24 Dhjetor 2024

Tash, t’i përkushtohemi ekonomisë

Shkruar nga Behgjet Pacolli

Që nga shpallja e pavarësisë e këtej Kosova është perballur me sfida të mëdha për të shtrirë sovranitetin e vet në të gjitha pjesët e territorit dhe për të mbrojtur integritetin dhe kushtetutshmërine e vendit.

Nga ana tjeter me shumë kujdes dhe menquri Kosova u mor me implementimin e ligjeve dhe obligimeve që dilnin nga Pakoja e Ahtisarit. Këto ishin obligime që bashkësia nderkombetare dhe miqtë e Kosovës i kishin parashtruar, ne i kishim pranuar në Vienë, dhe në formë të këshillave ata kërkonin çdo ditë nga institucionet e vendit që  ato të zbatohen.

Prej këtyre obligimeve Kosova krijonte kushte dhe standarte per qytetaret e vet, pjestare te kombesive joshqiptare duke u krijuar atyre standarte te larta sikurse ne te gjitha vendet evropiane aty ku ne synojme te arrijme.

Krejt kjo nuk ishte e lehte, duke marre parasysh luften e sapoperfunduar, dhimbjet qe kjo lufte shkaktoi tek populli shqiptar i Kosoves.

Qe te krijoje kushte te barabarta bashkjetese ne Kosoven multietnike, ishte nje prej sfidave me te medha dhe me te veshtira te institucioneve te Kosoves! 

Krijimi i kushteve per nje jete te sigurt, pa diskriminime per te gjithe qytetaret e Kosoves ishte pra nje sfide tejet serioze per te gjithe njerezit konstruktivë, njerezit e civilizuar, njerezit qe dojne paqen, ne rrethanat qe vendi ndertohej. 

Nga ana tjeter ne synojme bashkejetesen me shoqerite e civilizuara, ne synojmë anëtarësimin në familjen e kombeve dhe duhet të këshilloheshim dhe të mbështeteshim tek miqtë tanë perëndimorë, duke ruajtur aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe miqtë e tjerë.

Mu kjo qe thashë detyroi institucionet e Kosoves qe per 14 vjet me radhe mos te shtrijne sovranitetin edhe ne veri te vendit. \\\\Kosova si nje shtet i ri ne konsolidim e siper duhej te rrugetonte me kujdes, qe mos te lejonte gabime te cilat mundnin te ktheheshin ne veprime qe do ta demtonin shtetndertimin tone.

Nuk dua te hyj ne trajtimin e shkaqeve pse pjesa veriore mbeti jashtë kontrollit institucional. Ama isha dhe mbetem besnik ne bindjet e mia se kurrsesi Kosova nuk ka mundur te shtrije sovranitetin ne veri ne nje forme tjeter pos dialogut, sado i mundimshem do te ishte ai. 

Dhe kështu ndodhi. Sot me këtë Marrëveshje, Serbia tërhiqet zyrtarisht nga kontrolli policor, administrativ, etj, në këtë pjesë të territorit tonë.

Janë fuqitë perëndimore që e garantojnë këtë tërheqje. Kjo është arritja më e madhe e kësaj marrëveshjeje !Kosova është një dhe e pandarë !

Eshte e fuqishme ideja, dita e se ciles i ka ardhur. Ne kete rast edhe idese se fillimit dhe vazhdimit te dialogut sot dhe nesër, i erdhi dita.

Modestisht, unë e kisha paralajmëruar këtë shumë kohë më parë, dhe kësaj ideje i erdhi dita sot.

 Kjo ide e kthyer ne realitet, eshte aq e fuqishme sa qe dita e firmosjes së kësaj marrëveshjeje, do te jete nje nder datat historike me rendesi per shtetin e Kosoves dhe te ardhmen evropiane te tij.

Kosovës, vendit tonë, sipas Marrëveshjes, iu hoqën pengesat për të ardhmen europiane, për antarsimin në BE. Shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën brenda Bashkimit Europian, kanë rënë dakord me këtë pjesë të marrëveshjes.

Ata me siguri do ta rishikojnë qëndrimin e tyre pro njohjes së Kosovës. Pas vendimit të tyre, rruga për anëtarësimin në OKB, është gjithmonë e më e hapur.

Kjo pikë e marrëveshjes është veçanërisht e rëndësishme, pse shteti ynë eshte ne kerkim te sa me teper miqve, per rruge qe pershpejtojne integrimin ne organizatat globale.

