24 Dhjetor 2024

Taksa prej 100 % nuk është reciprocitet, mirëpo duhet të përkrahet

 Shkruar nga Behxhet Shala - Bajgora

Asgjë e re, asgjë e papritur: Qeveria e Kosovës fillimisht vendosi taksën prej 10% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe ky vendim nxiti reagime, së pari nga Serbia dhe kolonia e saj ekonomike dhe politike, Bosnja, për të vazhduar pastaj me Brukselin i cili thirrej në marrëveshjen e CEFTA –së e që në këtë rast doli se nuk është shkelur fare.

Edhe disa biznesmenë “ kosovarë “ që e ngritën piramiden e tyre financiare duke bashkëpunuar me tajkunët serbë si puna e Mishkoviqit, reaguan disi me turp, pa u përcaktuar qartë dhe prerë.

Opozita kosovare përkatësisht LDK, duke shfrytëzuar presionin e madh ndaj qeverisë dhe kryeministrit Haradinaj deklaruan se mund ta rrëzojnë qeverinë edhe me Listën Serbe e cila u rreshtua, si çdo herë 100% në anën e Serbisë.

Ky veprim i opozitës, një pjese të saj ishte shumë i pamoralshëm, në çdo aspekt. Kur u caktua taksa për këto mallra prej 10%, kryeministri Haradinaj paralajmëroi që kjo taksë mund të rritej dhe se mund të ndërmerren masa tjera e që shumica nuk i morën shumë seriozisht duke besuar se do t’i nënshtrohet presionit, sidomos të ndërkombëtarëve sikur që do t’i nënshtrohej shantazhit të Lista Srpska që kërcënoi se, në bashkëpunim me opozitën do ta rrëzojnë qeverinë Haradinaj  mirëpo, për fat të mirë nuk dolën këto parashikime. Qeveria e Kosovës e rriti këtë taksë në 100% dhe ndërmori disa veprime tekniko – politike për të eliminuar të gjitha mallrat e ku shkruhej “ Kosovo i Metohija “.

 Reagimi i Serbisë ishte i pritur, ashtu  edhe i Bosnjes por nuk ishte pritur reagimi aq acarues dhe kërcënues, deri në shantazhim të Frederika Mogerinit dhe Johanes Han, që si nivel jovendimarrës për liberalizim të vizave një kohë të gjatë mashtruan qytetarët e Kosovës duke thënë se janë plotësuar të gjitha kushtet teknike kurse tani po delë se janë mashtrues ordinerë dhe  karrieristë të bindur.

Pati edhe reagime të ambasadave të disa shteteve e që lirisht mund të konsiderohet si ndërhyrje në punë të brendshme të Kosovës aq më parë që edhe shtetet e tyre vendosin taksa ndaj shteteve tjera, sikur për mbrojtje të prodhimeve të vendit ashtu edhe për mbrojtje të intereseve politike.

Shumica e mekanizmave joqeveritarë dhe jopolitikë përkrahën vendimin e qeverisë dhe kryeministrit Haradinaj e që u bë mirë. Presidenti Thaçi, në mungesë të kohës sepse është shumë i zënë me përpjekjet për bashkim të Luginës së Preshevës, nuk u deklarua për 100% ndërsa nuk u pajtua për 10 %.

Sot, në një analizë të shkëlqyer të Augustin Palokaj nga Brukseli për lojrat rreth njohjeve, çnjohjeve, bisedimeve me Serbinë dhe mos-liberalizimin e vizave u bë e qartë se kryeparlamentari Veseli ka përkrahur taksën prej 100 % për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe, nëse është e vërtetë po del shumë konstruktive kjo përkrahje.

Kjo përkrahje duhet të forcohet, duhet të zgjerohet dhe duhet të shndërrohet në ndërgjejgje dhe vetëdije njerëzore, kombëtare, shtetërore, ekonomike, politike dhe ekzistenciale.

