Terrori i tankeve serbe në Kosovë Linodre
Shkruar nga Valon Jashari
Terrori i tankeve të shtetit serbe në këto dy ditët e fundit në Kosovë Lindore, në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegjë, duke defiluar në çdo kohë dhe hapsir shqiptare edhe atë edhe ne meset e banuar me popullat shqiptare civile dhe në mesin e ditës në mes të fëmijve e nxënsve edhe njëher po dëshmohet se politika shteterore serbe me në krye me kryeministrin Vuçiq janë vazhdmisi e politikës hegjemoniste e gjenocidiale anitshqiptare e antiperëndimore.
Pasardhsit e nostalgjikët e politikës së Millosheviqit ende po i reflekton hija e tij në politikbërjen e shtetit serb, dhe shumë larg qëndron shteti serb ndaj parimeve dhe obligimeve që duhet të ndjek ndaj bashkimit europian.
Politika serbe është e përqendruar më shumë drejt destabilizimit përkrah asaj politikës ruse që kohëve të fundit në ballkan ka shfaqur interese për destabilizim.
Refleksionet me pretekst të politikës në Maqedoni shteti serb po sjell këto konvoje të tankeve të artileris së rënd luftarake edhe ate duke përqendruar në shumë vendbanime shqiptare, edhe pse shikuar për kokë banori ky rajon ka më së shumti ushtar të përqendruar në këtë rajon dhe mund të konsiderohet rajoni ndër më të militarizuarit në këtë pjesë të europës-juglindore.
Ky militarizim i zonës në hapsirën shqiptare ka konatacione të pastra politike atë me elemente të frikësimit e shfaqjes së pasiguris e terrorit shtetror serb mbi këtë popullat shqipëtare e cila është mbetur e lënë nën harresën e mekanizmave ndërkombëtar.
Serbia duke dashtur që të demostroj forcën e saj ushtarake në rajon gjë të cilën as që e ka, pasi që është e ngodhrur politikisht e ushtarakisht vetem me manovrime të tilla ushatrake ndaj zonave civile, mundohet të jetë faktor stabiliteti e që në faktë gjithnjë është faktor destabiliteti.
Rajoni e Kosovës Lindore shteti serb kohëve të fundit e përdor si trampolin për destabilizim, dhe aq poshtë ka rënë niveli i politikës serbe sa që nuk shkon java duke përdorur kërcnime ndaj edhe liderve lokal shqiptar të cilët janë aq të pa fuqishëm sa që nuk kanë prapa tyre as edhe sa një shoqatë e gjuetarsh për të mbrojtur veten e as për të rezistuar kësaj politike hegjemoniste serbe.
Sheti serb në këtë rajon ka filluar të i dalloj shqiptart e mirë dhe ata jo të mirë, ata që duhet favorizuar dhe ata që duhet luftuar, ata që janë irridentista dhe ata lojalista, ata që heshtin gjenocidin shtetror serb dhe ata që ngrisin zërin, me këso fragmentizimesh donë që mos të kenë unifikim kjo provic e harruar, pasi që shumë mirë shteti serb e dinë se sa janë të vendosur politikanët e kësaj ane, dhe sa janë në gjendje të vdesin në këmb se sat ë jetojn në gjunjë.
Konceptet politike për ata lider loka në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegj nuk ekzistojn, ekziston kolltuku për të ngrën ende dinarin e qelbur të serbis që po ja vrasin me atë dinarë edhe perspektivën kombëtare e europiane fëmijëve të tyre, se ajo përulje nuk ka definicion tjetr pos skllevëri dhe se skllevëria më e madhe është të mos kesh liri e të mos konsiderohesh i lirë, dhe lirija është një thelb i vuajtjes së shpirti e mendjes dhe aty ku ska liri mendja dhe shpirti janë të vdekura.
Dhe fundja paqja nuk mund të ruhet kur tërë ajo popullat ndjehet e përballet me skllevëri, dhe se ora e vëtëdijes kombëtare edhe tek ajo popullat ngadal po afron, dhe se këmbana e liris ka filluar të kumboj.
/Autori është historian, ish-veteran i UÇPMB-së, ish-Kryetar i Lëvizjes së Lirisë, lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ish i burgosur në grupin e Dobrosinit dhe tani akoma në këtë proces gjyqësor si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare/