23 Dhjetor 2024

Tradhtitë e kthyera në traditë

Shkruar nga Gani Qarri

Edvin Kristaq Rama, në fakt është njëri nga ata, që realisht po tradhton jo vetëm Kosovën por dhe mbarë kombin shqiptar.

Vuçiqi ishte pjesë e qeverisë së Millosheviqit dhe shtetit okupator serb, me urdhrat e të cilit u dëbuan mbi një milion shqiptarë nga Kosova vetëm për fajin, se ata ishin shqiptarë.

Ai ishte njëri prej atyre ministrave okupator që nxitën ushtrinë dhe policinë shtetërore kriminele serbe për shfarosjen, përdhunimet dhe masakrat e panumërta mbi shqiptarët në Kosovë.

Aleksandër Vuçiq ishte dhe mbeti gjithnjë, personi kryesor përgjegjës i cili edhe sot mban peng trupat e mbi 1657 shqiptarëve të kidnapuar dhe ka lënë varret e hapura për ta, si dhe familjet në pritje, tash e mbi 20 vite me radhë,  për varrimin e mbetjeve mortore të fëmijëve të vet në atdhe, që të paktën të kenë një vend ku ti kujtojnë dhe qetësohet sado pak shpirti i tyre i vuajtur për humbjen e rëndë dhe pritjen kaq të gjatë mbi dy dekadëshe.

Ajo që dhemb më tepër, është fakti se sot jo vetëm Vuçiq përpiqet ti mohojë krimet e kryera nga soldateska kriminale okupatore serbe mbi shqiptarët në Kosovën e okupuar nga Serbia, por edhe Edvin Kristaq Rama, këmbëngul ti heshtë masakrat e tyre dhe bëjë të paqena ato.

Për aq më tepër, Rama as nuk dëshiron më t`ia dijë se si ndjehen mijëra nëna dhe etër shqiptar në Kosovë kur shohin kasapin e bijve të tyre dhe mohuesin e masakrave dhe krimeve më makabre serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, të ngrejë kokën me triumfalizëm përmes Tiranës, në shoqërimin e një kryeministri shizofren ala-serbofil-shqiptar.

Është shumë prekëse dhe pafundësisht e habitshme se si ka mundësi që vetëm Shqipëria tradicionalisht, qysh kur ekziston si shtet i pavarur, të mos mësoj as reflektojë asnjëherë për gjithë ato që kanë bërë serbët dhe Serbia okupatore kundër shqiptarëve jo vetëm në Kosovë por edhe në vet Shqipërinë londineze, në Has, në Dibër, në Lumë, Shkodër e deri në Lezhë dhe Durrës. 

Më 1946,kur ende nuk kishin kaluar as dy vite të plota prej kohës së ripushtimit të trojeve shqiptare nga sllavo-komunistët, dhe organizata famëkeqe OZNA, shef i të cilës që nga viti 1944 ishte Aleksandër Rankoviqi , po tmerronte shqiptarët gjithandej me krimet më mizore ndaj tyre, komunisti sllavofil Enver Hoxha, jo vetëm se kishte zgjedhur ta vizitonte Beogradin, por ai pa fije turpi dekoroi edhe vet kryekasapin e shqiptarëve të Kosovës Aleksandër Rankoviqin me Urdhrin « Ylli Partizan i Klasit të Parë !»

Aleksandër Rankoviq asokohe ishte edhe ministër i brendshëm i Jugosllavisë dhe arkitekti i shfarosjes, e urdhërdhënës i dëbimit të qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës nga trojet e veta etnike, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, por kjo nuk e pengoi Enver Hoxhën, që ta dekoronte atë me çmimin më të lart të shtetit shqiptar.

Nga viti 1946, bashkëemnaku i Vuçiqit, Aleksandër Rankoviqi jo vetëm se ishte edhe ministër i brendshëm i Jugosllavisë por edhe urdhërdhënësi dhe përgjegjësi kryesor i arrestimit, torturimit dhe vrasjeve makabre të mijëra të burgosurve politik, kryesisht shqiptar të cilët ai i kishte shpallur armiq të shtetit, të Jugosllavisë, megjithatë dekorimi i ndarë atij, nga Shqipëria,jo vetëm se ishte në fuqi gjatë kohës së monizmit, por mbetet i vlershëm edhe sot nën qeverisjen e Edvin Kristaq Ramës.

Përveç disa mijëra djemve shqiptar të Kosovës të mbledhur me tradhti edhe nga brigadat komuniste të Enver Hoxhës dhe dërguar mes përmes Shqipërisë në fundmarsin dhe fillimprillin e vitit 1945,për tu vrarë e masakruar masivisht në Tivar, vetëm nga viti 1946-1966,nga forcat e të ashtuquajturës “Organizata për Mbrojtjen e Popullit” (OZNA), që dirigjohej nga i dekoruari i Enver Hoxhës Aleksandër Rankoviq, në Kosovë u vranë pa gjyq mbi 70 mijë shqiptarë dhe dëbuan mese 300 mijë të tjerë në Turqi, që tokat dhe shtëpitë e shqiptarëve, tu jepeshin kolonëve ardhacak serbë.

Megjithatë Enver Hoxhën nuk e pengojë asgjë që ta himnizonte Rankoviqin me një dekoratë aq të lartë përkundër masakrimit të mijëra shqiptarëve si dhe dëbimit të qindra mijëra të tjerëve, dhe, çuditërisht dekorimi i po atij antishqiptari të tërbuar, ruhet dhe mbahet ende edhe sot në fuqi.