Pas këtij vendimi të qeverisë së Kosovës, LDK doli me një qëndrim se qenka bërë për pazare dhe përfitim politik duke harruar se, përjashtuar Babain Politik dhe Ushtarak të shqiptarëve, Hasan Prishtina dhe të Pavdekshin Bacë Adem Demaçi, shumica e politikanëve kanë punuar për përfitime politike. 

Idealizmi në politikë është shkatërrues për karriera politike dhe jo rrallë herë përfundon edhe tragjikisht.

Si të komentohet që në kohët më të vështira nëpër të cilat po kalon Kosova, LDK flet vetëm për zgjedhje të parakohshme dhe marrje të pushtetit, në çdo takim, në çdo prononcim madje edhe kur shkojnë në xhami në falje të namazit. 

LDK gjithmonë ka pasur mungesë të idealizmit dhe mungesë të sakrificës prandaj ka bërë pëprpjekje të materializojë sakrificën e të tjerëve.

Ashtu vepron edhe sot duke bërë përpjekje ta përvetësojë luftën çlirimtare të së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës e të cilën kanë dashur ta zëvendësojnë me dezertorët e një formacioni ushtarak që nuk e ka shkrepur asnjë plumb të vetëm.

Idealistët e LDK-së kanë luftuar nën uniformë të UÇK-së dhe me atë uniformë kanë shkuar në amshim, përjetësi, duke u shndërruar në meteorë të lirisë dhe duke ua ndriçuar rrugën e lirisë brezave të ardhshëm.

Ata janë dëshmorë të UÇK-së dhe heronjë të Kosovës dhe popullit shqiptarë e jo dezertorët që ikën nga lufta, që nuk luftuan kurrë, që vdiqën aksidentalisht kurse politika e kompromisit dhe tugjarëve i shpalli heronjë të Kosovës.

Të përkrahet vendimi për rritje 100% të taksave: Kriminelët e Serbisë, nga koha e Millosheviqit e që sot janë veshur me pushtet si: Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandar Vulin, Nebojsha Çoviq dhe ata të strukturave paralele kriminale në veri të Kosovës e që mbahet e okupuar nga Serbia reaguan ashtu si edhe mendojnë; Vuçiqi e luan rolin e të moderuarit dhe thërret pët hakmarrje civilizuese, Daçiqi, si kriminel me pedigre i quan shqiptarët barbarë shkaku se nuk i duam mallrat e tyre, Vulini kërkon intrevenim të ushtrisë në mbrojtje të serbëve të Kosovës që kryesisht dhunohen nga vet Serbia dhe politikanët e tyre kurse Çoviq kërkon të largohet KFOR në mënyrë që Serbia ta përsërisë Prekazin, Mejen, Krushën e Madhe dhe të Vogël, Çirezin, Likoshanin, Abrinë, Poklekun, Studimen dhe masakra tjera që i ka bërë gjatë luftës në Kosovë.

Askush nuk reagoi nga ambasadat e huaja, as shpirtkeqja Mogerini dhe shpirtziu Han. Një i çmendur deklaroi se shqiptarëve ua ndalim ujin nga Ujmani apo i përmbysim duke e hapur digën të këtij liqeni duke i mbytur sikur minjtë. Shoku i Agim Bahtirit, Goran Rakiq u palua para Vuçiqit në Beograd si një nxënës shumë i dobët dhe, duke qarë kërkoi ndihmë nga kryetari i Serbisë duke e deligjitimuar kryetarin legjitim të Kosovës, zotni Hashim Thaçin.

Me deputetë të Kuvendit të Kosovës nga LS, me ministra dhe zëvendësministra të LS, me robë dhe robi, të gjithë u ngritën kundër Kosovës kurse marrin paga nga Buxheti i Kosovës e të cilën nuk e ka as shkatërruesi më i madh i tyre dhe ardhmërisë së tyre në Kosovë, Aleksandar Vuçiq.

