22 Dhjetor 2024

Të rivendoset urgjentisht Zona e Sigurisë, në kufijtë me Serbinë

Shkruar nga Gani Qarri  

Turri i paprecedent i forcave ushtarake serbe dhe vendosja e tyre në formacione lufte, për invadim okupues në territorin e Kosovës, me qëllim të pushtimit me forcë të veriut të vendit tonë nga Serbia hegjemoniste, e bënë urgjentisht të nevojshme rivendosjen sa më parë, të Zonës së Sigurisë Ajrore dhe Tokësore në kufijtë tanë, me këtë shtet okupator.    

Ndaj për të mënjanuar përgjakjet e reja për gllabërime tokash nga Serbia hegjemoniste, kërkesa e Kosovës duhet të mbështet edhe nga SHBA-të, NATO, BE dhe shtetet e QUINT-it, që në kufijtë e saj me Serbinë, përderisa të mos njihet pavarësia e Kosovës nga Serbia të rivendoset urgjentisht Zona Ajrore dhe Tokësore e Sigurisë në përmasa të njëjta si ato të pasluftës së vitit 1999, dhe të mbetet në fuqi, derisa të arrihet marrëveshja përfundimtare me këtë shtet okupator.  

Vendimi i Qeverisë së Kosovës, për futjen e masës së reciprocitetit për targat me Serbinë, jo vetëm që ishte i drejtë dhe plotësisht i arsyeshëm, por duke pasur parasysh faktin, se më 15 shtator skadonte afati i marrëveshjes së përkohshme me të cilën për plot dhjetë vite Serbia vazhdon ti gjobisë qytetarët e Kosovës si donë dhe di vetëm ajo, qoftë edhe për kalimin transit të tyre me makina nëpër Serbi, reciprociteti me këtë shtet hegjemonist ishte jo vetëm i domosdoshëm dhe i patejkalueshëm, por edhe e pamundshme të “zëvendësohej” me ndonjë masë tjetër.    

Madje përderisa Serbia me gjithë marrëveshjen e arritur në Bruksel për njohjen e targave të Kosovës me simbolin shtetëror “RKS”, serish refuzoi ta zbatonte marrëveshjen që ka nënshkruar vet, vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitetit për targa të automjeteve ndaj Serbisë, ishte tërësisht i qëlluar dhe Kosova as që kishte rrugëdalje tjetër, përveçse të ndërmerrte këtë akt të detyrueshëm ligjor, që vendit tonë iu imponua nga Aleksandër Vuçiqi dhe Serbia.    

Kosova para shkeljes së marrëveshjeve nga Serbia, as që kishte rrugëdalje tjetër, përveç se të dëshmonte para Serbisë dhe mbështetësve të saj rus e kinez, se vendi ynë, është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht nga mese 120 shtete, me status dhe kufij të vulosur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si organi më i lartë juridik i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndaj tërheqje dhe kthim prapa nga ky vendim, nuk ka dhe as që guxon të ketë.

Mjaft më me kriminel dhe banda, anarkia e të cilëve në këtë pjesë të territorit tonë, zgjatë pothuajse tash e mi 22 vjet.       

Madje duke parë akrobacionet e fundit ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën, ku në inspektimin e tyre mori pjesë edhe ambasadori i gërditshëm rus, ky shtet okupator, i cili para disa viteve shkaktoi përgjakjen gjenocidiale, me krime e masakra të paprecedent, pothuajse në gjithë territorin e ish federatës jugosllave, krimineli Vuçiq po dëshmon edhe njëherë publikisht, se është pasardhësi më i denjë i kasapit Millosheviq, i cili vazhdon me besnikëri politikën kolonialiste të Serbisë, ndaj shteteve fqinje.    

Vet zhvillimet e fundit  të sinkronizuara, që nga Bosnja e Hercegovina, Mal i Zi dhe Veriu i Kosovës, dëshmojnë qartë, se krimineli Vuçiq bënë luftë të hapur, për grabitjen e territoreve të vendeve tjera dhe as që brengoset fare për një grusht serbësh në veri, ndaj dhe qëllimisht po tenton me çdo kusht, destabilizimin e plotë të të gjithë rajonit, për imponimin me forcë të “Serbisë së madhe” dhe realizimin e të ashtuquajturës “Botë serbe”, duke gllabëruar me dhunë Veriun e Kosovës, Republikën Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe vet Malin e Zi.     

