07 Janar 2025

Të ndalohet me ligj tregtimi dhe përdorimi i mjeteve piroteknike

Shkruara nga Mona Agrigoroaiei

Natën e Vitit të Ri 2016, disa huliganë adoleshentë vendosin ta \"festojnë\" duke plasur fishekzjarre mu në mes të turmës së mbledhur në koncert në sheshin \"Nënë Tereza\" në Tiranë. Menjëherë policia hyn në mes të turmës.

Por, shtrohet pyetja: pse nuk i ka kontrolluar ata para koncertit dhe pse nuk i ka konfiskuar mjetet piroteknike paraprakisht?

Isha personalisht e prekur nga një fishekzjarr, fatmirësisht duke mos pasur lëndime serioze...

Fenomeni i huliganizmit të adoleshentëve që plasin fishekzjarre është një nga njollat që e zezojnë gëzimin e  lumturinë të festave.

Dhe, si çdo lloj huliganizmi, ai duhet kontrolluar përmes vendosjes së masave të rrepta nga Shteti, pikërisht përmes dënimeve të rrepta me gjoba për shkelësit, përkatësisht për prindërit e tyre.

Ligji duhet të ndalojë në radhë të parë tregtimin pa pikë kontrolli të mjeteve piroteknike, siç ka ndodhur këto ditë në Tiranën e kthyer në \"fushëbetejë\".

Pa një normë të rreptë të miratuar nga Parlamenti që të rregullojë këtë fushë definitivisht përmes ndalimit, nuk do të mund të themi se ka sundim të ligjit në Shqipëri!

Na gëzoftë Viti i Ri... pa fishekzjarre!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)