 Situatën në Kosovë edhe në ditën e dytë të vendosjes së taksës prej 100% e krahasuan me situatën e krizës humanitare në Sudan, Siri, Somali apo me fatin e rohinjave që pamëshirshëm po asgjësohen nga një fituese e Çmimit Nobel për Paqe të shndërruar në Millosheviq të Birmanisë. 

As për këtë nuk pati reagime nga faktori ndërkombëtarë në ndërkohë kur Serbia po shkonë me hapa galopant drejt integrimit në BE kurse Kosovës po i premtohet perspektivë evropiane (vetëm gjeografikisht) në ndërkohë që na shtyjnë drejtë Turqisë, Sirisë, Libisë, Sudanit, Somalisë, Ganës dhe vendeve të ngjashme të njohura ndërkombëtarisht si shtete me një demokraci shumë të zhvilluar dhe të qëndrueshme!. Është shumë e pamoralshme që në këto çaste të flitet për rrëzimin e qeverisë, me ndihmën e Lista Serpska.

Qeveria mund të rrëzohet në ndonjë mënyrë tjetër ndonëse nuk ka rrezik që kjo të ndodhë shpejt. Hashim Thaçi e ka, jo çelësinë por kallauzin për ta rrëzuar qeverinë kur të dojë dhe si të dojë por, për momentin, nëse e rrëzon qeverinë, Hashimi do të jetë humbësi më i madh.

LDK pa dyshim se ka pasur një epërsi mirëpo e vuri në bixhoz me qëndrimet e fundit pas vendosjes së taksës prej 100% për mallra nga Serbia dhe Bosnja kur po e dëshmon një agresivitet jo në rregull dhe një grykësi të madhe për pushtet për shkak të ndasive të brendshme brenda kësaj partie.

Po të mbaheshin zgjedhjet brenda tre (3) muajve dhe nëse qeveria dhe Ramushi nuk e ulin këtë taksë në 10 % me të cilën është pajtuar edhe Vuçiqi, AAK nuk do të fitonte më pak se 13 -15% të votave. Nëse dikujt i konvenojnë zgjedhjet në këtë kohë dhe në këtë situatë ai është Ramush Haradinaj dhe AAK-ë.

Prandaj edhe nuk duan ta rrëzojnë Ramushin në këtë kohë dhe këtë nuk e duan as ndërkombëtarët, ndonëse ka pasur qëndrim të paluhatshëm në mbrojtje të taksës prej 100% sikur që është kategorik kundër makiazhit të kufinjve që po e propozon Sellma politike e Kosovës – Hashim Thaçi.

Por, edhe nëse ndodhë që kjo masë të pezullohet për arsye të ndryshme apo premtimeve nga miqtë ndërkombëtarë, kjo gjendje kurrë më nuk do të kthehet më në pikën zero, me Ramushin kryeministër apo me dikend tjetër.

Është thyer ose është çarë mosguximi për kundërshtim, pushkën e kundërshtimit mund ta mbushim edhe me municion të kalibrit që e kërkon interesi kombëtar dhe interesi shtetërorë.

Bosnja ka deklaruar se kjo taksë ia rrezikon 10,000 vende të punës dhe në bazë të kësaj llogarie del se Serbisë i rrezikohen së paku 50,000 vende të punës e që nënkupton se Kosova mund t’i hapë së paku 35-40,000 vende të punës.

Në fund të fundit, nuk e kemi fare detyrim të blejmë mallra nga Bosnja dhe Serbia kur ato bëjnë përpjekje ta riciklojnë krimin ndaj shqitarëve ëqe kanë kryer gjatë viteve 1998 – 99 sikur edhe gjatë periudhës 100 vjeçare. Nëse për një vallëzim, kryesisht tango (sipas ndërkombëtarëve) duhen së paku dy persona, për normalizim të marëdhënieve nuk mjaftojnë dy persona qofshin ata të ndriturit dhe të përndroturit, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

Po dëgjoj kur thuhet se pavarësisht çfarë marrëveshje do ta nënshkruaj Hashim Thaçi, Kuvendi është ai që me votën e vet mund dhe duhet ta refuzojë marrëveshjen e arritur e që nuk është fare e vërtetë. Ndërkombëtarët duan të ju fusin në detyrime ndërkombëtare duke nënshkruar marrëveshje pastaj nuk nguten në zbatimin e saj; nëse gjejnë mekanizma që shpejtë e votojnë, një punë më pak, nëse jo, përmes zgjedhjeve dhe presioneve “ demokratike “ krijojnë mekanizma që iu duhen, herët  a vonë ! Dhe kryesisht ia arrijnë qëllimin.

