28 Dhjetor 2024

Të ndalen bisedimet

Shkruar nga Blerim Muriqi

Kapitulimi serb me marrveshjen e Kumanovës sikur hapi rrugën e mëvehtësisë sonë. Lufta për liri dhe marrëzia gjenocidiale serbe bëri faktorin ndërkombëtar të bindet në domosdohmërinë tonë për Çlirim.

Ai na ndihmoj, edhe pse vetëm nga ajri, aq mjaftoj të gjuinjëzohej makineria serbe, e cila la tokën e Kosovës të mbjellur me masakra. Pjesë, pjesë të shpopullzuar. Të djegur me shtëpi e katandi.

Fitorja ishte satisfaksioni i vetem i yni dhe bëmë mrekullinë si popull. Rimorem veten. Në planin qytetar Kosova dha provimin e saj. Por a e dha këtë provim në planin politik e institucionbërës?

Meqë duhet të jenë ndikuar e kapur nga shërbime inteligjente, eksponent të politikës sonë çlirimtare, si detyrë të parë në Kosovën e re ndërmorën hapin fatal, zhbërjen e Lëvizjes Popullore të Kosovës, që të mund të ndërtohej marionetë politike pa patur frikë se do thirrej në përgjegjësi ndokush.

Faktori ndërkombtar kishte mësuar në Rambuje se Lëvizja Populllore mbante peshen vendimarrëse dhe asaj detyrimisht i bindeshin aktorët tashmë në duart e tyre, nëse për hiq gjë të paktën asaj ia dinte huqet faktori ish LPK-ist.

Sado të fortë të ndjeheshin e t’i kishin shkëputur nga trungu organizativ, prap se prap një fije meraku duhet ti ketë hëngër ata, sepse ndërrimi i komandës ushtarake në Kosovë derisa po mbahej konferenca e Rambujesë ua kishte lënë pa paleta e të drejt vendimmarrjeje ata që po rrezikonin të nënshkruanin. 

U desh një punë shtesë dhe gjërat erdhën në vend, por ata që ishin atje nuk mjaftuan. U desh një vendim diku tjetër. 

Fragmentarizmi i NATO-s u dëshmu me ndarjen zonale të Kosovës. Ata ne i kishim miq por kishte edhe miq të Serbisë.

Ata na e krijuan Veriun, ata na e krijuan shtetin e etnive, ata na e krijuan oligarkinë ekonomike e mjerimin politik. Kalkuluan e kalkulojnë në kurrizin tonë fatet e tyre gjeopoilitike për sa mban rajoni.

Ne asnjëherë nuk patëm as kemi një politikëbërje tonen. Këta pushtetar që rreken të luajnë përfaqësimin tonë, nuk janë gjë tjetër veqse ca ordiner që vjedhin e plaçkisin, shpërdorojnë për të krijuar vakumin ku bashkësia ndërkombëtare tashmë e lodhur na ka nda fatin të themi palestinez.

 Lëvizja do vënte pikemtimet e idealeve, ndaj nxorën vendimmarrjen nga duart e saj duke  e zhbërë si funksionalitet. Ata e kishin menduar të kishin larë hesapet me të, por jo, ia kishin arritur vetëm për Kosovën e ngusht administrative.

Çarmatosja e UÇK-së ishte një nga hapat fatal. Nga aty fillon e keqja. Jo pse ne me kapacitetet tona do sfidonim NATO-n apo këdo tjetër, por se ne u zhdukëm si faktor nga faqja e dheut. Dy ishin faktorët që kishin kërkesë të njëjtë interesash, Serbia dhe Ibrahim Rugova, i cili thuhet të kishte deklaruar se pa çarmatosjen e UÇK-së nuk kthehej në atdhe. Kushti i pranuar po niste jostabilitetin politik.

Nuk vonoi, dhe Serbia riorganizoj grupet kriminale tashmë të veshur me ngjyrime politike, e cila duhet edhe të ketë qenë kontribuesja sigurisht edhe fizike e shumë vrasjeve dhe përplasjeve politike.

Temë e vetme u bënë armiqtë Tradhtarë e Patriotë, dhe mbytën kafenetë e familjet tona në debatet shterpe por teren-ndërtuese të armiqësive, të cilat akoma edhe sot kanë istikamet e hapura.

Nën këtë zhurmë e fatkeqësi, Serbia prodhoj e imponoj politika, sa sot, për cilëndo gjë në Kosovë ajo është aktore dhe bashkëpronare, sikur ne të ishim vërtetë pjesë e saj.

 Nuk ka temë të jetës publike të brendshme tonen për të cilën nuk kushtëzohemi të bisedojmë me Serbinë. Në njëfarë mënyre, Brukseli është shëndrruar në zyren Serbe të qeverisjes së Kosovës. Në Kosovë kemi funksionalitet të Serbisë si administratë e shtetit serb.

