01 Janar 2025

Syni dhe mendja e qytetarit përballë shërbimeve të mshefta serbe

Shkruar nga Xhevat Meha

Të nderuar të pranishëm,

Ju faleminderoj për mundin që keni marrë për të na nderuar me pjesëmarrjen tuaj në këtë perurim.

Dëshiroj të faleminderoj për ndihmën që kanë ofruar në përgaditjën e librit, dy recensentët Z. Fadil Kajtazi dhe Z. Nexhmedin Spahiu, dëshiroj të faleminderoj referuesin Jeton Kelmendi si dhe faleminderoj poashtu lektorin Halil Xani.

Gjithashtu dëshiroj të faleminderoj për kontributin e tyre në përgaditjen e librit të rreth 40 individëve të cilëve u kam dhën dorëshkrimin dhe u kam marrë mendimet e tyre.

Deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ndonjë vështirësi në ndërtimin e shtetit të Kosovës nga të gjithë ne nuk merrej me ndonjë shqetësim për faktin se pritnim që shpallja e pavarësisë ka prioritet.

Vështirësitë në funksionalitetin e institucioneve të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë nuk ka arsye që mos të na shqetsojnë.

Unë shihja probleme dhe pengesa si në nivel të Kosovës, ashtu edhe në rrafshin personal, diçka nuk ecte rrugës që prisja. Ballafaqohesha me “gërsherë për premje” që vepronin disi fshehtas. Fillova të mendoj, të lidh fijet, të analizoj dhe të ndërtoj lidhje logjike.

Nga kjo, më doli një pamje e përgjithshme e një veprimtarie të msheftë. Veprimet që përseritën nuk janë rastësi, janë të menduara dhe të zbatuara në mënyrë të organizuar. Dukej qartë se ishte veprimtari e shërbimeve të mshefta.

Bisedoja me njerëzitë përreth në lidhje me veprimtarinë e msheftë, tepër rallë gjëja dikë të dinte diçka në lidhje me këtë. Vështirësia në komunikim për këtë çështje me të tjerët, më nxiti që të shkruaj libër si mjet komunikimi. Kësisoj doli ky libër.

Po çka dhe si t’u ofroj lexuesve diçka për veprimtari të msheftë? Dokumentimi? Çështja ishte, a mund të dihet diçka që nuk shihet, dhe përgjigja nga shkenca është se po.

Kësisoj u përdor metodologji shkencore në përgaditjen e librit. Po ashtu përdora edhe praktikën e popullit tonë, që në lidhje me këto, ka thëniet e veta: “mos e vet se të kallzon vet”, ose, “ndash me njoftë dikë kqyrja punët”

Të dashur lexues, ky është libri im i parë, është dashuria ime e parë. Jam përpjekur të ofroj informacion që do t’u lehtësoj të kuptuarit e veprimtarisë së msheftë serbe, sa ja kam qëlluar, është e juaja ta vlerësoni.

Edhe njëherë ju faleminderoj të gjithëve për pjesëmarrje, si dhe po ashtu edhe të gjithë referuesit. Faleminderit!

/Fjalimi i autorit në promovimin e librit te tij \"Syni dhe mendja e qytetarit përballë shërbimeve të mshefta serbe\"/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)