Thaçi III, Qeveria pa kthim
Shkruar nga Mr. Fidan Mustafa
Zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare në Kosovë, ishin një test i rëndësishëm për të ardhmen e vendit në raport me bashkësinë ndërkombëtare, një proces nga i cili do të vlerësohen shumë çështje në të ardhmen një sukses që do të shpije Kosovën drejt Bashkimit Evropian.
Përfundimi i procesit zgjedhor rezultoi me formimin e blloqeve Opozitare si një forcë e “vetëshpallur” politike për të qeverisur vendin. E cila nuk ka të bëj asgjë me vet idetë politike të këtyre subjekteve e aq më pak me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Është përfolur shumë për Kosovën si një vend “Sui Generis” nga i cili edhe tani po kërkojnë një zgjedhje po të kësaj natyre me ide e pretendime të ndryshme nën petkun e demokracisë, nga e cila dëshirojnë të ndryshojnë votën e qytetarëve sikur të ishin lektorët e një libri komik.
Dëshira e bllokut opozitare është diçka e kundërta e asaj që përkon me realitetin dhe mundësit në terren. Një situatë e cila do të favorizon edhe më tej ideatorët dhe programin e PDK-së në raport me qytetarin si një Mision I Ri. E them këtë ngase është dëshmuar në zgjedhjet e kaluar se sa kanë pasur mundësi partitë opozitare të ndërmarrin veprime të koordinuara në mes veti për të ndryshuar qeverisjet e mëhershme.
E vërteta e gjithë kësaj kauze politik është për të krijuar një mjegull në mes të verës, nga e cila do të përfitojnë tre aktor kryesor, që do t’i mundësojnë PDK-së të formoj qeverinë me numrat e mjaftueshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
E para: Do të përfitoj AKR-ja për të kaluar pragun zgjedhor duke u numëruar votat me kusht dhe nga diaspora, vota të cilat do t’i mundësoj të futet në parlamentin e Kosovës me 7 Deputet, pse jo edhe si pjesë e koalicionit në qeveri.
E dyta: Do të përfitoj komuniteti Serb me vendet e rezervuara 10+10, pasi që është shume i pakënaqur me procesin zgjedhor e cila nuk ka arritur të kaloj pragun zgjedhor. Sipas Hajredin Kuçit, për t’i dhen edhe një mandat vendeve të rezervuara, ka deklaruar për DW se: “Kosova nuk duhet t’i ketë frike veprimet e pakicave”. Po ashtu bazë juridike do të kanë edhe atë se këtij komuniteti i janë ndërprerë vendet e rezervuara për Një vit më herët dhe si kompensim do ti takojnë edhe një mandat në bazë të pakos së Ahtisarit.
E treta: Përqendrimi i opozitës duke formuar blloqe opozitare, PDK-ja i ka shfrytëzuar të gjitha rrugët në dispozicion për të arritur çdo qellim për implementimin e Misionit të Ri. Madje me lëvizjen e këtyre dy pozicioneve (AKR-së dhe Vendet e rezervuara), PDK-ja i ka numrat e mjaftueshëm për formimin e qeveris së re në Kuvendin e Kosovës.
Sipas kësaj analize supozojmë se: PDK me koalicionin ka 37 Deputet, e cila do të futet në koalicion me AKR-në që do të ketë 7 Deputet dhe minoritetet me vendet e rezervuara prej 20 Deputetëve. E gjithë kjo jep një përfundim se qeveria e ardhshme do t’i ketë 64 Deputet.
Ndërsa, sa i përket zërave për interpretimi të kushtetutës dhe deklaratës së Presidentes për mandatarin e ardhshme, këto janë blofe politike nga opozita për t’u arsyetuar edhe një herë dështimin para elektoratit të saj, pasi që disa nga liderët e opozitarë kanë dhënë premtime se: Nëse nuk dalim fitimtare do të japim dorëheqje.