06 Janar 2025

T'ia dimë hallin vedit

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Se pari, është mirë, t'ia dimë hallin vendit. Jemi dëshmitarë, kur edhe disa liderë partish, por edhe disa individë, që gjatë luftës, shpëtimin e gjeten në Stankovec, Bllacë, por edhe në kampet e Shqipërisë, menjëherë pas lufte, u pozicionuan nëpër subjekte politike, e në veçanti, përmes klaneve e grupeve të ndryshme të interesit, u futen nëpër institucionet e Kosovës dhe i vetmi angazhim i tyre ishte pasurimi dhe plaçkitja e gjithë asaj që i mundësohej.

Tashme kur ka filluar tu prishet kjo "rehati",  shumica e tyre, janë në gjendje, që jo vetëm ta djegin e ta prishin në themel,  por edhe ta rrafshojnë këtë vend e këtë popull.

Për gjithë ata, që kanë përcjellë diskutimet e disa liderëve në tubime protestuese, por edhe, nëpër debate televizive, dhe në foltoren e Parlamentit e të Qeverisë, këta \"patriotë\", me gjestikulacionet përshëndetëse drejtuar audiencave, por edhe mesazhet drejtuar popullit e simpatizantëve te tyre,  po sillen e po trumbetojnë, sikur Kosova te ishte një superfuqi botërore.

Po sillen sikur ne te kishim 500 milion ushtarë që na mbrojnë kufirin,  sikur në të ishim një Kore e veriut me shumë koka bërthamore dhe rrezik për gjithë boten, sikur ne te ishim një popull qe jemi çlirua vet dhe kemi sakrifikua çdo gjë për te arritur lirinë.....

Kina, një shtet me afer një milardë e gjysmë banorë, po benë kompromise dhe shumë herë, po i nënshtrohet rregullave dhe kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare.

Andaj është mirë që ne si popull, qe tashme nuk e kemi një pushtet mizor dhe barbar, si Serbinë e cila hiq me larg se para 15 vitesh ishte ajo qe na zhvendosi mbi gjysmën e Kosovës, përtej kufijve,  ti kthehemi realitetet te krijuar, ti perveshemi punes, dhe ta duam këtë Kosove dhe ketë shtet,  te vetmin qe e kemi, edhe pse po çalon, dhe secili te japim kontributin ne forcimin e këtyre institucioneve, gjithnjë me veprime pozitive, dhe gjithsesi,  edhe Bashkesine e komunave serbe, edhe demarkacionin, edhe shume deformime tjera,  ti pengojmë, pikërisht me funksionalizmin e këtyre Institucioneve dhe kurrsesi,  me logjiken shkatërrimtare: "hajde ta kallim".,  te vazhdojmë ne pafundësi!!!

Edhe partneriteti me bashkesine nderkombetare, e ne veçanti me ata qe kane kontribuar me se shumti, është çelësi kyç, për tejkalimin e kësaj situate,  ne te kundërtën, ne jemi një hiq gjë,  ne ketë pjese te Ballkanit,  apo një pike uji ne oqean.

Kthjelluni, more hipokrite…,

 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)