22 Prill 2025

Terrorizmi maqedonas mposhtet vetëm me shkëputje

Shkruar nga Asllan Dibrani

Sikur të ishin të ndërgjegjshëm deputetet aktual shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë, kishin për ta thirrur mbledhjen urgjente dhe formimin apo konstituivin e organeve gjegjëse për shpalljen e pavarësisë dhe shpartallimin e Maqedonisë.

Zgjedhje  tjetër  nuk ka , pos  konfederatës së përkohshme në Maqedoni ose shkëputje  dhe bashkim me Shqipërinë që do të përfshinte edhe territore që ndodhen sot në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi.  

Për ta paralizuar  regjimin e egër të  sllavo-maqedonasve dhe  oportunizmit e politikes qyqare të shqiptareve zyrtare si në Maqedoni  nga lidershipi  i atjeshëm  qe rrinë në heshtje, po ashtu edhe  në Tiranë  dhe Prishtinën zyrtare.

Më së miri,po tregon  zëri i  qytetarëve  më protestat e tyre  që nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova, Struga, Ohri, Dibra,Kërçova,Prishtina,Tirana, dhe qytete tjera përbrenda Shqipërisë dhe Kosovës me protestat kundër  regjimi të Maqedonisë!  

Rasti të montuar “Monstra” dhe varg veprimet antishqiptare deri të rasti i Kumanovës janë  arsye të fuqishme që të ndërgjegjësohet  faktori shqiptar dhe  ta paralizojë  Maqedoninë artificiale.

Demagoget shqiptar të rrejshëm gjeja se po mbrojnë interesat e shqiptarëve janë  vetëm  aktrime sipas  notave që ju bien maqedonaseve.

Protesta të tilla u mbajtën  dhe po mbahen në shenjë solidarizimi edhe në mërgatën shqiptare, që  nga zullumi  dhe terrori sllav u detyruan të emigrojnë  në shtete të ndryshme të perëndimit.  

Si në të kaluarën  për rastin e Kosovës mërgata shqiptare ishte promotorr i lëvizjeve për çlirimin  e Kosovës, po ashtu  janë duke  e dridhur  dhe rikujtuar padrejtësinë  ndaj shqiptarëve historikisht. Një  hise e padrejtësisë  po shkallëzohet edhe  këto ditë  me rastin e Kumanovës.

- Akti i pasigurisë juridike dhe diskriminimit që u bëhet vazhdimisht vëllezërve tanë nga shteti barbar  i Maqedonisë dhe  trajtimi  i tyre si qytetarë të dorës së dytë, krijon hapësirë dyshimi që  mos t\'i shpëtoj  një lufte të re  Maqedonia,  nëse vazhdon me një  prezencë të reprezaljeve, dhunës dhe terrorit kundër popullatës shqiptare  nga shteti shovinist-sllav i  Gruevskit i  dirigjuar nga caqe tjera antishqiptare?!...

Politikës  shoviniste të  Maqedonisë sllave po u shkon për shtati heshtja që po bëhet në Tiranën zyrtare dhe në Prishtinë, po edhe nga lidershipi  shqiptar në Maqedoni, që janë treguar shume te pa përgjegjshëm në këto çaste dramatike.  

Kjo heshtje  e  liderëve të zgjedhur nga vota  e popullit apo me manipulime ,nuk përjashtohet rasti që  protestuesit do të gjejnë një rrugëzgjidhje ma të drejtë me kritere të reja  dhe  parime për zgjedhjen e problemit  njëherë e për gjithmonë.

Zëri i këtyre  shqiptarëve që e duan atdheun e tyre  duhet  ta qesin jashtë loje  politikën zyrtare të mjerë të Menduh Thaçave,  Ali Ahmetave dhe të tjerëve,  që e zhgënjyen dhe po e zhgënjejnë popullin e vet  me demagogji injorancë dhe  mashtrime!!!

 - Si  kriter, alternativë dhe model aktual i zgjedhjes së problemit në Maqedoninë skandaloze, duhet të jetë rruga e fundit që pakënaqësia e tyre protestuesve  të  kalojnë nga protesta në rrugë,  në institucione zyrtare për shpalljen e pavarësisë se  territorit shqiptar  në Maqedoni .

Proceset politike duhet t\'i paraprijnë  rrugës së sajë  drejt pavarësisë duke i shpallur të gjitha dokumentet e mëparshme të pa vlefshme që i  nënshkruan partitë politike shqiptare  në dëmin e popullit shqiptar .

Sikur të ishin të ndërgjegjshëm deputetet aktual shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë, kishin për ta thirrur mbledhjen urgjente dhe formimin apo konstituivin e organeve gjegjëse për  shpalljen e pavarësisë dhe shpartallimin e Maqedonisë.

Zgjedhje  tjetër nuk ka, pos  konfederatës së përkohshme në Maqedoni ose shkëputje  dhe bashkim me Shqipërinë që do të përfshinte edhe territore që ndodhen sot në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)