01 Janar 2025

Tre pyetjet kryesore të marketingut

Shkruar nga Lulzim A. Beqiri

Ekzistojnë tre pyetje thelbësore për kompanit në lidhje me marketingun, me produktet e reja ose shitjet e produkteve aktuale.

Shumica e kompanive në Republikën e Kosovës ankohen për mos shitje të produkteve të tyre dhe konkurencen jo lojale që ata ballafaqohen aktualisht, duhet patjeter që vetës të ia bëjnë keto tre pyetje.

Disa nga kompanitë kosovare i bëjnë pyetje vetës për këto tre pytjet kryesore të marketingut, në lidhje me përmirësimin e produkteve të reja, dhe atyre aktuale, por fakti që ka shumë kompani që kurr nuk ia bëjnë vetës këto pyetje ka edhe probleme me shitje dhe me eksport të produkteve të tyre.

A ekziston tregu?

A ekziston tregu për produktin që ju deshironi të lansoni ?, sa janë të gatshëm konsumatorët të blejnë produktet e kompanisë suaj, sa i përshtatet rrethit dhe traditës se vendit tuaj për produktet e kompanis suaj.

Në qoftë se planifikon lansim të produkteve të reja në Kosovë, ju duhet patjeter të hulumtoni dhe të pyetni sa më shumë, në mënyr që të kuptoni sa më shumë për produktin që ju keni planifikuar të lansoni në tregun kosovar.

Në mënyrë që të determinoni nivelin e konkurencës për produktin që keni në plan të lansoni, konsultohuni me profesionist, Oden Ekonomike, zyrët e komunës përkatëse, më ndryshe thjesht kërko informata kudo.

Në vitin 2012 kompanitë Amerikane harxhuan mbi 8 miliardë dollar, për lloj lloj hulumtimesh tregu. Arsyea kryesore pse kompanitë amerikane harxhojnë kaq shumë është se ato duan të zbulojnë se a ka treg të duhur për atë produkt, ose për ndonjë shërbim i cili kompanisë do ti sillte përfitim kompanisë, njëkohësisht edhe konsumatoret të përfitonin.

Para se të lansohët ndonjë produkt apo shërbim i ri, kompanit duhët ti pyesin klientet në mënyre që edhe kosto të jenë më të vogla.


Kompania duhet bërë pyetje vetës para se të lansojnë produktin dhe atë:
Ø    A do ta blejë konsumatori produktin tim
Ø    Sa para duhët të paguaj klienti për produktin
Ø    Çfarë të metash ose dobish do të sheh  klienti te produkti juaj

 Sa janë përmasat e tregut ?

Kjo pyetje duhet të bëhet nga kampania para se të lansojë produktin apo shërbimin e ri, në kryerjën e analizave fillostare, kompania juaj do të kishte një pasqyrë se sa do të kushtonte produkti juaj i ri, çmimin që duhet venë produktit të ri, më qellimin që të bëhët fitimprurës.

Pastaj kompania duhet të jetë në gjendje të përcaktojë se sa njësi duhet shitur për ditë, javë, muaj dhe vit, për ta shpërblyer vetën për mundin dhe angazhimin deri në lansimin e atijë produkti.

Më në fund biznesi juaj, duhët të jetë në gjendje të percaktojë se a ka klient të mjaftuëshem dhe a mund ti kënaq nevojat e  konsumatorëve me çmim dhe cilësi si të konkurentëve të tjerë.

Mbajtëja e klientve ?

Klientët e kënaqshëm e përbëjnë kapitalin e një kompanie, klientët e pakënaqur janë rrënimi i kompanisë .

Këtu janë disa fakte interesante në lidhje me ruajtjen e klientit:

1. Marrja e klientëve të ri mund të kushtonte pesë herë më shumë se që kushton
një klient aktual. Kërkon një marrëveshje të mirë të shtyj klientët të largohen prej furnitorit aktual.
2. Një kompani mesatarisht humb 10 për qind për klientët çdo vit.
3. 5 për qind ulje në shkeljen e detyrës mund të bëj rritje të profitit prej 25 për qind në 85 për qind, varësisht nga industria.
4. Profiti i klientit kujdeset për rritjen e mbajtjes së klientëve.

Vlera është e njehsueshme prej klientëve gjatë tërë jetës shkaku i ruajtjes së normave të klientëve është tërheqja e konceptit të vlerave të klientëve gjatë tërë jetës (CLV).

Vlera e klientëve gjatë tërë jetës (CLV) përshkruan vlerën e tashme të nivelit të profitit të së ardhmes të burimeve të ardhura mbi blerjen e gjatë gjithë jetës të klientëve. Kompania duhet të heq dorë nga burimet e të ardhurave dhe ngritja e shpenzimeve, shitja, dhe shërbimi i klientit. Disa vlerësime kanë bërë ndryshim në prodhim dhe shërbime.

- Mark Grainer, ish kryetar i Technical Assistance Research Programs Institute (TARP), vlerëson që një klient besnik i një vetëshërbimi të madh është me vlerë $ 3,800 çdo vit.
Natyrisht, nevojat e kompanisë, në mbledhjen e mesatares të vlerësimeve të klientëve, në mënyrën e vlerësimeve të CLV për çdo klient.

Klienti është « mbret » edhe kur është një grua plakë që ndoshta nuk do të ketë kurrë rast të ankohet te dikush për të prishur reputacionin e ndërmarrjes (Gary)





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)