika më të favorshme për ruajtjen e produkteve vendore, ashtu siç veprojnë Gjermania, Turqia dhe vendet e zhvilluara.

Prodhuesit vendorë duhet të bëjnë përpjekje që produktet e tyre të jenë më cilësore, sepse kemi edhe produkte jocilësore.

Andaj mos blejë produkte serbe, duaje tënden.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)