01 Janar 2025

Ta kursejmë ujin e pijes, ta shfrytëzojmë racionalisht!

Shkruar nga Ahmet Pllana

Në sezonin e verës, si gjithnjë rriten kërkesat për shfrytëzi të ujit që vjen nga ujësejllësi, për shkak të ngritjes së temperaturave të larta. Prandaj, ndodhë që shpeshherë furnizimi me ujë të pijes vështirësohet. Mu për këtë arsye shpenzimi racional i ujit të pijes në këtë kohë vere është më se i domosdoshëm.

Uji i pijes nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pa kontrolluar, duke shpenzuar ujë nevojë e pa nevojë, duke rrjedhur uji nga rubineti pa u ndalur nga përdoruesi dhe duke e shpenzuar kështu uji kot. Prandaj, ujin duhet kursyer maksimalisht apo siç thuhet ndryshe çdo pike e ujit duhet të kursehet!

Uji i ujësjellësit na nevojitet në shtëpi dhe banesa për pije, për larje enësh, për pastrim, për higjienë personale (larje duarsh, syshë, dhëmbësh, rroje, larje të trupit), për banjo, etj. por jo, në asnjë mënyrë, për larje automjetesh, trotuareve dhe për ujitje të kopshtijeve. Është shumë e rëndësishme që secili qytetar dhe qytetare ta kuptojë rëndësinë e ujit të pijes dhe ta kursejë atë maksimalisht.

Çfarë do të ndodhte nëse gjatë këtyre ditëve të verës me vapë, me temperatura të larta deri në 35 gradë celzius, në një lagje të qyetit nuk do të kishte ujë, jo më shumë, por vetëm tri a katër ditë? Sigurisht se do të ndodhte ndonjë epidemi me përmasa shqetësuese!

Prandaj, ta kuptojmë rëndësinë e ujit të pijes dhe secili me mundësitë e veta të kontribuojë në kursimin e ujit, ngase uji ka rëndësi jetike për qytetarët.

Secili qytetar dhe amvise ka mundësi ta kursejë ujin, vetëm duhet një vetëdije më e lartë për kursim të ujit të pijes, duke e pasur çdoherë në mendje se shfrytëzimi i ujit pa nevojë dhe në mënyrë jo racionale mund të rrezikojë familjet tjera për mungesë të ujit të ujësjellësit.

Çfarë mund të bëjë qytetari për të ndaluar shfrytëzimin e tepërt dhe të pa nevojshëm të ujit, duke mos pasur një kujdes për shfrytëzim racional, e aq më tepër e aq më keq nëse uji keqpërdoret për larje automjetesh, trotuareve apo për ujitje të kopshtijeve, pemëve, etj.?

Sipas rekomandmeve që i ka dhënë Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” në Prishtinë, uji mund të kursehet në këtë mënyrë, duke iu përmbajtur këtyre rregullave: 1. Mos lejoni të rrjedhë uji kot nga rubineti juaj!

2. Mos e përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat!
3. Mos e përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet!
4. Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm!
5. Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja pasi lani dhëmbët!
6. Mos ujisni  lulet, kopshtet dhe arat!                                                                                

Nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” vjen porosia që ujin e pijes ta kursejmë maksimalisht, sepse ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji dhe asgjë tjetër, qoftë për pije, qoftë për pastrim dhe higjienë!       
                                                         

Vërtet ne duhet të jemi të kujdesshëm në kursimin e ujit, sepse po e kursyem ujin me një kujdes të shtuar, ujë të pijes do të ketë mjaft dhe nuk do të ndodhë që ndonjë lagje të mbetet pa ujë në këto ditë tepër të nxehta të verës.

Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë sa më racionale.

Nëse i përmbaheni këtyre rregullave në këtë sezon të verës, nuk do të ketë reduktime të ujit dhe secila familje do të furnizohet me ujë të pijes, kanë premtuar zyrtarët e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Për keqpërdorim të ujit të pijes, do të veprojnë Komisionet inspektuese të Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” bashkë me Inpekcionin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, të cilat do të bëjnë inspektimin në terren. Nëse zihet që ndonjë person i pandërgjegjshëm e keqpërdor ujin e pijes, duke e shfrytëzuar ujin e ujësjellësit për larje të automjeteve, për larje të trotuareve, për ujitje të kopshtijeve, arave, livadheve, pemëve, mjedrave, etj., do të pasojnë gjoba të larta.

Nevojitet të organizohen seminare për amviset për të mësuar se si duhet të kursehet uji dhe jo për 5 pjata të shpenzohen 100 litra ujë, në vend se të shpenzohen 20 litra ujë. Me këto seminare amviset do të krijonin ndjenjën e kursimit dhe shprehin e kursimit edhe për gjëra të tjera, sikurse të energjisë elektrike, etj. Mjerisht, shumë amvise nuk e posedojnë fare ndjenjën e kursimit dhe as që vete mendja fare për këtë kursim, duke menduar se çdo gjë vjen nga qielli e jo nga puna, djersa e mundi.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)