Të verbër në dialog
Shkruar nga Islam Krasniqi
Bisedimet në Bruksel që nga fillimi kanë shkuar për së mbrapsht, ku qeveria e Kosovës ka hyrë me kokë lartë në to dhe tash spo mund të dalë as si pulë e lagur.
Nuk e di së çka kërkuan në këtë rrugëtim të verbër, duke e njohur historinë e shtetit fqinjë, i cili udhëhiqet nga kriminel të luftërave të Ballkanit, por ju futën dialogut si të verbër, duke e fuqizuar vetën dhe shfajësuar ata, pa ditur së cili do të jetë fundi i këtij skenari të bisedimeve, ku vlera e këtyre bisedimeve për ne ishte zero, gjersa për serbin ju hapen dyert e Shtëpisë së Madhe.
E tash e sa vite dialog me Serbinë ajo si ndal ënde provokimet e saj ndaj republikës së Kosovës, po vepron ende më gjuhen e njërit të Millosheviqit, dhe këta heshtin, si të mjerë.
Kush do ti pri karnavalit të shpëtimit, për shtetin tonë, rrugëtimi për në BE shumë i gjatë, liderët tanë kanë humbur rrugën e vërtet, fuqia e tyre të cilën e posedonin u shua, dhe për veprimet e tyre të kundërligjshme, në bazë të të cilave nuk po mund as ne vetë ti njohim.
Ëndrra për Evropë po vdes nga dalë, etja e madhe për pushtet e verboj qëllimin që kishin sa u identifikofshin si njerëz, dhe shkatërruan çdo ëndërr që kishte ky popull.
Deri kur do të nëpërkëmbemi nga të tjerët, kur do ti themi stop padrejtësisë, edhe ne jemi njerëz si të tjerët, por më një dallim me të madhe sepse i përballuam çdo stuhie në rrugëtimet tona shekullore për Liri dhe Pavarësi.