Kujt i kujtohet sot baronesha Ashton apo Kuperi, Ahtisari apo Petriqi, Vensi apo Çernomirdini ?! Po të mos ishte Hashim Thaçi ai që është dhe i cili, për nevoja personale i dekoron me nga një znaçkë, rrallë se dikush apo edhe askush nuk do të kujtohej për ta.

Ashtu do të ndodhë edhe me Frederika Mogerinin, Johanes Hanin apo bletën Maja (Kociançiq). Kur ish të burgosurit politikë shqiptarë trajtoheshin nga UDB –ja që fliste shqip, majkat dhe baballarët por edhe familjarët e disa këshilltarëve të udhëheqësve më lartë kosovarë, anëtarë të ASHAK-ut si dhe bartës të disa posteve me rëndësi të veçantë, i rrihnin për orë të tëra për t’u dëshmuar se janë më udbash se udbashët që flisnin serbisht.

Udbashët serbë ishin më gjentilë, të rrihnin një orë pastaj iu lenin në duart e xhelatëve udbashë shqipfolës që ju rrihnin derisa edhe vet nuk u rrëzonin nga lodhja. Kështu ishte atëherë, ata që na torturonin ndërroheshin kurse vetëm ne ishim aty. Edhe ndërkombëtarët do të ndërrohen kurse marrëveshjet do të mbesin  !

Urime festa për të gjithë: 28 Nëntori është Festë e Flamurit kuqezi, 29 Nëntori është Festë e atyre faqezi. 28 Nëntori është Festë e shqiptarëve dhe Shqipërisë, 29 Nëntori është Festë e AVNOJ-it dhe Jugosllavisë.

Urime për të gjithë, pavarësisht ku e gjejnë veten. Në Kosovë ka më shumë që e festojnë 29 Nëntorin se 28 Nëntorin, sidomos në institucione. Gëzuar me Ismail Qemalin dhe Josip Broz Titon ! Megjithatë, për mua dhe familjen time nuk ak dilemë : “ rreth Flamurit të përbashkuar, me një dëshirë, me një qëllim....”.

Ju mund ta këndoni lirisht : “ Druzhe Tito, mi ti se kunemo, da sa tvoga puta ne skrenemo ...” dhe orkestrën si dhe dirigjentin do ta gjeni te një pjesë e LDK-së e cila sot po vuan nga patriotizmi i vonuar demokratik  sepse vërtetë i kanë qëndruar besnikë mësimeve të Titos. Me fanatizëm madje !  Gjet Macolli mund të shpërthejë në lotë kur i kujtohet që Titon e ka parë lakuriq, në mos se edhe ia ka mbajtur bilbilin!

Psikologu Rama dhe pacientët e tij : Të gjithë ata që nuk pajtohen me bisedimet dhe me Hashim Thaçin dhe të cilët, pa shije dhe pa fakte e përdorin cilësimin tradhëtar, “ psikologu psikiatrik “ Edi Rama i quan budallenjë dhe të çmendur, pa iu bërë asnjë test të inteligjencës apo kontrollë tjetër.

Nuk e kam të qartë nëse Rama është kontrolluar vet më parë te ndonjë profesionist i fushës përkatëse ndërsa, mendoj se një student i vitit të parë i psikologjisë, me një shikim sipërfaqësor, lehtë mund t’ia ndërrojë rolin Ramës, nga “ psikologu – psikiatër “, në pacient!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)