Për aq më tepër, duke pasur vet në dorë, bandat kriminale serbe në veri, me në krye kriminel të njohur jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin, të cilët dirigjohen drejtpërsëdrejti nga Serbia dhe Aleksandër Vuçiqi, ai jo vetëm që ka bllokuar rrugët me qëllim në këtë pjesë të vendit tonë, por po mban skajshmërisht të tensionuar edhe situatën në veri, deri në përmasa të shpërthimit të ndonjë konflikti të mundshëm, duke treguar fytyrën e vërtetë prej krimineli edhe para SHBA-ve, e BE-së dhe gjithë atyre, që kishin krijuar bindjen se ish shërbëtori i Sheshelit dhe ministri i informatave të Sllobodan Millosheviqit, gjoja ka ndryshuar politikën e Serbisë fashiste ndaj fqinjëve të saj.     

Shto gjithë kësaj edhe faktin e trisht se në inspektimet e ushtrisë serbe të vendosura në formacione frontale të luftës invaduese, në kufi me Kosovën, ishte edhe vet ambasadori rus, mbështetja e hapur e publike dhe direktivat e Rusisë si dhe gjuha kërcënuese që krimineli Vuçiq, nuk hezitoi ta përdorte edhe kundër NATO-s, kanë bërë plotësisht të qartë, se nëse nga Serbia fashiste nuk pranohet respektohet as marrëveshja e “dakorduar” për targa në Bruksel, rreziku praktik për sulm frontal ndaj Kosovës, do të arrijë nivelin më të lartë.    

Kështu që për të mënjanuar përgjakjet e reja për gllabërime tokash nga Serbia okupatore, Kosova duhet të kërkojë urgjentisht nga SHBA-të, NATO, BE dhe shtetet e QUINT-it, që në kufijtë e saj me Serbinë, përderisa të mos njihet pavarësia e Kosovës nga Serbia të rivendoset urgjentisht Zona Ajrore dhe Tokësore e Sigurisë në përmasa të njëjta si ato të pasluftës së vitit 1999, derisa të arrihet marrëveshja përfundimtare me këtë shtet okupator.  

Pra Zona Ajrore prej 25 kilometrash, si dhe Zona e Sigurisë Tokësore prej 5 kilometrash, nga kufiri shtetëror i Kosovës, zonë në të cilën njëjtë si pas përfundimit të luftës më 1999, nuk do të guxonin të fluturonin aeroplan as helikopter ushtarak të Serbisë dhe as të vendoseshin ushtria me tanke e armë tjera të rënda, përveç njësive të vogla patrulluese kufitare.     

Kjo është mënyra e vetme, për të mënjanuar rreziqet e mundshme nga planet ogurzeza, kriminale dhe agresive të Serbisë ndaj territorit të Republikës së Kosovës, ndaj NATO dhe KFOR-i, duhet qoftë edhe përkohësisht dhe përderisa të qetësohet gjendja në veri, duhet të rivendos menjëherë Zonat e Sigurisë Ajrore dhe Tokësore, për pengimin e skenarëve ogurzi të Serbisë dhe eskalimin e situatës e shpërthimit të gjakderdhjeve të panevojshme me këtë shtet okupator e kolonialist, që ka filluar ti demonstroj hapur pretendimet territoriale, edhe me vendosjen e ushtrisë në formacione pushtuese, në kufi.    

Vendosja sa më parë e Zonave të Sigurisë në kufijtë e Kosovës me Serbinë, është e domosdoshme edhe për vet faktin se qarqet kriminale serbe, duke parë që vetëm bllokimi i rrugëve në drejtim të pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak, parullat fyese dhe këngët nacionaliste të kriminelëve të regjur serb, nuk po qojnë në përshkallëzimin e situatës dhe realizimin e planeve okupuese të Serbisë, krimineli Vuçiq mund të urdhërojë pjesëtarët e sigurimit të fshehtë serb, të involvuar në këtë pjesë të vendit tonë, që dirigjojnë drejtpërsëdrejti bandat kriminale në veri, të ndërmarrin edhe sulme terroriste kundër forcave speciale të Policisë së Kosovës.    

Përndryshe, nëse pritet derisa të ndodhë edhe kjo apo ndonjë skenarë tjetër ogurzi serb, atëherë druaj se do të jetë vonë, të tejkalohet kriza e krijuar artificialisht nga Vuçiqi dhe Serbia, pa viktima dhe përgjakje të reja, ndoshta jo vetëm në veri, por të prodhojë eksplodim të situatës edhe në rajon, kudo ka edhe "një" serb, sipas motos për okupime tokash të shteteve fqinje, nga ana e Serbisë fashiste.    



 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)