Taksa e la edhe Isën pa rrota
Shkruar nga Gani Qarri
Masa e domosdoshme e taksës së vënë 100% kundër mallrave të Serbisë, siç duket nuk u ka pëlqyer aspak sidomos ish bashkëpunëtorëve besnik të sistemit okupues të Serbisë dhe ndonjë nga “pogllavarët” e partive të “mëdha” aktuale në vend.
Madje nga sikleti, mu në ditët kur luftohej për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, në parlament, se ai mund të mos miratohej nga deputetët dhe rrjedhimisht do të kërkohej përgjegjësi pikësëpari prej tij, si përgjegjës për nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacion dhe atë për krijimin e “zajednicës” serbe në veri, Isa burri jo vetëm se u sëmurë “rëndë” por nuk i besoi as “Bondstillit” amerikan se do ti gjente ilaç, ndaj pati ikur fare në Gjermani.
Atje përveç se qëndroi një kohë bukur të gjatë, edhe kur u kthye në Kosovë, kuptohet kohë pasi që qe miratuar me rrena e manipulime demarkacioni në Kuvend, ai sërish nuk lajmërohej as dilte ta shihte kush publikisht,kinse ende nuk ndjehej sa duhet mirë.
Për habi, me të vendosur Qeveria e Kosovës taksën 100% kundër invadimit të mallrave të Serbisë në vendin tonë, Isa demokrati jo vetëm se u ndie i gjallë dhe i shëruar tërësisht, por shtyni një nga shërbëtorët e vet më të dëgjueshëm që të deklaronte pa fije turpi as ndërgjegje njerzore se LDK do ta rrëzonte (po të mundej) Qeverinë aktuale edhe me votat e Lëvizjes Serbe.
Madje pasi që as kjo nuk piu ujë, ai thirri vet mbledhjen e kryesisë së partisë, dhe krejt çfarë tha e bëri,ishte deklarimi tejet i prekur, se vendimi i Qeverisë qenka populist dhe dikush paska bërë pazare me të, duke shtuar se ai de partia e tij,sërish do ta shohin mundësin për ta rrëzuar Qeverinë, pa cekur se me cilin subjekt tanimë.
E ajo që vërehej dhe kuptohej qartë edhe në këto momente hidhërimi për të, është fakti se me zbehjen e shfaqur nga pakënaqësia dhe shprehjen e syrt nga pezmatimi, ai vet la të kuptohet se nuk e kishte fare hallin tek vuajtjet e populli, por tek fitimet e të birit.
Kjo për faktin se qysh në koalicionin e njohur me Hashim Thaçin, si dëmshpërblim për tradhtinë e Isës ndaj partive opozitare, Thaçi ia pati falur që atëherë vetëm djalit të Isa Mustafës licencën ekskluzive për importimin e gomave të BMW-s nga Serbia.
Ndaj me akuzën ndaj taksës së Qeverisë si veprim populist dhe qëllim të bërjes pazare, Isa i LDK-s, shprehu jo vetëm pezmin për mundësin e shuarjes së licencës ekskluzive të të birit me Serbinë, por edhe dëshpërimin e madh se mund të gjendet tjetër furnizues nga persona krejt tjerë dhe mu në pikë të sezonës së dimrit kur ngasësit e BMW-ve duhet ti ndërrojnë gomat e makinave, Isa me të birin nuk do të kenë më as për vete rrota të Serbisë.