Sulmi në sistemin e pagesave të Thesarit dhe siguria kombëtare
Shkruar nga Hisen Berisha
Debatet në vazhdim rreth sulmit keqpërdorues në sistemin e pagesave të Thesarit të Shtetit më çojnë retroaktivisht te qëndrimet e mia lidhur me dyshimet për një infiltrim në administratën shtetërore të Kosovës të agjenturave nga shërbime të shteteve që Kosovën nuk e shohin si shtet funksional të pavarur.
Por kjo ka nxjerrë në pah jo vetëm dobësitë individuale të zyrtarëve të caktuar dhe pasojave të shkaktuara, por edhe dobësitë e sistemit të rekrutimit të personelit dhe të dhënave që duhen përfshirë në formularët e aplikimit si dhe verifikimit të deponimeve në atë formular.
Po ashtu, kjo ka nxjerrë në pah edhe dobësitë e sistemit të sigurisë dhe verifikimit të së kaluarës së personave që bartin përgjegjësi në pozita të ndjeshme në administratën shtetërore.
Një përvojë nga jeta ushtarake dhe praktikat e udhëheqjes me njerëz dhe menaxhimit me procese brenda shërbimit ushtarak më mësoi se një epror në hierarkinë ushtarake, krahas përkujdesit duke i krijuar kushtet dhe përcaktuar standardet për vartësit e tij, duhet të kërkojë përmbushjen e detyrave operative ashtu siç janë pritjet doktrinore.
Por, si arrihet kjo? Në kontekst të situatës me rastin në Thesarin e Shtetit, dua të vë në pah se një epror, krahas asaj që u tha më sipër për detyrën, kushtet dhe standardet e kryerjes së një detyre, duhet të njohë nga afër secilin pjesëtarë të strukturës në krye të së cilës qëndron, duhet ta njohë jetën e tij, statusin civil, pra familjar, gjendjen e tyre sociale, shëndetësore e tjera komponentë, situatën e përgjithshme në familje apo shoqërinë ku ai konvergon dhe mendësinë që të ketë probleme të natyrave qoftë sociale, civile, ekonomike, sigurisë personale apo të familjes, shëndetësore etj.
Kjo një eprori ia bën të mundur që ta dijë se cilin vartës deri në çfarë shkalle mund ta ngarkojë dhe me çfarë përgjegjësie ndaj shkallës së sigurisë, specifikave dhe perfeksionimit që kërkohet për ta kryer atë detyrë.
Gabimi mund të ndodhë nëse në çast një person degradon atë qasmërisht, moralisht, mendërisht, apo kjo do të mund të vihej nga një zyrtar vetëm kur bien standardet e operimit në organizatë dhe përgjegjësia në udhëheqje e menaxhim.
Por kjo nuk mund të ndodhë ngase këtë e përjashtojnë procedurat e rekrutimit dhe kriteret qoftë si tipare fizike, psikike, morale, intelektuale, nderit, përgjegjësisë ndaj detyrës, lojalitetit, integritetit dhe guximit profesional e personal.
Po ashtu, secili pjesëtar i forcës i rekrutuar është dashur të nënshkruajë në formular dokument të veçantë për t’iu mbajtur nën kontroll edhe llogarinë apo llogaritë dhe qarkullimin financiar në to, si dhe numrin e telefonit të regjistruar në emrin e tij dhe komunikimin sipas nevojës.
Pse ndodh kjo?
Nëse do të ishit një epror neglizhent dhe sharlatan, duke mos i pasur këto parasysh, do të lejonte shkeljet në emër të mirëkuptimit në kryerje të detyrës dhe besimit blanko, pa transparencë, përgjegjësi dhe llogaridhënie dhe pa dyshim se në një kohë të gjatë do të krijonte mundësinë teknike dhe shprehinë e kryerjes keq të detyrës sipas standardeve.
Pra kjo ka ndodhur edhe me Thesarin dhe u pa nga prononcimet e zyrtarëve përgjegjës se keqkryerja e detyrës në këtë mekanizëm pagesash ka filluar të bëhet standard, nëse u referohemi deklarimeve për persona të larguar nga detyra me përgjegjësi të ndjeshme teknike dhe mos shkarkimi i tyre nga pajisjet apo informatat teknike të sigurisë.
Kjo është e njëjtë sikur të largohet një ushtarak nga detyra me arsye ligjore dhe të mos shkarkohet nga pajisje, qasjet, kartelat e sigurisë, dhe armatimi personal ushtarak.
Por, të kthehemi tek burimi i tërë kësaj pasoje.
Kush ishin zyrtarët apo vetë zyrtari kryesor përgjegjës teknikisht që organizoi apo organizuan këtë krim administrativ shtetëror?
Cila ishte gjendja e tyre ekonomike dhe financiare?
Cila ishte gjendja e tyre sociale?
Cili ishte statusi i tyre civil?
