23 Dhjetor 2024

Të drejtat, interesat dhe dinjiteti i konsumatorit

Shkruar nga Selatin Kaçaniku


Kjo Datë dhe ky Muaj filluan të manifestohen në Kosovë para tre vitesh pas angazhimeve sensibilizuese të Konsumatori-t. Filluan si \" festë \" e Qeverisë, e MTI-së, e...sa për të na hequr qafe për një ditë e jo për t i përmbushur obligimet ligjore ndaj konsumatorit gjatë gjithë vitit.

Në një ambient të konfliktit të mundshëm të interesit, aty ku regjistrohen dhe kontrollohen / inspektohen  bizneset, rreth një pjese të konsiderueshme të të cilave ne adresojmë shqetësimet, pakënaqësitë, ankesat...tona, aty ku Mbrojtja E Konsumatorit nuk është pikë e vetme, as pikë e dyte…por “ vrima 13-të e kavallit “ shtjellohet edhe kauza e konsumatorit, aty “ mbrohen “ të drejtat, intereset dhe dinjiteti i konsumatorit ?!

Ndaj, Konsumatori do të vazhdojë së angazhuarai që nga viti i ardhëshëm vet konsumatori të manifestojë Ditën e vet. Por, njëherit Konsumatori, do të përpiqet t ju rikujtojë gjithë individëve juridik e fizik, edhe zyrtarëve të cilët jetojnë e marrin rroga nga taksat e tatimet tona gjithë vitin, gjithë jetën se: Konsumatori është taksapagues dhe është gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës.

Po këtyre do t ju bëjmë me dije se i dime dhe se nuk pajtohemi me disa veprime të tyre – me mosnjohjet dhe pengimet e tyre që po na i bëjnë dhe që për paranë tone, për votën tone e për të drejtat tona të garantuara me Kushtetutë e me ligje nuk na lejojnë t i shijojmë të drejtat, intereset dhe dinijitetin tone e as të vlerësojmë as të evaluojmë, as t i shprehim kërkesat, nevojat...as shijet tona ?!

Këto janë disa arsye të cilat na motivojnë të vazhdojmë të insistojmë në themelimin e Ministrisë për Mbrojtjen e konsumatorit – si zgjedhje më e mirë dhe e duhur për kauzën e konsumatorit taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës.

Një retrospektivë dhe pasqyrë…

1. Dje Kuvendi i Kosovës debatoi për shumë çështje nga sferat e interesit të konsumatorit. Por, shih çudinë nuk u fol as për MUAJIN as për 15.Marsin - DITËN BOTËRORE TË Konsumatorit?! Të gjithë deputetët pretendojnë se janë konsumatorë, edhe familjet e tyre…edhe se na përfaqësojnë neve konsumatorëve ?!

2. Më 14.03.2012 u promovua një Projekt agrobujqësor me \" peshë \" 1.3 MLN  Euro. I gjithë produkti nga Projekti i destinohet konsumatorit por u harrua Muaji dhe Dita Botërore e Konsumatorit?! Projekti kishte paraparë edhe bashkpunimin me shoqërinë civile nga agrobiznesi por jo edhe me konsumatorin ?!

3. Dje u mbajt një tryezë me prezantimin e një studimi mbi gjendjen e konsumatorit pa e apostrofuar fare as DITËN as MUAJIN BOTËROR TË KONSUMATORIT, pa përdorur informata, pa u konsultuar me pikën  e vetme referuese të kauzës së konsumatorit në Kosovë. Debati zhvillohej aty ku deri vonë nuk është njohur konsumatori e as sot, juridikisht e zyrtarisht nuk njihet dhe mu aty ku mund të ketë konflikte interesesh. Aty, dhe te asnjë asociacion biznesi në Kosovë biznesi që konsumon produkte, mallra e shërbime për nevoja vetanake e jo për shitje e rishitje -  nuk konsiderohet konsumator. E sa për promovimin e studimit këtu…Të paktën për këtë metamorfozë pozitive një kompliment më shumë ?!

