27 Dhjetor 2024

Thaçi në panik

Shkruar nga Faik Krasniqi

Kryeministri në largim Hashim Thaçi, është në panik të madh. Është në siklet shumë të madh. Është shumë i lodhur. I katandisur. I trembur. I hutuar. Nuk është më “komod”. Është shumë i shqetësuar.

Ka shumë arsye të jetë i shqetësuar. Partia e tij po shkon drejt greminës. Po tkurret. Njerëzit dita-ditës po i ikin. E ka shumë të vështirë. Nuk e ka të lehtë. E kuptoj fare mirë. Pas shtatë viteve kryeministër nuk e ka të lehtë të shkojë prapë në opozitë.

Ai e din fare mirë se si është të jesh në opozitë. Këtë gjë e ka provuar në “lëkurën” e tij për tetë vite me radhë. Thaçi është i “\'zgjuar”, nuk është naiv. E ka kuptuar me kohë se nuk do ta fitojë edhe një mandat.

Është duke vepruar sipas teorisë se “shpresa vdes e fundit”. Nga paniku i madh s\'po lë gurë pa lëvizur, duke bërë koalicione edhe të panatyrshme. Ai është duke u munduar ta kapë trenin e fundit.

Por, është vonë. Është tepër vonë. Çdo veprim i tij është pas orës 12-të. Populli e ka kuptuar se nuk është lider i denjë për të udhëhequr, por vetëm një demagog. Ky popull e ka humbur besimin tek ai.

E ka kuptuar se ai është vetëm një mashtrues, që për vota është në gjendje të bëj çdo gjë, madje të bëj premtime që edhe ai vetë nuk iu beson.

Një lakmitar i çmendur për pushtet. Populli është lodhur nga gënjeshtrat dhe nga keqqeverisja e tij. Është lodhur nga premtimet e tij të rreme.

Ai madje është zhytur aq thellë në papastërtinë e qeverisjes së vendit, sa pa u skuqur fare e mashtron opinionin e vendit kur thotë: \'\'Ne kemi realizuar të gjitha standardet dhe kriteret për liberalizimin e vizave tani Bashkimi Evropian po vonohet në raport me Kosovën, është një vonesë e padrejtë në raport me institucionet dhe qytetarët e Kosovës\'\'.

Ka edhe qindra arsye të tjera pse elektorati me votën e tij do ta ndëshkoi, ashtu siç e ndëshkoi në zgjedhjet lokale. Por, këtë herë do të ndëshkohet akoma më keq!

(Autori është publicist nga Prishtina)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)