Të ndalet Thaqi
Shkruar nga Blerim Muriqi
Presidenca ka qenë riciklimi i pushtetit të kapur i shumë drejtuesve botërorë. Atje ku kushtetutat si formalitete mbahen relike dhe nënplafi i tyre bënë mbishkeljen faktike, derisa ato më nuk përfaqësojnë kontratën shoqërore të rregullave.
Përvojat vendore na japin shpërfytyrimin Salist të kapjes së shtetit dhe ndërtimiit të tij mbi bazat gati fisnore.
Atë e ndjekte pushtetbërja sa në kryeministri po aq dhe në presidencë. Bartja e qendres pushtetore në shërbim të personit jashtë rregullave të vendit sot alarmon boten me shembullin e Putinit.
Nëse Putini gjeti një të çarë që vie nga historia për lavdinë Ruse nën praktiken e BRSS-së, Erdogani edhe pse ësndrrën ka nxjerr nga xhepi i etjes pushtetore, ai mbetet arkaiku i ditëve moderne. Të bësh gjërat jo të duhura është një kosto dhe atë e paguan dikush?!
Në Shqipërinë Politike e pagoi populli i gjorë, me gjithçka, që nga niveli i jetës e deri te mbjellja e aq shumë varrezave, sa ia ka lakmi çdo luftë përmasash rajonale.
Të tillave praktika të vendeve me peshë botërore siç është Rusia gjithmonë koston e ka paguar njerzimi.
Kur kemi të bëjmë me kyqet e përthyerjes së interesave të vendeve me peshë udhëkryqesh botërore të cilat kapen nga arkaikë të sëmurë, Hitleri është pasqyra Erdoganiste.
Krizat e të mëdhenjëve i menagjon arsyeja e mbetjes Të mëdhenjë. Ato i zbret në retorikë armësh për sferat e interesit.
Një kulaq të cilin tavolinat e ndajnë pa merakun e të fshehtave apo edhe të dritës publike. Kush janë rreziqet?
Arkaikët të cilëve nuk u mjafton pushteti mandator, ata të cilëve u bënë se kanë lindur për tu përkrahur. Kjo i qon në theqafje personale, por para saj e qon në theqafje edhe historinë!
Kosova është e vogël si njësi shtetërore, ku secili njeh secilin dhe askush se honeps askënd. Në të tillë ambient regullat janë shpëtimi i shoqërisë. Pa to anarkia qon krye kudo; Pushtetin e bënë kriminal popullin e bënë revolucionar.
Tek ne e para ka ndodhur! Tashmë pushteti është kriminal por komponenta e dytë po vonon, dhe kjo rritë rrejshëm shanset e bartjes së qendrës pushtebërëse nga kryeministria në presidencë, për çka Hashimi njërin sy e mban qelë qoftë edhe në ëndrrën plot ankthe.
Fuksionalizimi i Presidences në dimenzionet qeverisëse, atje ku hetohet që po e qon Hashimi, rritë kundërshtinë Opozitare dhe e bënë atë më të dhunshme.
Tërheqja e stafit të tij qeverisës për të mbuluar dikasteret nën vello këshillimi do të vazhdoj derisa ai për fund do marr tërësisht në duar edhe politikën e jashtme.
Vendimmarrjet deri te zbatimvendimet do i bëjë me një anashkalim të qeverisë dhe kuvendit derisa ato të pranojnë rolin e levës ndërlidhëse, një shërbesë klienteliste në sitemet e kapura.
Fundja Krimi funksionon kështu me fije të padukme dhe ne kemi pushtet kriminal, asgjë për tu çuditur!
Por, a është Kryetari ynë me kaq shumë fat?! Do dëshiroja të mos e besoj.
Parë nga zhvillimet në vend dhe raporti i forcave, por dhe nga faji i tij për Marrëveshjet e dëmshme të Demarkacionit dhe Asociacionit, Ai (Kryetari) i është futur një rruge për të shpëtuar në vorbullën e pushtetpushtumit.