4. Dje BE-ja lansoi projektin \" TË PASTROJMË MJEDISIN PËR NJË DITË - 2012 \" - duke harruar se një nga të drejtat themelore të konsumatorit, të shtetasit, të qytetarit është E DREJTA NË MJEDIS TË PASTËR, TË SHËNDETSHËM DHE TË SIGURTË. Ata poashtu harruan se dje ishte  15. MARSI - DITA BOTËRORE E KONSUMATORIT - në kuadrin e MUAJIT BOTËROR TË KONSUMATORIT - të konsumatorit të cilit ia destinojnë produktet dhe presin të krijojnë mirëqenie nga bashkpunimi me te?!

5. Dje edhe një mori mediumesh të informimit, që produktin medial ia destinojnë konsumuesit të vet - audijencës, lexuesit  u ndodhën të përgjumura në DITËN BOTËRORE E KONSUMATORIT. Shumica prej tyre heshtën dhe vazhdojnë të heshtin gjithë MUAJIN MARS ?!

Të gjithë shprehën dhembshuri se konsumatori nuk qenka si e sa duhet i informuar, i arsimuar...i vetëdijësuar ?!

E si të jemi nëse të tillët na \" informojnë \", na \" arsimojnë \", na \" edukojnë \" dhe na \" ndihmojnë “ të vetëdijësohemi?!

Le të vazhdojmë në këtë frymë, sepse Muaji Mars ishte dhe është i begatshëm edhe me data tjera të shënuara që ndërlidhen me kauzën dhe me MUAJIN E KONSUMATORIT:

6. 5. Marsi është DITË BOTËRORE E EFIQIENCËS SË ENERGJISË. Heshtje totale edhe nga MZH, edhe nga MMPH, edhe nga institucionet e asociacionet, edhe nga… Heshtje na “ dhuroi “ edhe KEK-u i rënë në halle se si të na e ngrisë çmimin e energjisë elektrike duke mos na e plotësuar asnjë element nga Ligji i standardeve, duke na maltretuar, duke na e  ndotur mjedisin, duke na e goditur shëndetin fizik e psikik, duke…Po heshtin edhe organizmat dhe donatorët e këtij lëmi anise përpiqen ( edhe këta ) të dëshmohen të përbetuar në punën e tyre pro kauzës së konsumatorit ?!

7.   7.Marsi është DITË E PEDAGOGUT, E EDUKUESIT, E MËSUESIT që së bashku me institucionet shkollore bëjnë vatra të arsmit e të mësimdhënies / nxënies – ku prodhohen kuadra e breza të rinjë të arsimuarish, të diturish…që konsumojnë dituri. U dhanë lule në shenjë falenderimi por për konsumuesin e diturisë, e të tillë ishin dhe janë edhe pedagogët, edhe edukuesit, edhe mësuesit nuk është konsumuar asnjë fjalë ?!

8. DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS – 8.MARSI sivjet u shënua edhe me manifestime për të drejtat e gruas…edhe me shpenzimin e 50.000 €  për 36 zonja e zonjusha nga Qeveria – veq për qef, para këto të konsumatorit taksapagues. E, asnjë fjalë e asnjë cent € për të drejtat e gruas, të zonjës ose zonjushës konsumatore, një kauz për të cilën munden dhe duhet të angazhohen vet dhe nuk varen nga gjinia tjetër.?!

9. Shumë asociacione të biznesit në Kosovë puro vendore dhe ato që janë themeluar në “ kooproduksion “ me shtetet mike, angazhojnë dhe mbështesin bizneset të cilat përderisa konsumojnë për nevojat e veta e jo për shitje ose rishitje – janë konsumatore por, në anën tjetër, edhe janë po ato që biznesin e bazojnë mbi destinimin e produktit që ia bëjnë konsumatorit – atij komponenti të tregut që e faktorizon tregun, për MUAJIN DHE PËR DITËN KONSUMATORIT heshtën ose e heshtën ?!

