Thirrje per nje qasje ndryshe
Shkruar nga Avni Tafili
Kombi yne me teper pat vajtues e qyqare, se sa rilindase e flijues!
Te qajme e te fyejme, tani? Jo. Te mesojme.
Pra, ta ndryshojme qasjen. Po e ndryshuam, e ndryshojme edhe historine e perseritjes se gabimeve nder shekuj. E ndryshojme edhe te ardhmen e kombit.
Duke ndryshuar pra, te tanishmen.Ta duam ate qe zgjedhim, ta mbeshtesim ate. Nese shkel parime, le ta kundershtojme, pa iu larguar.
Asnjehere nuk ka funksionuar largimi. Madje, duke dashur te bejme mire, kemi bere shume me teper keq.
Kemi filluar gjithnje prej zero.
Edhe tjetri sna ka pelqyer, e kemi luftuar. E jemi kapur pastaj per nje tjeter. Keshtu, thuajse e gjithe historia jone qe mbahet mend e rrefehet nepermjet gojedhenave, kerce prej nje dege ne tjetren.
Kur ndonjeri prej nesh arrin, ose i thurim kenge lavdie ose poshterimi. Jo ta ndjekim shembullin e tij, apo te bashkepunojme per te miren e te gjitha paleve.
Jo, ose deri ne shenjterim, ose deri ne poshterim. Ky seshte i mire. Ai eshte keq. Ata genjejne. Keta mashtrojne. Ky tradhtar, ai lakmitar.
Ky sben, ai sben!
Kjo duhet patjeter te ndryshoje!
Per ndryshe, ska te ardhme te ndritur per kombin tone.
Pastaj, behemi me Shkupin, shajme Tiranen. E behemi me Turqine, shajme Ameriken. Pastaj behemi me Europen, shajme Turqine.
A mund te mos e shajme as njerin as tjetrin?
Te zhvillohemi e te perparojme si popull i ekuilibruar?
Njerezit e çdo populli gabojne. Por ata popuj qe u zhvilluan e perparuan, nuk i dhane njerezit e vet. I mbajten, i ndryshuan e i permiresuan.
Ndonjehere me duket si lloj hipokrizie.
Qendrojme sa qendrojme pas, pastaj heqim dore, dhe dalim me grupin a partine tone, dhe themi ate qe themi. Dje ndryshe, sot ndryshe. Sikur behemi si me te paster, me te drejte, me kombetare, me patriote.
Ky ves i keq po nuk u luftua, do te mbetemi ata, per arsyen e se ciles, u ndame, u perçame, u luftuam e u dobesuam.