Neutralizimin që i ka bërë Kryeministrit duke e mposhtur me ndonjë shantazh, i cili do marrë dhenë shumë vite më pas, e ka përdorur për të hapur perspektivat e bartjes së pushtetbërjes nga kryeministria në presidencë. Vetëm një shantazh përmasash friguese ka mundur të menjanoj kryeministrin nga detyra duke e bërë atë një figurë letër ku gjithnjë ka shkruar e shkruan Hashim Thaqi.
Largimi i madh i kryeministrit nga LDK-ja ka formëzuar klanin shërbyes të LDK-së për qëllimet e presidentit. Ndoshta kjo doli taktika e vetme e zhbërjes së LDK-së deri në përmasat e partive të vogla, të cilat vështirë se do bëjnë hajr ndonjë ditë.
Diverzioni ndaj LDK-së duket se nuk i ka sjellur rritje vote tek PDK-ja, mbase kjo ishte dhe loja dëshirë. Përkundrazi në shtëpinë e vjetër të Presidentit ka rënje dhe kaos pa kohezion organizativ.
Me një skenë politike të grimëzuar dhe pa perpsektivë të bërjes së një shumice qeverisëse, e cila do merrte përgjegjësitë e ndryshimit, Ai Kryetari duket ti ketë bërë llogaritë e arsyes për të pushtuar pushtetbërjen.
Klima të cilën e ka injektuar veç fatorëvë hileqar ndërkombtar dhe krimit qeverisës vendor edhe sëmundja e shëqërive të reja shtetërore, ku secila nga partitë ndjehet e domosdoshme në kalkulimet e pushtetit të nesërm dhe në saje të këtij mashtrimi optik bëhen nazetare.
Kjo nazëri krijon pasiguri reale, që në të ardhmen e afërt të mos ketë stabilitet politik dhe me këtë të mos mund të arrihet një shumësi votash kolacioniste për të rrëzuar Kryetarin.
Betonizimi i tij në presidencë edhe përkundër zgjedhjes së diskutuar përmes këtij grimëzimi të skenës politike, veçanarisht përmes hasmërimit të opozitës dhe minimizimit të përkrahjes popullore për partitë e koalicionit pushtetor domosdo se i thirrë atij nevojën për mekanizma shtesë, të cilët nuk mund të jenë asgjë tjetër vetëm se bartja e pushtetbërjes nga Qeveria në presidencë.
Fillimisht përmes fijeve të padukshme klienteliste, të cilat do rezultojnë me dikastere këshillimi, imitim i ministrive. Se a do jetë me fat në këtë ndërmarrje Kryetari mbetet të shihet në përmasat imtësuese dhe mosdurimin ndërpartiak?!
Epilogu tragjik i Kosovës do filloj të shënohet posa të realizohet tashmë nisma nën plaf e Kryetarit Thaqi. Këtë duhet ta lexojnë partitë opozitare. Por e një rëndësie të veçantë do ishte të lexohej drejt nga Kreu i sotëm i PDK-së dhe klasa politike e cila po vie heshturazi si ndrrim i klasës së vjetruar në të.
Përtej kësaj duhet të dimë se bota hileqare jo pak herë ka përkrahë edhe Pinoqetë kur asaj ia ka dashur interesi.
Hashimi nuk mund të shkoj atje ku pinoqetët i shpuri Margareti i fortë, por për neve po na del mjaftueshëm kudo ku po e qon sëmundja për pushtet e shërbesë interesash që sot mundemi vetëm ti hamendësojmë.
Dikur mendonim se Kosova do pushoj mirë në duart politikbërëse të klasës që përfaqësohej nga Hashimi e hsashimët derisa sot na mbetet të themi se Hashimi me Hashimët po pushojnë mirë në fatkeqësitëe e Kosovës, andaj duhet të ndalet!!!