07 Janar 2025

Stupcat demaskojnë anët negative në shoqërinë kosovare

Shkruar nga Asllan Dibrani

Buja qe u bërë dhe po bëhet është një fazë tranzitore e pjekurisë së popullit ndaj përqafimit te të metave në shoqërinë kosovare apo demaskimin  e tyre?!. Stupcat me shfaqjen e Spotit humoristik na rikthyen në kohën e luftës.

Fraksionet në mediat kosovare dhe me gjerë lidhur me skeçin humoristik  japin sinjale, ” qe ky popull nuk din,  ose ka frikë ta pranoj realitetin e ngjarjeve në sfidat e periudhës së luftës dhe pas saj”...

Këtu,  shihet se publiku kosovar, apo me mirë me thënë “personazhët e prekur nga ky skeç i realizuar nga stupcat , humorist, artist, dhe sugjerues  të gjykimit të së keqes përmes  llojit  të artit dramatik,  arritën kritikon dhe i demaskuan anët negative në sjelljet dhe veprimet e personave të ndryshëm,  figurave publike dhe  klasës politike qe qëndrojnë prapa të së keqes në arenën kosovare.

-Në artin  aktual të realizuar nga stupcat përmes skenës,  në shtetet demokratike vlerësohet dhe e ndihmojnë arritjen e luftimit të së keqes në shoqëri.

Paraqitja e sendeve,  e dukurive dhe e veprimeve të njerëzve në veprat letrare e artistike duke i vënë në lojë të metat dh  dobësitë , shpesh nuk mbetet vetëm  kënaqësi  e se qeshurës , por nga njëherë  bëhen edhe tema aktuale si rasti i stupcave.

Humori, karikatura , piktura, një artikull analitik,    jepen përmes artistëve , gazetarëve,  piktorëve etj,  shpesh ose janë te përbuzur ose edhe  janë vet artistët të varur nga politika ditore në Kosovë,  me çka ma,  nuk mbetet art i mirëfilltë.

Këtu aq sa  u pa stupcat arritën ta pasqyrojnë një realitet përmes skeçit  humoristik  Lufta e Kosovës,   përmes personazheve  “Qipsit, Smokit dhe Shtapiqit” demaskojnë dhe luftuan  anët negative qe u demonstruan gjatë luftës dhe pas saj!

Kuptohet se janë artist të pa ndikuar nga  strukturat politike me çka dëshmon se i dhanë  një goditje të rend  fraksioneve në dy oborre të UÇK-së të ndara fillimisht në UÇK dhe Fark!!!

Personifikimi  figurave i realizuar  përmes humorit satirik  “Stupcat “ arritën që të mbesin artist ma serioz ndaj ngjarjeve në Kosovë,  por edhe ma gjerë në rrafshin kombëtar.

- Në Kosovë,  pak kuptohet ky lloj arti,  apo ta marrim për shembull karikaturën shpesh merret vetëm si një tablo  qesharake,  ku nuk merret me mend  se përmes  saj  arrihen efekte shumë pozitive  në skenën politike.

 Diçka që e jep një paraqitje dhe pasqyre  të gjallë të dukurive,  të ngjarjeve e të rrethanave,  me shprehje besnike ne realitetit kosovar  nuk mund te merret si negative,   pos nga disa  protagonist me mize pas veshit mund ta cilësojnë si negative.

Ky skeç  humoristik thumbues dhe kritik  për një numër „komandantesh „ është një  luftë kundër krimit të organizuar  nën petkun e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Ushtrisë për çlirimin  e atdheut që ishte gatuar brez pas brezi  për t’i dal zot atdheut nga pushtuesi serb.

Përmes këtyre  misionarëve,  kristalizohet,  pastrohet dhe mbetet një  ushtri e shenjtë,  një ushtri me vlera,  pa profitet personale,  qe me veprimet e tyre  e gjymtojnë vlerën e saj!!!.

 Prandaj stupcat atë,  po duan dhe kanë deshtë ta pastrojnë nga   mikrobi  i veshur me fenomenin” tradhtar,  mashtrues dhe kriminel”,  që vepruan në dëmin e popullit shqiptar. Stupcat,  as pak nuk e kanë cenuar UÇK-në,  por përkundrazi e kane rrit  dhe ruajtur korrshi  tradhtarëve me uniformen e Ushtrisë sonë të lavdishme për përfitime personale???

Është shumë e rrugës qe elita politike duhet të ndërgjegjësohet dhe të ndajnë shapin nga sheqeri,   për ta eliminuar të keqen,  qe qëndroj në krye të mediave,  kapitalit , ekonomisë .kulturës dhe  vlerave kombëtare qe 16 vite,  duke e bëre analfabetin,  të pa shkolluarin,  të paditurin“Intelektual, doktor, politikan, krijues dhe  akademik!!!??...

- Pa dyshim,  pas kësaj qëndron  argumenti , fakti dhe arsyeja  në përshkallëzimin e krizës së gjendjes  politik , ekonomike,  kulturore dhe  kombëtar.

Për krejt në fund arti  i stupcave në rastin konkret,  le të mbetet si mesazhi ma i mirë i  kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide , me një strategji dhe synim,  me një vullnet dhe harmoni,  e të gjitha forcave politike,  intelektuale të krijuesve,  artistëve,  biznesmenëve dhe e gjithë spektrit në elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit, kombit dhe gjuhës  me qellim qe të luftohen  komandantët e vetëshpallur,  demagoget,  kriminelet,  bandat e ndryshme që ujin e qojnë në mullirin e  armiqve tanë.

T’i rrekemi ndërtimit të shtetit  me një synim dhe lufte te përbashkët kundër keqbërëseve me veprime destruktive dhe tradhtareve të vendit. Atdheu ju tirret, jemi në rrugë të synimeve tona prandaj bashkohuni, veproni dhe punoni  ne te mirën e tij.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)