Çfarë gjendje familjare ka zyrtari i tillë ne aspektin ekonomik, social, shëndetësor, dhe vështirësitë për t'u përballur me to?
Nëse është përballur me familjarë të sëmurë e shërim me kosto të paoërballueshme, sa ishte ajo? Cilat ishim mundësitë e tij që t'i siguronte ato mjete? Çfarë rrugë ka zgjedhur ta bëjë sigurimin e tyre? E shumë të tjera interesime që çojnë deri te shkaku i pasojës.
Cili ishte rrethi shoqëror të cilit ai i takon? Pra rrethi shoqëror me te cilin ai jeton e vepron dhe të çfarë natyre janë ata njerëz dhe më se merren.
Pastaj duhen ditur edhe shumë rrethana të tjera anësore të zyrtarit të Thesarit, nëse veç ka pasur ndonjë të sëmurë në vështirësi, cila ka qenë kostoja e atij shërimi, si i ka siguruar mjetet, a mos është detyruar të marrë para me interes/fajde që është dukuri në Kosovë dhe nuk luftohet as nga shteti, edhe pse shtrihet edhe në vetë insitiucionet e sigurisë e me theks në Policinë e Kosovës, mu te personat kompetentë që ta luftojnë këtë dukruri!
A mos ka përfunduar në ndonjë bagazh të makinave për të kthyer mjetet e marra me fajde, pra edhe shumë sfida të tjera shantazhuese që vijnë pas futjes në këto rrethana dhe cili ka qenë kontributi i të gjitha këtyre rrethanave pët ta shtyrë zyrtarin në një ndërmarrje te tillë të një “ekip personi” në luajtjen e të gjitha roleve të individëve bashkëpunëtor për ta kryer krimin administrativ në Thesar.
Se ky zyrtar ishte me dije teknike tejet të avancuara, kjo nuk përjashtohet, sepse ai njihet dhe jo rastësisht ishte aty. Por, gama e zyrtarëve dhe institucioneve përgjegjëse që duhet të përfshijë rasti “Thesari” nuk duhet të përfundojë vetëm në dhe rreth zyrtarit të dyshuar apo kompanive dhe personave të involvuar nga manipulimi i zyrtarit apo involvimi direkt dhe me interes e vetëdije për përfitime joligjore.
Kjo valë përfshirëse do të hedhë spërklat virusale edhe në institucionet e veçanta si, ZKF nëpër minsitri, të cilët janë edhe përgjegjësit kryesorë në çdo dikaster ministror dhe agjenci që financiohen nga buxheti shtetëror.
Pastaj është Zyra Kombëtare e Auditimit, e cila është ndër tre mekanizmat kryesorë të kontrollimit të demokracisë në një shtet, por që kjo e bën në fushën më të ndjeshme që e lëndon edhe demokracinë e që janë rregullimi ligjor, financiar dhe performancës.
Po t'u bëhet një auditim vetë raporteve të auditimit, do të shohim se ato janë mekanizmi i mbulimit të keqmenaxhimit të parasë publike nëpër organizata buxhetore dhe fshejes së penaliteteve që kanë krijuar përgjegjësit kryesorë financiarë nëpër këto organizata. Pse?
Ngase janë peng i formës me të cilën kanë ardhur në krye të institucionit dhe paaftësisë profesionale dhe jo edhe të të qenit pjesë e krimit të organizuar apo korrupsionit.
Dhe maja e ajsbergut e gjithë kësaj piramide të së keqes janë mekanizmat e inteligjencës dhe sigurisë në vend të cilave u prin AKI.
Do të duhej që të gjithë zyrtarët që vihen në këto institucione të rëndësisë së veçantë dhe ku mundësia e kryerjes së veprave inkriminuese është me propabilitet mbase të vogël por me ndikim tragjik për shtetin dhe imazhin ndërkombëtar e vendor të shtetit në ngritje të Kosovës.
Përfundimisht po i jap të drejtë vetes në gjykimin se, pas zgjedhjeve të tetorit 2019, kemi të infiltruar në administratën shtetërore të Kosovës inteligjencën ruso-serbe tërësisht dhe e tëra kjo periudhë e qeverisjes ka qenë një ndërhyrje teknike në sisitemin e sigurisë së vendit në çdo fushë edhe këto po dalin çdo ditë në shesh.
Kjo periudhë do një hetim dhe duhet të kërkohet mbase edhe një mbështetje nga shërbime inteligjente të vendeve mike me përvojë që të na ndihmojnë në sanimin e situatës.
Të mos harrojmë se gjatë kësaj periudhe është prekur pothuajse në të gjitha arkivat dhe dokumentet e klasifikuara në aspektin e sigurisë.
Kjo na bën të presim se do të kemi këso “rrufe" dhe mina befasie në vazhdimësi. Këto do ta diskreditojnë sistemin e sigurisë edhe me këtë edhe sistemin shtetëror deri në jofunksionalitet.
Duhet të veprohet me alarm në sigurinë e cenuar shtetërore apo nacionale.