Studimet, optimizmi dhe punësimi
Shkruar nga Era Zogjani
Studentëve gjatë studimeve natyrisht se shpeshherë u shkon mendja dhe pyesin veten: a thua pas mbarimit të studimeve a do të gjej punë?
Megjithatë, gjatë këtyre mendimeve ata i mbanë një optimizëm dhe një shpresë se do të gjejnë punë, por gjithnjë më tepër në sektorin privat se sa atë institucional dhe shoqëror, sepse aty i shohin mundësitë më të mëdha
Secili student pas mbarimit të shkollës së mesme, interesohet që të studjojë ndonjë lëmi të caktuar dhe që në fillim ende pa u regjistruar ai mendon në vete a thua çka të studjojë më parë, ku e shoh perspektivën e të ardhmes më shumë, me cilën degë mund të gjej punë më lehtë.
Atij këto mendime i sillen nëpër kokë, derisa një ditë vendos të studjoj degën e caktuar, sidomos atë degë që e njeh më mirë, që ka prirje për atë degë dhe që ka perspektivë për punësim.
Sido që të jetë, se çka do të studjojë më në fund ia imponojnë edhe rrethanat, qofshin ato të testit pranues, qofshin ato të natyrave të ndryshme, e shpeshherë edhe nga mundësitë materiale.
Edhe pas regjistrimit në fakultetin e caktuar dhe pas fillimit të studimeve, por edhe gjatë studimeve, studentët mendojnë për punësimin e tyre pas mbarimit të studimeve.
Ata nganjëherë kanë pak shpresa, nganjëherë bëhen optimistë, duke thënë vetes se deri sa ti kryej studimet, do të ndryshojnë gjërat për të mirë, do të ketë më shumë investime të brendshme, do të ketë më shumë investime të jashtme, do të ketë më shumë zhvillim ekonomik dhe gjasat për punësim do të jenë më të mëdha.
Preokupimet e studentëve në këtë segment të mendimit dhe shqetësimit se a do të gjejnë punë pas mbarimit të studimeve, janë të pranishme gjatë gjithë kohës sa zgjasin studimet.
Megjithatë, nuk do të ishte mirë që edhe të mendohet shumë për çështjen e punësimit, sepse duke menduar tepër për këtë, bie niveli i arritjes së suksesshmërisë së studimeve, së pakut për disa përqindje.
Andaj, më së miri do të ishte sikur studentët gjatë studimeve të mos mendojnë shumë në këtë drejtim dhe të preokupohen me këtë çështje, por më së miri është vetëm të studjohet dhe vetëm të studjohet.
Në këtë mënyrë arrihen rezultate të mira në studime dhe pas diplomimit në fakultet, atëherë vie në shprehje mendimi për punësim, natyrisht në atë vend të punës për çka edhe ka studjuar.
Nëse ndodh që nuk gjen punë adekuate sipas profilit, atëherë duhet kërkuar punë aty ku i jepet mundësia, por gjithnjë përkohësisht derisa ta gjej vendin adekuat të punës.
Nuk është puna krejt te punësimi, por është që njeriu të ngritet intelektualisht dhe profesionalisht, që të bëhet i ditur, i kulturuar dhe i arsimuar. Nuk është njësoj sikur ai që ka fakultet, sikur ai që nuk ka fakultet.
Pra, thënë shkurt, studimet të kryhen pa preokupime të mëdha për të ardhmen dhe sidomos për punësim, por të kryhen pa shqetësime të tilla, por preokupim të mbetet vetëm studimi dhe arritja e suksesit sa më të lartë në studime.
Madje, është mirë të mendohet edhe në atë që të vazhdohet me studime të mëtutjeshme, duke vazhduar studimet master, për magjistraturë dhe doktoraturë.
Ky duhet të jetë synimi i studentëve dhe jo vetëm punësimi. Megjithatë, optimizmi tek studentët për të ardhmen e tyre dhe punësimin është prezentë dhe duhet të jetë prezentë.
Për fund, në këtë temë Studimet, optimizmi dhe punësimi, temë kjo e cila pak ose fare është prekur nëpër mediat e shkruara, mund të thuhet se studimet janë në rend të parë që duhet të pasohen me optimizëm për të ardhmen, pa preokupime të mëdha se a do të gjindet punësimi.
Ne mund të ecim përpara vetëm duke e kryer secili punën e vetë që i takon. Kështu mund të jemi një shoqëri më e zhvilluar dhe më progresive.
Kështu mund të jemi një shoqëri më e përparuar dhe më e lakmuar, një shoqëri me përmirësim të dukshëm të standardit jetësor. Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakëz dritë, ka thënë shkrimtari ynë Naim Frashëri. Kjo thënie e tij vlen në çdo kohë.