Zyrat serbe shërbejnë qytetarët e Kosovës për shtetas të Serbisë, Arsimi, shëndetësia, telefonia, energjia, Ujmani, sektorë funksional të Trepçes, Brezovica, Pasuritë e trashigimisë historike, kishat e çka jo tjetër deri dhe tabelat e qerreve janë të ndara. Ato i menagjon Serbia brenda sitemit të vet shtetëror.

Ata kanë imponuar vnedbanime qoftë edhe me dhjetra qytetarë të etnisë serbe të quhen komuna me ligjet tona dhe si të tilla tashmë ajo i ka vënë nën administrimin e saj.

Të gjitha këto janë rreziqe të cilat ne do i paguajmë shtrejtë nëpër dekadat e bërjes sonë shoqëri normale e funksionale. Tashmë dimë për marrveshjet e këqia të vazhdueshme me Serbinë.

Nuk ka marrveshje me të cilën ajo nuk ia ka arritur të bëjë veten faktorë kyq të brendshmëm në Kosovë. Këto ditë po flasin në Bruksel për gjykatat etnike. Serbëve do u jepen gjykatat e tyre etnike të cilat do jenë thjesht gjykatat e shtetit serb, me ligje e me personel. Shumë akuzojnë mendime të tilla të shprehura se kjo është thjeshtë një teprim.

Të tillëve do u thosha shkoni në Brezovicë! Kosovën nuk e la Serbia të merrte pjesë në gara. Ishin serbët e Shterpces, por ama ata e quajnë veten qytetar të Serbisë dhe rajonin e tyre e trajtojnë për Serbi. Shkoni në veri ku edhe lejet për ndërtim i lëshon Serbia sepse e ka nën planifikimin hapsinor të saj.

Pra ata aplikojnë dhe u përgjigjen ligjeve Serbe. Meqë edhe Gjykatat serbe këto ditë do marrin miratimin e Prishtinës politike, atëherë, ne përfundimisht po shkojmë drejt një kaosi kushtetues të cilit nuk do i dihet fundi.

Në këtë kohë të keqe, kur vendi është pa funksionalitet qeverisjeje dhe pritet të shkojmë në zgedhje të përgjithshme, pikërisht për ngerqet e tashmë gati dy viteve që po lëmë pas; dhe kur skena politike është jo veten e polarizuar dhe fragmentarizuar, por edhe në jo komunikim e armiqësi të skajshme mes forcave politike por edhe masat qytetre të elktrizuara, dhe se nuk po arrihet të vëhet komunikimi as edhe për temat e mëdha: gjithë temat e marrëveshura në situatë të tillë me Serbinë a këdo tjetër do duhej të quhen NULË.

Të ndërpriten bisedimet deri në një të ardhme kur ngerqi i brendshëm të jetë tejkaluar dhe të pakten për temat e mëdha do arrihej një pajtueshmëri paraprake. Jemi lodhur me Serbinë brenda halleve tona, me temen Tradhtarë-Patriotë.

Është koha e pajtueshmërisë për temat e mëdha, ndryshe përlindjen e një Ushtrie Çlirimtare për të penguar pushtetarët në shitjen e vendit nuk duhet ta kemi larg bazuar në përvojen e viteve të 90-ta.

Besoj ta kemi kujtesen e freskët kur shpresa e lindur me të drejt pas homogjenizimit politk në LDK u shëndrrua në aset të Serbisë për të paqtuar Kosovën nën okupim. Ajo prodhoj nevojën e veprimit tjetër, atij të armatosur.

 Tashmë kundër Serbisë me armë e kundër marionetës serbe (në Prishtinë LDK-së), me mosbindje dhe përligjje të politikave nënshtruese.

Veprimi Çlirimtar mori fatet e vendit në duart e veta dhe ia dolen, sepse politika ishte bërë vazale ndaj Serbisë.

Sot pse ndodhë e njëjta gjë? Pse duhet ta qojmë zhgënjimin qytetar të prodhoj veprime të tilla, kur e dimë fare mirë se një ditë këtij populli të mirë do i shterroj durimi?! Vazaliteti ndaj Serbisë po neverit këtdo qytetar.

Këshilla ime do ishte; të pezullohen bisedimet! Të fokusohemi në zgjidhjen e ngerqit duke i dhënë edhe një mundësi debatit.

Nëse ai nuk jep rezultate, tu hapet rrugë zgjedhjeve, me premtimin se pas tyre, çështja e temave të mëdha do bëhet çështje e një trupe përfshirëse të politikës e shoqërisë, për të mos rënë në batakun ku jemi katandisur me Murat Meha e Edita Tahira.

Të bëshë të fortin duke injoruar popullin dhe interesat e tij nga majat e pushtetit nuk është mençuri. Historia na thotë perandorë e sullatanë ranë sepse ishin të tillë.

Injoruan interesat e popujve të vet. Ata ranë me bujë, por dhe me shumë dhimbje për historinë. Neve nuk na duhet as buja, as dhimbja historike sepse kemi me bollëk nga e shkuara, veçse arsyeja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)