24 Dhjetor 2024

Të hapen arkivat duke filluar me Berishën

Shkruar nga Faik Krasniqi

Shkrimtari sllav Vujeviç që në librin”Un Montenegrino in Italia”tregon se që nga viti 1940 kur shqiptarët u bashkuan nga Fashizmi i cili edhe pse ishte pushtues krijoi Shqipërinë, dihet pak edhe për arsyet e tij si urë për të marrë gjithë Ballkanin…

Në vitet ’60 thotë studiuesi Bibo, në librin”Luftërat në Jugosllavi”, Hoxha investonte ‘’irredentistët kosovarë’’ në Belgjikë, Zvicër dhe Gjermani..”

Ky irredentizëm u zhvillua shumë në vitet kur Kina krijoi epërsi ekonomike me kombinate, uzina, fabrika komlekse dhe kombinate ushtarake duke e bërë Shqipërinë vend i dytë në Evropë, për frymë popullsie, në mbrojtje dhe ekonomi.

Ky ‘’përparim’’ shqiptar krijoi ‘’frikë’’ tek ish Jugosllavia ndaj banda e UDB-së në Tiranë, në krah të diktatorit të proletarëve, u vunë në alarm. U largua me”politikë”Kina e cila me gojë të Ten Hsiao Pin kishte deklaruar “Le Monde 1976 se “Shqipërinë do ta bëjmë me të pasur se Zvicra.

Vitrinë edhe për TPE, për të parë Evropa zhvillimin kinez…”Kjo ishte prelud i vërtetë që linte pas jo Kosovën, por edhe Jugosllavinë, Greqinë dhe rajonin. Diktatori  Enver Hoxha u manipulua nga politika që në kundërshtim me Marksin që thotë se”nuk behet politikë me barkun bosh”,nxorën politikën në plan të parë!

Ramizi i dërguar sekret i UDB-së, kapur prej saj pas konferencës së Bujanit, zëvendësues i agjentit Koçi Xoxe, mori frenat dhe largoi Kinën, më pas sabotoi Gjermaninë duke ashpërsuar luftën e klasave, burgosjet, internimet, vrasjet…

Nën hundën e diktatorit që i la të shkruaj vepra e kujtime, ‘’banda e Veriut’’ realizoi bllokimin e ‘’irredentizmit kosovar’’ dhe shkatërroi edhe planin Shpërthimi të hartuar nga Mehmet Shehu,Veli Llakaj dhe miratuar nga Enver Hoxha, sipas shtypit te Tiranës.

Goditja serbe u dha menjëherë nacionalistëve shqiptarë që thërrisnin EeeeeeeeHooooooo, në stadiumet e Jugosllavisë dhe në Beograd. U eleminua grupi ‘’irredentist’’ në Gjermani i Jusuf Gërvallës, Haxhi Zekës, etj...ishte eleminuar Hysni Kapo, Mehmet Shehu dhe banda e Veriut me Alinë, Elezin, Berishën, etj kontrollonte pushtetin nën urdhra të Serbisë.

Diktatori Hoxha nderoi Gërvallën dhe shtypi serb e atakoi ashpër Hoxhën, Kadare, për nacionalizëm dhe ndërhyrje në punët e brendshme(lexo gazeta ‘’Borba’’-1980-83) duke ushtruar dhunë në Kosovë. Me vdekjen e Enver Hoxhës, Ramiz Alia asnjëherë nuk përkujtoi Gërvallën, Zekën etj…

As Berisha që dihet me porosi të Alisë rrëmbeu proceset demokratike duke i frenuar ato në Shqipëri e Kosovë. Për 15 vjet Kosova nuk u ndje.

Madje serbëve në vitet e embargos iu dha naftë, kontingjent agjentësh dhe sekrete shtetërore.

Pyetja që do përgjigje është përse shkatërrimi dhe pasmbetja e Shqipërisë ka qenë objektiv Serbo-Jugosllav që ka financuar në Shqipëri për të frenuar lirinë e Kosovës?

Banda e Veriut dhe agjentë jugosllavë në Kosovë, kanë bërë edhe krime në Shqipëri që shqiptarët të vuanin, ndëshkoheshin që shqiptarët e Kosovës të mos e donin Shqipërinë, të cilën diktatura komuniste e Hoxhës e kishte krijuar në varrezë, burgjesh dhe internimesh!Dhe ja arritën qëllimit përkohësisht!

Luftën dihet e fituan Shqiptarët edhe pse banda e Veriut, agjentura serbe në majë të shtetit shqiptar, drejton ende vendin!Prandaj, dokumentat agjenturore, sekrete duhen hapur. Duke filluar me Berishën…!

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë së\'\'ALEANCA KUQ E ZI\'\')

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)