Nga 23 qershor deri më 2 korrik te vitit 1946 Enver Hoxha përveç puthjeve sllavo-ruse, gojë më gojë dhe faqe më faqe, me nënën plakë të Miladin Popovoqit, puthje ruse e cila, nga paslufta e 1945-s, është inkorporuar edhe te burrat shqiptar si përshëndetje e parë, në takimet e tyre, vetëm sa su bë edhe shtetas jugosllavë, dhe për rreth 10 dite me radhë, vizitoi pothuajse të gjitha pjesët e ish Jugosllavisë, duke injoruar vetëm Kosovën dhe tokat tjera shqiptare nën pushtimin serbo-sllav.

Më 27 qershor të atij viti, në nderim të mbajtjes së qëndrimit të tij, tërësisht përjashtues, njëjtë si Edvin Kristaq Rama sot, ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe ngazëllimit me vizitën “vëllazërore” që vijonte tu bënte popujve jugosllav, si shpërblim Enver Hoxha u dekorua nga Ivo llola Ribar me Urdhërin e « Heroit të popujve Jugosllavë!»

Lind pyetja, po Edvin Kristaq Rama, njeriu që nuk ka dhënë asnjë kontribut të vetëm sado modest për UÇK-n, dhe çlirimin e Kosovës, pas Goran Bregoviqit me çka tjetër do ta shpërblejë Aleksandër Vuçiqin, përveç premtimit të tokave të Kosovës, në mënyrë që t`ia plotësojë te gjitha orekset serbomëdha të Aleksandërit të ri dhe antishqiptarit më të rafinuar bashkëkohor , të ashtuquajturit Vuçiq, kur dihet se përveç që nuk ka ofruar asnjë ndihmë a kontribut, veçanërisht po ky Edi Ramasis nuk është dukur askund kur zhvillohej lufta për çlirimin e Kosovës, nga okupatorët serb.

Për aq më tepër, në njërën anë Edvin Kristaq Rama(pulos) thotë se kufiri me Kosovën nuk do të hapet, ndërsa në anën tjetër deklaron se do ti shuaj kufijtë me Serbinë, ku i sheh ai kufijtë e Shqipërisë me këtë shtet okupator të shqiptarëve dhe si mund të arrihet kjo pa shkelur barbarisht mbi Kosovën?!

Ndaj dhe nuk është aspak e habitshme se pse vijnë kaq shumë reagime nga të gjitha anët, sidomos pas takimit të fundit në Tiranë, ku sërish u anashkalua Kosova, për të ashtuquajturin “min-shengen” ballkanik, reagime të cilat arrijnë edhe prej SHBA-s, si nga Edward Joseph, profesor në universitetin “John Hopkins” në Washington, i cili thotë publikisht se e kupton pozicionin e Vuçiqit, që dëshiron izolimin e Kosovës me çdo kusht, por as ai fare, nuk arrin ta kuptojë pozicionin e Edi Ramës, që për shumicën e qytetarëve të Kosovës, akti i tij, nuk është asgjë më shumë, as më pak se sa tradhti.

Madje ende pa u varrosur të gjitha viktimat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga Serbia okupatore e cila me çetnikun Aleksandër Vuçiq në krye, përveç shtëpive të djegura e të bëra rrafsh me tokë, anë e këndë Kosovës, që në sytë tanë ende nxjerrin flakë e tym, edhe sot e kësaj dite mese 1657 të vrarë e të kidnapuar, vazhdon ti mbajë peng, e të mos ua kthejë trupat e tyre familjeve në Kosovë, dhe megjithatë regjimi i Beogradit ka gjetur një puthadorë të përulur e të shitur shqipfolës si Edvin Kristaq Rama(pulos) që të realizojë në tavolinë, ato që nuk mundi ta arrinte për mbi 100 vite luftë.

Kosova nuk u ftua në takimin e mbajtur në Novi Sad dhe Edi Rama heshti, Kosova kërkon bashkimin me Shqipërinë e jo me Serbinë,por Edi Rama thotë se nuk do të hapet as kufiri, Kosova nuk mund as nuk ka si ta pranojë një mini-shengen që rrezikon pavarësinë dhe ekzistencën e saj si shtet ilirë e i pavarur, kurse Edi Rama thotë ejani dhe futuni sërish në ombrellën e Serbisë për të krijuar një minijugosllavi me kryeqytet Beogradin e padron Serbinë, duke mos hezituar ta përdor edhe gjuhën më të ashpër të urrejtjes deri në shizofreni, ndaj institucioneve legjitime të Kosovës vetëm pse ato janë bashkuar, për mbrojtjen e vendit të vet, nga riokupimi serb.

Kosova është shtet i pavarur dhe as vasaliteti yt ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së saj, nuk do të mund të na detyrojë të heqim dorë nga liria jonë e arritur me aq shumë gjak të derdhur kombëtar, përpjekje, mundi, përfshi edhe ndihmën e NATO-s, për çlirimin, ngritjen dhe ndërtimin e shtetit tonë të ri, Kosovën e Pavarur.

Ndaj mbarë Kosova dhe populli i saj, të bëjnë thirrje ultimative, më mirë ik ore tradhtar me traditë, se ti jo vetëm që po rrezikon Kosovën por bëre edhe Shqipërinë, të pabanueshme për shqiptarët dhe çorodite tërësisht edhe shtetin shqiptar

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)