26 Dhjetor 2024

Thashethemet në Kosovë, modë e veprimit politik

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Se shqiptarët kanë prirje për t’i hiperbolizuar gjërat e kam pasur të qartë kaherë, pasi shpesh mizën e kanë bërë buall dhe në këtë kontest shihet edhe zhurma e ngritur shpeshëherë për dhe rreth veprimtarisë së SHIK-ut në Kosovë.

Ca liderë politikë, deputetë të Kuvendit të Kosovës këtë mekanizëm të shpërbërë kaherë e shohin fajtorin për të gjitha të këqijat e Kosovës.

Beteja e humbur politike për tha dhe fajtori dihet, SHIK-u. Të tillët nuk kursejnë asgjë për të shënjuar e thënë për të keq një kohë të caktuar, një elitë të caktuar veprimtarësh me dëshirën e presionit të opinionit shoqëror të bëjë viktimën sikur kohën ashtu edhe elitën.

Po mendojnë që roli i të qenurit “viktimë” u sjellë favore politike dhe shfajësime për dështimet para elektoratit të vet.

Të akuzosh SHIK-un e dikurshëm vazhdimisht dhe atë me gjuhën më të vrazhdë të mundur si organizatë kriminale edhe pse asnjë mekanizëm i drejtësisë, qoftë vendore a ndërkombëtare nuk e vlerëson si të tillë, madje nga partnerët tanë ndërkombëtar, drejtuesit e këtij mekanizmi respektohen shumë dhe për ta janë bashkëpunëtor të shkëlqyer.

Tek popullata vendore janë respektuar në masë të madhe dhe kjo gjë u dëshmua në të gjitha zgjedhjet.

A thua këta zhurmagjinj, të cilët po e hiperbolizojnë e fajësojnë forcën e këtij mekanizmi të dikurshëm, po të ishte ky i fundit aq i organizuar si në numër e strukturë, a do ta kishin guximin për të bërë zhurmë sa herë të dalin në opinion apo para faltores së Kuvendit?

Cila na qenka demokracia kur një individ, e në rastet konkrete një politikan a deputet merr drejtësinë në dorë dhe thotë se kjo organizatë është kriminale, gjersa kjo tjetra nuk është?

Pse në Kosovë tolerohet që kaq lehtë të preket krenaria e të tjerëve për një të kaluar?

Thashethëmet në Kosovë janë bërë modë e veprimit politik dhe e etiketimeve të personaliteteve në politikën rivale.

Ato madje kanë filluar të përdoren si mjet i politikës, e cila padyshim që do ta lodhë qytetarin, pasi që siç thotë një thënie: “Thashethëmet janë arti i të thënit hiç gjë, në atë mënyrë që nuk le asgjë pa thënë”.

Në shtetet, shoqëritë e të cilave aspirojnë demokracinë, bërja e politikës me thashethëme është vërtetë një hap që e kthen prapa.

E njohur si spiune Mata Hari, e famshme nuk u bë se kishte një histori të dokumentuar të veprimtarisë a zhvilluar ndonjë aktivitet të spiunazhit ndaj akcilit vend a komb.

Ajo u shqua dhe dallua pas ekzekutimit të saj në mënyrë dramatike, por që më vonë u kuptua se ishte viktimë e presionit të opinionit shoqëror e medial për të treguar se gjoja politika po bënë diçka dhe po zhvillon aktivitet siç po mundohet të bëjë dikush tani në Kosovë.

Sa herë që ca oponentë politikë dëshirojnë të faktorizohen, zgjohen nga gjumi i thellë, nga mosveprimi në kohë e hapësirë dhe gjenë si adresë të fajtorit ish SHIK-un.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)