Toka e Kosovës është aset i Kosovës
Shkruar nga Seremb Gjergji
Trepça dhe të gjitha minierat tjera janë tokë e Kosovës, janë ASET i Kosovës. Këtë realitet nuk mund ta ndryshoi askush ashtu sikur askush nuk mund ta ndryshoi integritetin territorial të Kosovës. Deklarimet serbe janë të kota - ashtu edhe duhet të trajtohen.
Qeveria e Kosovës ka nevojë dhe duhet të gjejë modelin i cili e bashkon Veriun dhe Jugun e Trepçës dhe të ndërtoi një kompani e cila jo vetëm që tejkalon Agjencionin e Privatizimit, por që hapë rrugën për investime të jashtme; dhe brenda një periudhe pesë (5) vjeçare bëhet shembull për zhvillim. Minierat tjera, menjëherë duhet ta ndjekin këtë rrugë.
As Trepça e asnjë minierë tjetër nuk duhet të jetë pjesë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka as arsye e as nevojë. Asetët e Kosovës, janë vlerë e pa-negocuëshme me asnjë vend. Çdo zgjidhje e problemeve ligjore, pronësore apo edhe tregtare, duhet të gjendët në Kosovë; nga Institucionet e Kosovës dhe askund tjetër. Ndalimi i Procesit të FALIMENTIMIT të këtij gjiganti nga ana e Kuvendit të Kosovës është hap i fuqishëm drejt hapave të tjerë që do ta përkufizojnë pronësinë dhe vlerën reale të AKSIONEVE të sajë.
Presidenti i organizatës hulumtuese shqiptare Mineralet Shqiptare, z. Sahit Muaj ka thënë se hulumtimet në Kosovë kanë treguar se ka një rezervë të mineraleve të ndryshme nga Ari e deri tek Hekuri dhe Qymyrin, Thëngjill Guri (Linjiti) më vlerë $2 triliard dollarë ($2.000.00 miliard). Vetëm Trepça ka rezerva të jashtëzakonshme për kapacitete botërore të Plumbit, Zinkut, Hekurit, Argjendit, Aluminit, Arit dhe rreth 13 minerale të rralla. Territori i Kosovës mesë shumti është i pasur me minerale si Qymyr, Zink, Ari, Argjend, Boksit (56% alumin), Magnez, Plumb, Krom, Asbestit, Mermerit, Plutoniumit dhe një sërë mineralesh të rralla.
Sipas ekspertit kosovare me famë botërore, Bajram Shabani në proceset e reja teknologjike të përpunimit të metaleve nga Mineralet e Kosovës mund të përfitohen edhe 3 metale të rënda që deri me tash ka qenë e pamundur.
Banka Botërore e renditë Kosovën në vendin e 15 në botë për rezerva të Thëngjillit me një vlerë prej $13.5 miliard dollar. Andaj, shfrytëzimi i thëngjillit është ESENCIAL për zhvillimin e Kosovës.
Institucionet e Kosovës duhet të bëjnë hapa gjigant në zhvillimin e Politikave Investuese në Kosovë dhe të lejojnë investimet e jashtme në vend pa u kërkuar haraç dhe tu mundësojnë atyre investime miliardësh. Rasti më i freskët është Gjenerali Clark i cili synon të zhvilloi Derivate Sintetike për automjete dhe aeroplan. Clark kishte thënë kur ishte në Kosovë: Ky investim do të jetë ndryshim për vendin dhe hapë investimet e huaja miliardëshe për vendin.