Këto janë rruge që e pershpejtojnë krijimin e kushteve dinjitoze per qytetaret per nje jete me te mire, me zhvillim ekonomik. Në fund të fundit ky është qëllimi i politikës : të ofrojë mundësi për zhvillim, për jetë më të mirë për qytetarët.

 Unë personalisht në emër të partisë politike që e përfaqësoj, dhe mbështetësve te saj e përgëzoj  kryeministrin e Kosoves për kurajon dhe guximin që pati për t’i hyrë këtij procesi të vështirë, por shumë të rëndësishëm për faktorizimin e shtetit tonë.

Unë i falenderoj të gjithë ata që ju mbështetën dhe prapë po e them : dua të mbes besnik bindjeve të mija, që qytetarët e Kosovës do ta vlerësojnë këtë që është arritur sot, sepse do shohin efektet e saj pozitive.

Sot mbetet sfidë e madhe zbatimi i marrëveshjes, sepse një e di, se implementimi i saj është i vështirë për shkak të pengesave nga brenda dhe jashtë. Për fat të mirë miqtë tanë do ta mbikqyrin këtë zbatim.

Ndërkohë duhet ta dini se çdo  gjë e fituar lehtë, e humb vlerën shpejtë ; çdo gjë e arritur me sfida, ka vlerë dhe kjo marrëveshje ka një vlerë të madhe dhe ia vlen që të sfidohemi në implementimin e saj.

Unë vazhdoj t’i mbetem dhe një pikëpamjeje të mëhershme : për të patur një implementim të suksesshëm ne duhet të kemi edhe një ofertë ekonomike integruese për Veriun e Kosovës, një zonë të lirë ekonomike që qytetarët e asaj pjese të territorit tonë të prodhojnë interesa të përbashkët, pavarësisht etnisë së tyre.

Vetëm zhvillimi ekonomik, mirëqenia i garanton të arriturat politike. Më vjen mirë që në marrëveshje është vënë theksi dhe tek energjia dhe tek telekomunikacioni, pse ne duhet të fitojmë pavarësinë e plotë dhe në këto sektorë, duke i hequr pengesat artificiale që na pengojnë zhvillimin.

Ne besojmë që në këtë rrugë do të kemi mbështetjen e gjithanshme të bashkësisë nderkombëtare, ShBA-ve, dhe Bashkimit Europian për çka dua ti falenderoj thellësisht.

Zonja Ashton, që përkundër problemeve dhe angazhimeve ditore me parkushtim e përkreu misionin e saj meriton respekt shumë të veqantë. Gjermania, një aleatja jonë e fortë, gjithashtu meriton respekt të veçantë.

duke ratifikuar kete marrëveshje, parlamenti kontribuon për të ardhmen e fëmijeve tanë të cilët kanë të drejtë legjitime të jetojnë në paqe, të lëvizin lirshëm, pa probleme dhe të krijojnë perspektiven e tyre jetësore ashtu siq ata dëshirojnë.

Ne kemi humbur shume kohe duke u marre me probleme politike duke renduar jeten e qytetarit me informata brengosese, duke renduar punen e institucioneve, e shumë here duke ndryshuar edhe menyren e te menduarit deri te gjuha e eger ne mes njerezve pergjegjës për mbarvajtjen e proceseve dhe pjeses tjeter destruktive.

Nuk duhet humbur më kohë e vlefshme duke u marrur me gjëra të cilat pas pak vitesh do të duken aq banale, e për të cilat nuk ia vlen të humbet kohë. E kujtoni sesa shumë polemika janë bërë për të ashtuquajturën çështje të 6 pikëshit, apo të fusnotës. Koha, kjo marrëveshje si shenjë e kohës, i kapërceu të gjitha dhe i zhvlerësoi të gjithë ato polemika.

Pas firmosjes së kesaj marreveshje, ne tani duhet te perqendrohemi me plot energji ne rrafshin e zhvillimit ekonomik dhe permiresimit te jetes se qytetareve. Këto janë sfida reale, për të cilat, megjithëse me vizione të ndryshme si qeveri dhe opozitë, duhet t’i zgjidhim.

Kosova duhet të jetë e jetueshme për të gjithë brezat. Kosova e ka potencialin për jetë më të mirë se është vend i bekuar nga perëndia, me burime të shumta natyrore dhe njerëzore, me një rini të mrekullueshme.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)