Të gjithë me Rektorin
Shkruar nga Gani Qarri
Intelektuali i shquar, diplomati dhe autori i mirënjohur shqiptar Mehdi Frashëri, shkakun e gjendjes së pa zhvilluar sa duhet të bashkëkombësve, në librin e tij Historia e Lashtë e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve përpiqet ta arsyetoj me faktin se për tu mbrojtur nga armiqtë e jashtëm dhe gjakmarrja brenda kombit të vet, shqiptarët u detyruan të jetojnë të veçuar në male dhe bregore.
Kjo gjendje e rëndë, jo vetëm se la gjurmë të padëshirueshme, atëherë në zhvillimin e gjithanshëm të tyre, por vazhdon të prodhojë mangësi zhvillimore edhe sot.
Një nga shembujt e turpshëm dhe banal,është edhe shkarkimi i rektorit Fejzullahunga klanet kriminale dhe korruptive, brenda Universitetit të Prishtinës, akt i cili nuk është asgjë tjetër veçse edhe një veprim mafioz për ngulfatjen e tërësishme të zhvillimit arsimor jo vetëm në atë Universitet.
Dalja me një deklaratë për media e Klubit Politik të Studentëve (KPS) dëshmoi se vendimi i sotëm nga grupet klandestine, nuk ka të bëj aspak me dijen as mbarëvajtjen e studimeve, për faktin se shumica e atyre që e iniciuan dhe votuan shkarkimin e rektorit, nga Senati dhe Kёshilli Drejtues, jo vetëm se janë tё lidhur këmbë e krye me strukturat politike, por janë edhe tё papёrgatitur akademikisht.
Madje, çudi më vete nuk përbënë vetëm votimi unanim negativ i- që të 6-të, antarëve, pa asnjë përjashtim ,përfshi edhe vet drejtuesen e Këshillit,dr.Shefkije Islamin e cila deri në momentet e fundit, deklarohej sikur ishte pro rektorit, por edhe vet fakti se ata me vendimin e tyre u ngutën dhe nuk respektuan ligjin, as pritën pjesëmarrjen e të deleguarve nga MASHT, për vendimin e tyre tragjikomik.
Personat që votuan për shkarkimin e rektorit Zejnullahu, që nga kryetarja e Këshillit Drejtues, z. Shefkije Islamaj, e deri te anëtari i fundit i të ashtuquajturit këshill të përbërë nga Fevzi Berisha, Zeqir Veselaj, Beqir Sadikaj, Alberta Troni dhe Kemajl Bislimi, u pa se vepruan në marrëveshje paraprake, ndaj dhe nxituan që ta përfundonin sa më shpejt, shkarkimin e rektorit.
Vendimi i tyre, nuk ishte vetëm hakmarrje e thjesht personale ndaj tij su udhëheqës universiteti, por edhe një goditje e rëndë kundër përpjekjeve të pareshtura, për kthimin e rendit, vendosjen e standardeve ligjore,ngritjes së cilësisë dhe vlerësimit parimor, si dhe kritereve pedagogjike për zhvillimin normal të arsimit brenda Universitetit.
Një vendim hakmarrës i tipit mafioz, kundër studentëve, prindërve, dashamirëve të një arsimi të shëndosh e të dinjitetshëm dhe gjithë shoqërisë sonë në përgjithësi.
Për fat të keq, kjo nuk erdhi në kuadër të përpjekjes për ngritje të dijes as përparim të arsimit, por që në krye të UP-s, të vijnë përsëri, doktor mafioz me diploma falso dhe profesor me grada (nongrata) të blera akademike, të cilët devalvojnë edhe më keq arsimin tonë dhe këtë institucion të lartë, duke favorizuar shokë e bashkëpartiak për avansime grupore pa asnjë kriter të njëmendët arsimor dhe vlerësim profesionistësh universitar.
Akti i shkarkimit të Ramadan Zejnullahut si i vetmi rektor i deritanishëm i cili gjatë gjithë kohës u përpoq seriozisht dhe me gjithë zëmër që UP-në, ta kthej në binarët e dijes dhe një institucion të vërtetë të arsimit e shkencës së njëmendët, zbehu shumë edhe suksesin e arritur me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtar për pranimin e Kosovës në UNESCO.
Madje matrapaz të tillë, si kuazi intelektual e profesor \"universitar\", po venë seriozisht në pyetje edhe vullnetin e vazhdueshëm dhe dëshirën e mirë të miqve tanë ndërkombëtar, nëse vërtetë një popull me përfaqësues të tillë mafioz të llojit, të vetëquajtur akademik e profesor, meriton të ndihmohet për integrime të mëtejme ndërkombëtare. TURP!