10. Në të njëjtën “ frekuencë “ u dalluan edhe bizneset. Përderisa gjatë festave tjera bizneset na shurdhojnë me zbritje çmimesh e me “ blej dy, një e ke gratis “, për  MUAJIN DHE PËR DITËN KONSUMATORIT u turpëruan- nëse janë të vetëdijshëm ?!

11. Edhe ndërmarrjet publike, shumica me pronën tone dhe me donacionet që marrin në emrin tone ( të konsumatorëve ) si mos të egzistonin fare: HESHTJE ?! Për çudi shumica e tyre kanë ZYRET PËR KONSUMATORIN, prodhojnë për te, varen nga ai…ankohen në borxhet e tyre por, nuk ia kushtojnë asnjë çast ose përkushtim kujdesi konsumatorit të tyre - të paktën për MUAJIN DHE PËR DITËN BOTËRORE TË KONSUMATORIT?!

12. Le ti veçojmë institucionet e shëndetit primar e sekondar: Ato, si duket akoma nuk e njohin  pacientin për konsumues të shërbimeve / të ofertave të tyre shëndetsore, mjeksore, spitalore, farmaceutike…Edhe më keq: Ato nuk e dinë ose nuk e kuptojnë se konsumatori është taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës – i Buxhetit prej nga pangopshëm thithin ( por ndodhë edhe të gllabërojnë, të shkatërrojnë, të manipulojnë, edhe të abuzojnë ) tepër shumë para, por janë shndërruar edhe në çerdhe të konflikt interesit ?!

13. MJEDISI I PASTËR, I SHËNDOSHË DHE I SIGURTË është një nga të drejtat themelore të konsumatorit që NJIHET BOTËRISHT, por jo edhe në Kosovë. MMPH nuk është e vetëdijshme për këtë por as për faktin se çfarë dëmesh na shkaktojnë ndotësit, sa i kushtojnë Buxhetit që e gjenerojmë ne konsumatorët riparimi i atyre dëmeve: Riparimi, shërimi, mbulimi, kompensimi…i këtyre dëmeve na kushton shumëfish më shtrenjtë se përfitimet nga këto “ biznese “ që na ndotin mjedisin, jetën dhe shëndetin. Dhe, asnjë fjalë për MUAJIN as PËR DITËN BOTËRORE TË KONSUMATORIT ?!

14.Mjedisin, jetën dhe shëndetin na e ndotin edhe administratat, edhe ato Qendrore edhe ato Komunale tepër shumë të byrokratizuara, joprofesionale, të ngathta dhe ( vende- vende ) të korruptuara. As ato nuk morën mundin që për palën, për klientin e tyre, pra për konsumuesin e shërbimeve të tyre, të paktën në kuadrin e MUAJIT ose të DITËS BOTËRORE TË KONSUMATORIT t ia drejtojnë një mesazh, një shërbim ekstra ose një shprehje falenderimi për bashkpunim. Kulturë, edukate, profesionalizëm se jo mahi ?!

15. Përderisa jemi të mjedisi le ta kujtojmë edhe 22. MARSIN – DITËN BOTËRORE TË UJIT, e quajmë edhe DITË E BEKUAR E UJIT – Ditë për të cilën heshtin e nuk luajnë vendin as MMPH, as Zyra e Rregullatorit të Ujit, as asnjë institucion, as asnjë asociacion, as asnjë biznes, as…përveç aty – këtu ndonjë OJQ…Do të tingëllonte shumë mire nëse në kuadrin e MUAJIT ose të DITËS BOTËRORE TË KONSUMATORIT t i shprehej qoftë edhe gjesti më i vockël, më i thjeshtë, shumë i lire dhe pa shpenzime konsumuesit fizik e juridik të ujit mungesën e të cili kemi filluar ta ndjejmë ?!

