01 Janar 2025

Ta parandalojmë tragjedinë e radhës “njeriu-qeni”

Shkruar nga Marilyn Kott

Të miratohet ndryshimi i propozuar i KDP14 për Ligjin e Kosovës mbi Mirëqenien e Kafshëve 

Me gjithë respektin ndaj familjes së Driton Jasharit, dhe me pikëllim të madh për humbjen e jetës së tij, OJQ-ja Kosovo Dog Project 2014 (Shqip.  Projekti për Qentë e Kosovës) dëshiron tu bëj me dije qytetarëve të Kosovës se ata munden t’i parandalojnë tragjeditë e ardhme të këtij lloji.

 Ata munden t’i largojnë qentë e braktisur prej rrugëve të tyre përmes menaxhimit human dhe modern të qenve, dhe kështu ta gëzojnë një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm mu sikurse e gëzojnë edhe populli i Sllovenisë, Gjermanisë, Anglisë dhe SHBA-së, si dhe shumë shtete të tjera perëndimore.

Qeveria e re e Kosovës mund ta bëj këtë duke e miratuar dhe zbatuar Ligjin e ndryshuar të Kosovës mbi Mirëqenien e Kafshëve (Nr. 02/10).

Ky ligj obligon pronarët e kafshëve që të përkujdesen për qentë dhe macet e tyre, kurse qeverinë e obligon të përkujdeset dhe kontrollojnë kafshët tanimë të braktisura e që jetojnë nëpër rrugë. Ky ligj është kompletuar dhe ju dorëzua Kuvendit në korrik të 2014-ës me nënshkrimet e 10.933 Kosovarëve  që janë në fakt mbështetës të tij. Ky ligj pra, tanimë është i gatshëm për qeverinë e re të Kosovës.

Këtë situatë në Kosovë e kanë krijuar pronarët e papërgjegjshëm të qenve (dhe maceve). Qentë dhe macet bëjnë pjesë në kafshë të zbutura që janë mësuar me njeriun të përkujdeset për to. Kur një pronar largon qenin (ose macen) prej shtëpisë, kjo kafshë bën çmos për të mbijetuarë këtë e bën zakonisht duke qëndruar afër njerëzve.

Qentë dhe macet e braktisura janë në kërkim të ushqimit nëpër mbeturina dhe prej njerëzve në rrugë. Ata bëjnë çmos për të qenë në të ngrohtë duke u fshehur nëpër lagje dhe duke u mbledhur në grupe. Jeta e tyre nuk është e gjatë nga arsyeja se nuk janë kafshë të egra sikur ujqërit apo dhelprat.

Një numër i madh i tyre vdes urie, pastaj qëllohen prej veturave, luftojnë kundër njëri tjetrit, sëmuren, mërdhihen, por që jetojnë mjaftë gjatë për tu trashëguar me këlyshë apo kotele. Qentë femra mund të çiftëzohen dy apo më shumë herë brenda vitit, secilën herë me prej 5-9 këlyshë. Në anën tjetër macet femra çiftëzohen tri herë në vit, secilën herë me prej 4 apo më shumë kotele.

Pra, këto shifra janë marramendëse. Këta të vegjël rriten në rrugë në kushte të mizershme, dhe ju shkaktojnë mizerie njerëzve. Te e tërë kjo që u tha më lartë ka shpier  e gjitha këtyre më lartë është moskujdesi i pronarëve ndaj kafshëve të tyre përkdhelëse.
>
Arsyeja e atyre kombeve që nuk ballafaqohen me këtë problem është obligimi i pronarëve të kujdesen për qentë dhe macet e tyre. Ata nuk i hedhiun qentë në rrugë.

Ata nuk lejojnë që ata të trashëgohen me këlyshë dhe kotele për të cilat nuk  do ta merrnin përsipër përkujdesjen e tyre. Ata ju ofrojnë ushqim këtyre kafshëve, shtëpi, kujdes dhe i trajnojnë.

Qeveritë përkatëse i fuqizojnë kërkesat pronësore ndaj kafshëve. Qeveritë lokale përkujdesen dhe ushtrojnjë njëfarë kontrolli ndaj kafshëve të braktisura.

Duke kombinuar veprimet e pronësisë humane, përgjegjëse, fuqizimit prej qeverisë dhe kujdesit dhe strehimores të qeverisë lokale, qenve dhe macave nuk do të ju bie të jetojnë në rrugë. Rrugët në këso raste janë të sigurta dhe të shëndetshme për njerëzit e po ashtu edhe per qentë dhe macet.

OJQ-ja “Kosovo Dog Project 2014 (KDP14)” i ka bërë një amandamentim Ligjit të Kosovës mbi Mirëqenien e Kafshëve që do t’i ofroj Kosovës asi mjedisi që kanë edhe shtetet ambient-sigurta prej qenve.

Amandamenti i propozuar i KDP14 kërkon nga qeveria që t’i prij kësaj përpjekje me njerëzit e qëlluar, duke i përfshirë edhe veterinarët dhe dhe administratorët dhe resurset e qëlluara.
Kjo nga pronarët kërkon që të përkujdesjen për qentë dhe macet e tyre, që mos tu shkaktojnë telashe fqinjëve të tyre.

Në anën tjetër nga qeveritë kërkon ndërtimin e më shumë strehimoreve ku ka përkujdesje për kafshët e braktisura, dhe njëkohësisht ku mund të ofrohet ndihma veterinare për pronarët e qenve dhe maceve.

Krej kjo është materialisht e përballueshme, e arritshme, më pas krijon punësim të vërtetë për kosovarët. E shndërron Kosovën në një shtet të sigurt, në harmoni me praktikat e Bashkimit Europian.

Duke miratuar amandamentin e propozuar të KDP14 për Ligjin e Mirëqenies së Kafshëve (Nr.
02/L-10), Kosova mund të filloj me zvogëlimin e numrit të popullatës së qenve, dhe mizeries së njerëzve dhe qenve e maceve. Për qeverinë e re të Kosovës dhe kuvendin e saj do të ishte një fillim i mbarë miratimi i ligjit aq të nevojshëm dhe të deshtur prej popullit të Kosovës.

Nëse jeni shtetas Kosovar, ju lusim t’i shkruani mu tani përfaqësuesve të parlamentit për ta miratuar Amandamentin e Propozuar të KDP14 mbi Mirëqenien e Kafshëve të Kosovës. Ju thoni që këtë veprim ta ndërmarrin menjëherë.  Pa tragjedi më.



/Autorja është Kryesuese e KDP/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)