Mënyra dhe zhvillimi i ngjarjeve në Universitetin e Prishtinës, dëshmojnë katërçipërisht se nga krimi dhe korrupsioni i mbërthyer brenda tij, është vrarë përfundimisht arsyeja dhe fuqia vepruese e fakteve, duke i zëvendësuar argumentet me alternativat e tyre më të këqija mafioze, si pasqyra më e shëmtuar për cilësinë e arsimit dhe gjendjen në të cilën është sjellë Universiteti si institucion dhe vet Kosova si vend, ende pa u njohur nga të gjitha shtetet, ani pse me nevoja permanente për njohje të reja si dhe anëtarësime në instanca të tjera botërore me rëndësi jetike.
Universiteti i Prishtinës, fatkeqësisht me ngjarjet e fundit, po tregon edhe një herë më tepër, se ai nga institucion arsimor, është kthyer në Uzinë të falsifikatorëve dhe shndërruar në strofull të krimit e korrupsionit të organizuar, ku fjalën kryesore nuk e ka arsimi dhe dija por politika destruktive, kriminelët dhe mafia.
Bandat e alarmuara për mundësinë e humbjes së atraksioneve të tyre klandestine, si pjesëtar të partive dhe shërbëtor besnik të politikës ditore, nuk mund të duronin që në krye të UP-së, edhe më tej të qëndronte një rektor i cili rrezikonte përfitimet e pa arsyetuara dhe gradimet e pa merituara të tyre, të cilat edhe miqve e bashkpartiakëve të vet, për shumë vite, u sillnin tituj dhe përfitime të majme.
Ky fakt ,vërteton edhe një herë më tepër se krerët e krimit dhe të mafias, janë infiltruar aq thellë në sistemin shtetëror e arsimor, sa që shoqëria jonë,as sot, fatkeqësisht nuk guxon të organizohet si duhet, që ti bëjë rezistencë të keqes e cila po na ngulfat si vend dhe popull çdo ditë e më tepër.
Veprimet mafioze në vend, po e bëjnë rrugëtimin tonë jo vetëm të gjatë dhe të vështirë, por gati të pamundur dhe të pa shpresë, për një ardhmëri më të mirë.
Me një fjalë, nga të gjitha mendimet e shprehura, bindje e shumicës së opinionit vendor është, se shkaktar kryesor jo vetëm i katrahurës \"universitare\" e arsimore në përgjithësi, por i të gjitha ngecjeve dhe prapësive në vend, janë pikërisht grupet mafioze të krimit dhe të ashtuquajturit profesor e akademik me diploma false, plagjiatorët dhe analfabetët klandestin të lidhur ngushtë me pushtetin dhe partitë politike në vend, të cilët nuk lënë situatë dhe rast as mundësi pa shfrytëzuar, për arritje e përfitim.
Ndaj, rektori Ramadan Fejzullahu, i cili edhe i vetmuar u përpoq ti bënte rezistencë të keqes brenda institucionit të UP-s, u shkarkua aq lehtë nga uzurpatorët politik, nga një shumicë e anëtarëve të Senatit dhe Këshilli drejtues të lidhur këmbë e krye me strukturat mafioze politike.
Partiak të pa-ngritur mjaftueshëm në mënyrë profesionale dhe pa arritje të dëshmuara akademike, uzurpatorë të \"mirëfilltë\" të tempullit të dijes, të cilët të bashkuar, arritën përsëri ta ri-kapin Universitetin e Prishtinës, dhe kthejnë atë edhe një herë në fabrikë të prodhimit të analfabetëve me diploma të vërtetuara nga ta ,duke zotëruar vulat universitare të UP-së.
Athua kësaj radhe do të reagoj si duhet e me kohë shoqëria jonë dhe anuloi me vendosmëri insinuatat dhe kurthet e tilla, të cilat nuk janë vetëm arsimore e universitare por edhe politike,e të mos lejojë që edhe më tej, grupeve të interesit dhe klaneve mafioze në vend, tu shkoj si deri më tani, kungulli i veprimeve të tyre klandestine, i patrazuar mbi ujët e turbulluar, për shumë vite në vendin tonë të vogël.
Vendimi që strukturat përkatëse shtetërore, ta rikthejnë sërish z. Zejnullahu në postin e merituar, dhe asgjësojnë aktin e shëmtuar të grupit mafioz brenda UP-s, ,është i drejtë dhe i qëlluar.
Ata, për ta kaluar sa më qetësisht aktin e tyre të planifikuar klandestin, zgjodhën pikërisht ditën e votimit për hyrjen e Kosovës në procesin e pranimit në UNESCO, për shkarkimin e rektorit më serioz që pati kohët e fundit ky Ent.
Rektori Fejzullahu, gjatë gjithë kohës bëri rezistencë të pareshtur dhe që nga dita e parë u përpoq me vetëmohim e këmbëngulje për reforma rrënjësore, ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe rritjen e vlerave akademike, si dhe ç rrënjosjen përfundimtare të korrupsionet dhe grupeve mafioze e klandestine në Universitetin e Prishtinës, ndaj kthimi i tij në pozicionin e mëparshëm udhëheqës, do t`ia kthente dinjitetin e munguar edhe këtij institucioni më të madh dhe më serioz arsimor në gjithë Kosovën.