16. Pse në këtë kuadër mos të shënojmë edhe 24. Marsin – DITËN EUROPIANE TË PARQEVE, pse mos të flasim për të si për një nevojë dhe kërkesë imediate kur po pajtohemi në konstatimin se mjedisin e kemi të ndotur, se nga shtëpia kur dalim krijojmë dhe hasim në papastërti, kur çdo vit i kemi më pak nga 500 – 1.000 Ha tokë, kur çdo ditë e më pak po kemi hapsira të gjelbëruara për t i pastruar mushkërinjtë dhe për të relaksuar shpirtin  Askush asnjë fjalë as nga MMPH, as nga institucionet, as nga asociacionet, as ( akoma ) nga shumica OJQ-ve mjedisore ?!

17. Gjatë muaji Mars, filluar nga muaji Shkurt na frymëzojnë lulet e mimozës – dhuratë e dhunti e natyrës – por e natyrës së pastër, ekologjike. Mimoza na kujton për obligimet që i kemi ndaj mjedisit – por  “ ne kemi qëlluar të rëndë si TREPÇA “ e ( ndoshta ) nuk kuptojmë as që levizim vëndit. Meq i konsumojmë dhuntitë e natyrës kemi obligim si konsumues të mire e të kujdesëshëm t ia themi lavdinë asaj ?!

18. Me lulen mimozë na ledhaton edhe 14. Marsi DITA E VERËS me qendër shënimi në Elbasan, por për fat jo të mire pa jehonë, pa domethënie…jo me interes për shumicën prej nesh këtu në Kosovë. Natyrës së bukur, të begatë e dorëshlirë, duhet t i falenderohemi të paktën në kuadrin  e MUAJIT ose DITËS BOTËRORE TË KONSUMATORIT. Në veçanti duhet të bëjmë kujdes për DITËN E VERËS më 14. Mars – për të na shërbyer për frymëzim e angazhim në drejtim të mbrojtjes dhe kujdesit për mjedisjn  ?!

19. Muaji Mars e ka edhe 23 Marsin – DITËN BOTËRORE TË METEOROLOGJISË e lidhur ngusht me të gjitha veprimtaritë tona, me aktivitetet dhe me angazhimet tona – por që ne, shumica për fat të keq, nuk e vërejmë dhe nuk jemi të vetëdijshëm se kemi nevojë për këto informata dhe se, rrjedhimisht ne i konsumojmë ato informata sepse na ndihmojnë në agjendë, në organizim dhe në operacionalizimin e veprimeve tona private, biznesore ose zyrtare. Edhe kjo Ditë heshtet në MUAJIN dhe DITËN BOTËRORE TË KONSUMATORIT ?!  ?!

20. Studentët po protestojnë për çmimet e ngritura të transportit dhe asnjë nga isntitucionet tona nuk merr mundin që edhe për këtë kategori taksapguesish, të thonë ndonjë fjalë të mençur, të duhur dhe të pritur. Në transportin urban e ndërurban, në turizëm e hotelieri institucionet tona “ kanë shumë punë për të bërë “.

Për të gjitha ngritjet e çmimeve institucionet tona dhe zyrtarët në to arsyetohen me veprimin e ligjeve të  “ ekonomisë së tregut “, dhe të “ tregut të lire “. Për çfarë “ ekonomie të tregut “, ose “ treg të lire “ flasin ata, ose për çfarë ligjesh nëse e dime se deri dje aplikueshmëria e ligjeve ishte në shkallë 30 – 40 % e sivjet është duke rënë në nivel 20 – 30 %  Pa veprim të ligjeve nuk ka as ekonomi të tregut as treg të lire, ndaj isntitucionet tona duhet të na mbrojnë duke i aftësuar e mbikqyrur mekanizmat e zbatimit të ligjeve dhe duke mos ndikuar në to ?!.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)