Tani kemi edhe Ministrinë e Diaspores, për hajr na qoftë
Shkruar nga Selatin Kaçaniku
Nuk do të merrem me arsyet ose arsyeshmëritë e formimit të Ministrisë së Diasporës. Nuk do të merrem as me inflacionin e ministrive, të z/v kryeministrave, të z/v ministrave ani se termi inflacion nuk flet as nuk dëshmon gjëra të mira.
Nuk do të merrem as me shpenzimet për mbulimin e këtij inflacioni nga taksat tona, ndërsa askush asgje nuk na pyet ?!
Do të flas e do të angazhohem për domosdonë e formimit të Ministrisë për Mbrojtjen e Konsumatorit të cilën e kamë kërkuar kaherë. Jo vetëm unë, jo vetëm konsumatori i Kosovës, jo vetëm KONSUMATORI.e kërkuam këtë Ministri.
Ate e kërkuan edhe Kuvendi i Kosovës, edhe Qeveria e Kosovës, edhe Ministritë, edhe
E kërkuan me mosangazhimin, me mungesën e vullnetit, me mungesën e përkushtimit e të përgjegjësisë për t i siguruar të drejtat Kushtetuese e Ligjore për mbrojtjen e konsumatorit ?!
Nuk kamë asgjë kundër themelimit të Ministrisë së 300 500.000 gurbetçarëve, pra të Diasporës. Nuk kamë asgjë kundër sepse edhe ata janë konsumatorë në gurbet dhe, fatmirësisht jetojnë në shtetet ku të drejtat e konsumatorit janë më të avansuara dhe ku veprojnë shumë mire mekanizmat shtetëror të mbrojtjes së konsumatorit.
Unë dhe KONSUMATORI jemi angazhuar për mbrojtjen e të drejtave, të interesit e të dinjitetit të konsumatorëve gurbetçarë në Kosovë. Ndaj, uroj për Minitrinë dhe uroj suksese.
Por, angazhohem fuqimisht për themelimin e Ministrisë për Mbrojtjen e mbi 2 MIL konsumatorëve të Kosovës për mbrojtjen e të cilëve as Kuvendi i Kosovës, as Qeveria e Kosovës, as Ministritë, as
askush nuk mori mundin për motivimin e duhur të mekanizmave për inspektimin, për monitorimin
për mbrojtjen e konsumatorit ?!
Po, angazhohem fuqimisht për themelimin e Ministrisë për Mbrojtjen e konsumatorit sepse Kosova i ka mbi 2 MIL konsumatorë të cilët njëkohësisht janë edhe popull, edhe qytetarë, edhe elektorat, edhe taksapagues ( dmth finansojnë vetvehten duke gjeneruar Buxhetin e Shtetit nga i cili do të finansohej po ky konsumator )
Vet institucionet, prijëtarët e tyre, stafi
të gjithë janë konsumatorë ?!
Vallë, ata aq të sigurtë e ndiejnë vehten në tregun e produkteve, mallrave e shërbimeve?
Ku po jetojnë ata?
A marrin raporte mbi gjendjen në treg, a lexojnë, a dëgjojnë, a shiqojnë lajme për shqetësimet e konsumatorit në këtë treg ?
A janë në tokë të bukës?
Nuk detyrohemi të hulumtojmë shumë larg e të marrim mësime: Në Tiranë, për hir të kursimit, Ministria e Mbrojtjes së Konsumatorit ekziston në kuadrin / së bashku me Ministrinë së Bujqësisë ?!
Nuk detyrohemi të jemi tepër të mençur për të kuptuar: Ministrinë për Mbrojtjen e Konsumatorit do ta finansonin vet konsumatorët, me paratë e tyre.
A do të duheshte që kauza e konsumatorit të ishte pjesë e pazareve ( partiako )politike që ndokush të kujtohej të angazhohej rreth realizimit të kësaj nevoje imediate, të kësaj domosdoshmërie ?
A po presin që edhe këtë ide , edhe këtë nisjatiivë, edhe këtë projekt ta marrin nga miqt ndërkombëtarë duke shpresuar donacione.
Jo, jo konsumatori i ka paratë e veta dhe nuk ka fytyrë as nevojë për lëmoshën e askujt. Ne duam vetëm mbrojtjen e të drejtave tona. Nuk duam që të drejtat tona t i mbrojë ndokush tjetër, në trajtën e lëmoshës së padenjë ?!