Sykaltërta
Shkruar nga Miranda Javori
Në një thellësi të pafund të një oqeani te ngjajnë sytë e saj po i shikove. Ata sy qe brenda tyre mbajnë aq vuajtje e pikëllim, e flokët e gjata të bardha qe i shkëlqejnë si bora e parë qe sytë ti vret.
Zërin aq të ëmbël sa qe kur flet të duket se nga goja e saj mjaltë buron, të bënë të ndihesh aq mirë kur të flet me atë zë e me qetësin e shpirtit te saj, por qetësi e vrarë thellësisht.
E shikoja tek fliste me fëmijën e saj e ledhatonte me plotë dashuri, e shikonte por jo gjatë, e ikte shikimin nga ai sikur diçka nuk e bënte të lumtur kur e shikonte, apo vallë diçka brenda në sy po e vriste.
Shikimin e ikte edhe nga unë, sado qe mundohesha të shikoja bukurin e syve të saj, ajo nuk lejonte, duke shikuar sa në një anë sa në tjetrën dhe kokën e ultë, ofshante aq furishëm sa të prekte në shpirt ajo ofshamë e saj qe të ngjante në një lodhje shpirti.
Lotët i pikonin mbi kokën e djalit kur e përqafonte, e ai e shikonte sikur mos ta njihte, sikur të mos e kish parë asnjëherë, apo vërtetë ajo kishte diçka qe djali i saj nuk po e dinte.
Qëndronte kokulur e u kthye shpejt nga unë, me shikoj në sy, por ketë herë me shikoj gjatë, e shikimi nuk e iki siç bënte çdo herë, me shikoj e me tha A thua do të me dojë kaq shumë kur ta kuptoj , e djalin se lëshonte se përqafuari.
A thua si do ta pranojë kur ti rrëfej për atë ditë qe shpirtin ma këpute sa herë qe e kujtoj, për atë ditë qe botën sot vërtetë e shoh me një sy tjetër apo me mirë të them me një sy qe qëndron në mua vetëm formalisht e nuk e ndiej qe e kam, e dritën nuk e shoh me te.
Me thanë qe gati dhe lisat patën nisur të qajnë nga ofshama e bërtima ime qe lëshoja, sepse vërtetë ndjeja dhimbje, dhimbje qe me ngacmonte çdo pjesë të trupit, e mali shtonte trishtimin kur përsëriste zërin tim.
Flokët e bardha të gjata i ishin berë të kuqe se gjaku i kish mbuluar fytyrën e kokën, tregonte për atëherë.
Trupi me ishte ngrirë nga të ftohtit sikur isha bërë gati për varr, por gjallë prapë po me mbante ajo dhimbje e mallkuar qe me dukej sikur zjarr ish ndezur në syrin tim.
Me lot ne sy me tha Ajo copë granate a nuk patë ku të ngulej veç në syrin tim, e për një çast heshtja mbuloj dhomën, sikur çdo gjë varrosi kur e tha atë fjale.
Kur i dëgjoja hapat kur ecnin shpejt malit përpjetë e kur e ndjeja përpjekjen e vllaut qe me mbante para duarsh, dhembja me shtohej edhe më shumë kur e mendoja se ndoshta syri im me sdo të mund ta shoh atë shqetësim në fytyrën e të gjithë atyre qe zemra u therte kur me shihnin.
Madje edhe shqetësimin e tmerrin do të doja të shikoja, vetëm të mund të shihja. Ata hapa të shpejtë e ajo ofshame e vëllait sikur me thonin mbahu, ti nuk je kaq e lig.
E vetes i flisja I thoja zemrës të lutem ndalo,po zemra spo me dëgjonte, derdhja lot nga syri ,por dhembja spo me derdhej dot, veç shtohej me shume, lotoja por doja të me lotonin të dy sytë.
Kisha frikë të prekja fytyrën time, por zemra e donte të vërtetën.