Të Rinjtë dhe Ideali
Shkruara nga Mr. Lulzim A. Beqiri
Kujdes o iniciator nëse shkon në bastore
të tjerët të vinë pas. Unë thellë besoj se ka shumë mënyra për të fituar disa para për të siguruar ekzistencën.
Unë personalisht kur isha i vogël shitja kumbulla në treg. Çfarë kënaqësie!! Pashë Zotin, provoje edhe ti ndonjë mënyrë më etike
Kujdes o iniciator nëse flet ndonjë fjalë të pahijshme
Efekti i këtyre fjalëve është se të vegjlit do të mësohen nga ti që flet fjalë të ulëta.
Kujdes o iniciator nga mburrja
Neve nuk na takon të shfaqim mburrje të tepruar. Asnjëri nga ne nuk duhet ta mendojë se suksesi është frytë i përpjekjeve vetjake. Kujto atë që të dha forcë permanente në arritjen e qëllimeve tua fisnike.
Kujdes o iniciator kohën e lire
Njeriu doemos duhet të qëndrojë me veten e tij e ta llogarisë atë. Nëse smund të llogaritë veten e tij çdo ditë, le ta bëjë për çdo javë; nëse nuk mund ta bëjë çdo javë, atëherë le ta bëjë për çdo muaj; nëse nuk e bën për çdo muaj, atëherë le ta bëjë për çdo vit. Njeriu e llogarit veten e tij: çka bërë gjatë atij viti?
Është bërë traditë ndër njerëz që, sa herë të kalojë një vit nga jeta e tyre, të festojnë ditëlindjen e tyre, një zakon në të cilin ka rituale dhe tradita të veçanta: ushqim e pije, qirinj që ndizen e pastaj fiken. Do të ishte më e rëndësishme për njeriun e mençur që në vend të këtyre risive, dhe në vend të këtyre traditave të importuara, të mbajë një qëndrim të matur ndaj vetes së tij dhe ta llogarisë atë: çka bërë gjatë një viti? Dhe të qajë për veten e tij, për neglizhencën dhe gabimet e tij, për të drejtat e veta dhe të të tjerëve, mirëpo njerëzit nuk e bëjnë(J.K) . Ne duam që 24 orë të jemi in dhe jo out.
Shprehim keqardhje për ata djem dhe goca që pinë 17 makijato në ditë.
Shprehim keqardhje që vendi jonë nuk po prodhon të rinj me ideale dhe objektiva, të rinj që kanë synim arritjen e majës së malit.
Kujdes o iniciator pasivitetin tënd
Ah sikur të mos ekzistonte kjo fjalë!!! Por, ja që ekziston
Kur isha në shkollë të mesme profesori na pyeste se ku do të regjistrohemi në fakultet. Nëse njëri thoshte se do të regjistrohem në fakultetin ekonomik, atëherë shumë të tjerë jepnin të njëjtën përgjigje. A nuk është pasive diçka e tillë?! A nuk është izolim i mendjes?!
Po po është!... Është për shkak se unë nuk mendoj si ti. Unë nuk dua të shkoj në fakultetin ekonomik vetëm se ti po shkon aty. Pse mos të shkoj në ndonjë fakultet tjetër? Pse mos të shkoj në fakultetin e mjekësisë, sociologjisë apo gjuhës angleze. Madje, shërbimi im në këtë fushë do të jetë shumë i dobishëm.
Kujdes o iniciator kopjimin në provime
Kjo nuk është mirë Pasha Zotin
Mendo kur të dalësh para Zotit dhe të provosh me kopjua. A do mundesh me kopjua?! Unë kurrë nuk kisha mundur. Edhe nëse vazhdon të biesh prej provimit bëju si buburreci i cili edhe nëse 99 herë bie nga druri ai nuk dorëzohet dhe provon përsëri.
Këto që i thamë janë veçse disa praktika që i bën njeriu dhe infekton të tjerët për ti pasuar.
Mos harro:
Nuk është njëlloj si ai që vepron një punë të keqe dhe ai që e shpik atë. Dikush që korruptohet le ta dinë se edhe të tjerët do të korruptohen dhe ky veçse i bartë pasojat e tjerëve mbi supe.